Hadithi i Përgëzimit i Të Dërguarit Që Ka Përgëzuar Dymbëdhjetë Imamët Në Burimet e Ehli Sunnetit

nga Ali Kurani | Publikuar në Shk. 27, 2018, 12:48 a.m.

Në Hutben e Lamtumirës, i dërguari (p.q.m.t.) na ka dhënë lajmin për dymbëdhjetë imamët që do të vijnë pas tij. Ky hadith në burimet e Ehli Sunnetit është përcjellur me anë të tre përcjellësve. Ndërsa dijetarët e Ehli Sunnetit, nga të tre përcjellësit kanë shfaqur interes, vetëm ndaj hadithit të përcjellur, nga ana e Xhabir Ibn Semures.

Hadithi i Përgëzimit i Të Dërguarit Që Ka Përgëzuar Dymbëdhjetë Imamët Në Burimet e Ehli Sunnetit(1)

Në Hutben e Lamtumirës, i dërguari (p.q.m.t.) na ka dhënë lajmin për dymbëdhjetë imamët që do të vijnë pas tij. Ky hadith në burimet e Ehli Sunnetit është përcjellur me anë të tre përcjellësve. Ndërsa dijetarët e Ehli Sunnetit, nga të tre përcjellësit kanë shfaqur interes, vetëm ndaj hadithit të përcjellur, nga ana e Xhabir Ibn Semures.

Në këtë artikull autori, pasi na ka përcjellur hadithin e përgëzimit të dymbëdhjetë imamëve, do të hapë debatin e stilit të qasjeve, të dijetarëve të hadithit ndaj kësaj përcjelljeje. Në mesin e çështjeve, që do të diskutohen në këtë kontekst, vijnë drejtimi i Buhariut dhe i Muslimit ndaj “ixhazetit” (shkurtimit), parapëlqimi i tyre i një përcjellësi fëmijë, në vend të përcjellësve të tjerë dhe mundimi i tyre për zbatimin e hadithit ndaj prijësve emeuitë dhe abbasitë.

Hyrje

Domosdoshmëria e caktimit të një prijësi pas të dërguarit të Allahut është një çështje e padiskutueshme. Kjo është një metodë e zbatuar nga të dërguarit e mëparshëm dhe është një ligj hyjnor i një brezi që kryen punë të drejta dhe të mira për të caktuar si trashëgimtar Librin, qeverisjen dhe postin e profetësisë. Ndërsa i dërguari ka lënë pas tij si trashëgimtar postin e prijësisë në vend të Librit dhe profetësisë. Allahu e ka zgjedhur farefisin (llojin) e të dërguarit, Ehli Bejtin e tij (p.m.t.) në prijësinë duke i pastruar ata nga ndyrësitë dhe të këqijat (Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejti) dhe t’iu pastrojë tërësisht). (2) dhe e ka bërë prijësinë në pronësi të Ehli Bejtit (Më pas Ne u kemi lënë si trashëgimi Librin robërve Tanë të zgjedhur. Disa nga ata i kanë bërë dëm vetes, disa nga ata tyre janë në udhë të mesme, disa nag ata shkojnë përpara me të mira me lejen e Allahut. Kjo është një dhunti e madhe”. (3) Edhe jeta e të dërguarit e vërteton këtë mendim: Kur ishte i gjallë i dërguari (p.q.m.t.) herë pas here, ka bërë fjalë me mençuri dhe urtësi, ose drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë për kujdestarinë e Ehli Bejtit”. (4)

Njëri nga hadithet që argumenton për prijësinë e dymbëdhjetë imamëve në farefisin e të dërguarit ceket në Hutben e Lamtumirës. Ky hadith është përcjellur edhe në burimet e Ehli Sunnetit. Në këtë artikull si fillim, ne do të përcjellim hadithin në fjalë, në formën që kalon në burimet e Ehli Sunnetit dhe më tej do të analizojmë se si dijetarët sunnitë e kanë vlerësuar këtë hadith. Në vijim të artikullit ne duke bërë me shenjë në disa çështje do të hapim debatin mbi mendimet e dijetarëve sunnitë.

1. Hadithi i Përgëzimit Që Përgëzon Dymbëdhjetë Imamët

Hadithi i Përgëzimit që përgëzon dymbëdhjetë imamët, zë vend në mesin e përcjelljeve në Hutben e Lamtumirës. Sipas asaj që kanë bërë të ditur përcjellësit, i dërguari (p.q.m.t.) ka bërë fjalë për dymbëdhjetë imamët, që do të vijnë pas tij si në Arafat, në Mina ashtu edhe në Medinë dhe ka bërë të ditur se për sa kohë, që do të ekzistojnë këta imamë, Islami do të jetë i nderuar. Duke patur parasysh kohën dhe vendin ku është shpallur hadithi, me turmën e madhe të dëgjuesve, bashkësinë e përbërë nga mijra bashkëkohës të të dërguarit (p.q.m.t.), pritej që ky hadith i të dërguarit (p.q.m.t.) të përcillej nga dhjetra përcjellës. Por fatkeqësisht gjendja nuk është aspak kështu. Hadithi në fjalë është hedhur vetëm nga tre përcjellës në burimet e Ehli Sunnetit dhe për më tepër iu është kushtuar vëmendje vetëm njërit nga të tre. Duke i shtuar kësaj edhe çensurën e zbatuar nga përcjellësit as teksti i përcjelljes nuk është i plotë. Forma e tekstit të tri përcjelljeve në fjalë që kalon në burime e Eli Sunnetit është si më poshtë:

