Një kinez i ri e përqafoi Islamin në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait

Publikuar në Mars 1, 2018, 12:24 a.m.

Një kinez i ri e përqafoi fenë Islame duke thënë  Shehadetin (Fjalën e Dëshmisë) në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait, në Mashhad të Iranit.

Chuan Yank e përqafoi fenë Islame duke thënë Shehadetin gjatë një rituali të udhëhequr nga Drejtoria e Çështjeve Fetare për vizitorët jo-iranianë në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait.

"Unë jetoj në Tianjin, në një qytet të vogël ku unë jam gjithmonë në kontakt të rregullt me ​​muslimanët që më kanë bërë të interesohem për mënyrën, stilin e jetës dhe ritualet e tyre", tha ai.

Chuan Yank tregoi  për përshtypjet që e kanë tërhequr drejt Islamit si arsyen  e tij për përqafimin e Islamit dhe tha:

"Unë shpresoj se mund të mësoj më shumë për Islamin dhe të përhapi këtë njohuri te të tjerët".

Muslimani i ri, i cili ka diplomuar në arkitekturë në Universitetin e Kinës, shprehu gëzimin, lumturinë  e tij në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait dhe shtoi:

"Unë jam i lumtur që kam një fe dhe besim në mësimet e një feje Hyjnore  dhe shpresoj që unë mund të jam në gjendje të mësojë më shumë për fenë time duke studiuar me kalimin e kohës ".

"Unë kam vizituar Iranin dhe Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait  disa herë, dhe herën e parë kur e vizitova këtë vend, unë u habita nga madhështia e arkitekturës të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait (a.s.), ndërsa, gjithashtu i impresionuar nga spiritualiteti i këtij vendi ", shtoi ai.

Vlen të përmendet se në fund të ceremonisë, muslimanit të ri iu dha çertifikatën e përqafimt të fesë Islame, së bashku me dhuratat shpirtërore dhe disa vëllime libra nga Drejtoria e Çështjeve për vizitorët jo-iranianë  të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait.



Burimi : Astan Quds Razavi