NI: Mund të lind luftë mes Iranit dhe Izraelit në vitin 2019

Publikuar në Shk. 27, 2018, 3:56 a.m.

Revista National Interest (NI) me bazë në SHBA, raportoi se situata në rajonin e Lindjes së Mesme tregon se mund të lind një luftë midis Iranit dhe Izraelit deri në vitin 2019.

Në lajmin e publikuar në revistë dhe të nënshkruar nga Raymond Tanter, ish-anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Amerikës dhe Ivan Sasha Shihan, një specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare, u vu në dukje se për shkak të rrëzimit të avionit izraelit para dy jave, në Siri, po zhvillohet një konflikt i drejtpërdrejt mes Iranit dhe Izraelit.

 ‘PERDET E PARA TË NJË LUFTEJE MË TË MADHE’

Autorët e revistës rikujtojnë se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministri i jashtëm iranian Javad Zarif gjendën në kërcënime reciproke pas ngjarjeve të zhvilluara dhe komentuan: “Nëse Teherani përpiqet të rrisë më tej praninë e saj në Siri, këto ngjarje do të jenë perdet e para të një lufteje më të madhe.”

‘MUND TË BASHKOHEN EDHE FORCAT SHIITE IRAKIANE’

Sipas ekspertëve, në luftën e mundshme mund të marrin pjesë edhe forcat e milicisë të mbështetura nga Irani dhe të formuara nga grupi i armatosur shiit irakian. Në këtë shkrim, u theksua se në këtë situatë, Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin Izraelin duke bërë dërgesat e armëve.



Burimi : Sputnik News