1.1. Përcjellja e Xhabir Ibn Semures

Buhariu ka përcjellur kështu nga Xhabir b. Semureja: “Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut që të thotë: “dymbëdhjetë prijës”. Më pas ai tha disa gjëra të tjera por unë nuk munda t’i dëgjoj. Im të ka thënë se e ka dëgjuar (të dërguarin) duke thënë: “Ata janë të tërë kurejshë”. (5)

Ndërsa Muslimi e ka përcjellur në këtë mënyrë: “Xhabir Ibn Semureja ka cituar kështu: “Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut që të të thotë: “Islami do të jetë i nderuar dhe i fuqishëm me dymbëdhjetë imamët”. Më pas tha një fjalë por unë nuk munda ta kuptoj se çfarë tha. Kështu që pyeta tim atë: “Çfarë tha?” Ai tha se kishte thënë: “Ata janë të tërë kurejshë”.

Muslimi e ka përcjellur edhe njëherë përcjelljen në këtë mënyrë: “(I dërguari) tha një fjalë por unë nuk munda që ta kuptoj se çfarë tha”.

Ndërsa një version i tretë i të njëjtës përcjellje të pranishme tek vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithete Vërteta të Muslimit) është si vijon: “(I dërguari) tha një fjalë por si pasojë e zhurmës së njerëzve ajo që tha humbi dhe unë nuk munda që ta dëgjoj.  Kështu që pyeta tim atë: “Çfarë tha?” Ai tha se kishte thënë: “Ata janë të tërë kurejshë”. (6)

Edhe Taberaniu ka përcjellur kështu nga Ibn Semureja: “Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut që të thotë kështu teksa po mbante hutbe mbi minber: “Ka dymbëdhjetë të përjetshëm nga kurejshët të cilët nuk i dëmton aspak armiqësia e armiqve. Kur ktheva kokën pashë Umer Ibn Hattabin dhe tim atë. Ata e shkruan këtë hadith për mua ashtu siç e kisha dëgjuar”.(7)

Kjo përcjellje është shënuar dhe në veprën me titull: “Mexhmeu’z-Zeuadi” (Përmbledhja e Shtesave) nga Xhabir Ibn Semure. Vetëm se në këtë përcjellje gjendet një shtesë: “Më pas i dërguari eci drejt shtëpisë edhe unë isha pranë tij. Unë e pyeta: “Çfarë do të ndodhë më tej?” Ai u përgjigj: “Sprova dhe trazira”. Përcjellësit e kësaj përcjelljeje janë të tërë besnikë.

1.2. Përcjellja e Aun Ibn Ebi Xhuhejfes

Në veprën me titull: “Mustedrek” (Perceptimi) e Hakim Nishaburiut, është përcjellur si më poshtë nga Aun Ibn Ebi Xhuhejfe: “Unë së bashku me tim ungj ishim pranë të dërguarit. I dërguari tha: “Punët e bashkësisë sime muslimane do të vazhdojnë të jenë gjithmonë të mira dhe të shpëtuara deri kur të marrë fund (epoka në të cilën do të udhëheqin) dymbëdhjetë prijësit. Më tej tha diçka me zë të ulët. Unë e pyeta tim ungj që ishte para meje: “Ungj çfarë tha?” Im ungj tha se kishte thënë: “Ata janë të tërë kurejshë”. (8)

Hejthemi ka shkruar kështu: Taberaniu e ka përcjellur këtë përcjellje në veprën e tij me titull: “Eusat” (Muxhemu’l-Eusati) (Pëmbledhja e Mesme) dhe “Kebir” (Muxhemu’l-Kebiri) (Përmbledhja e Madhe) ndërsa Beddhari në veprën e tij dhe muhaddithët të cilët ka marrë Taberaniu në veprat e tij janë të drejtë”. (9)

1.3. Përcjellja e Abdullah Ibn Mesudit

Përcjellja e Abdullah Ibn Mesudit zë vend në këtë mënyrë në veprën me titull: “Mexhmeu’z-Zeuadi” (Përmbledhja e Shtesave) në të cilën është përcjellur se Mesruku ka thënë kështu: “Ne ishim ulur panë Abdullahut, ai po na mësonte Kur’an. Një njeri pyeti: “O Ebu Abdurrahman! A e keni pyetur të dërguarin e Allahut se sa prijës do të ketë kjo bashkësi muslimane?” Abdullahu tha: “Pëpara se ti të vijë në Irak askush nuk ka më kishte pyetur këtë pyetje në lidhje me këtë çështje? Dhe vijoi kështu: “Po e pyetëm të dërguarin e Allahut (për këtë çështje) dhe i dërguari na ktheu këtë përgjigje: “Dymbëdhjetë vetë; aq sa ishin dhe numri i farefiseve të bijve të Izraelit”.

Këtë përcjellje e kanë përcjellur edhe Ahmedi, Ebu Jala dhe Beddhadhi. Në zinxhirin e përcjelljes ceket emri i Muxhalid Ibn Saidit, për të cilin Nesaiu ka bërë të njohur se është besnik dhe i sigurtë. Ndërsa shumica e dijetarëve e kanë nënçmuar atë duke e cilësuar si të dobët. Krahas kësaj muhaddithët e mbetur që kalojnë në zinxhirin e përcjelljes janë besnikë”. (10)

Ibn Haddadi ka përcjellur se Ibn Mesudi ka shprehur kështu: “Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë kështu: “Imamët pas meje janë dymbëdhjetë; nëntë janë nga farefisi i Husejnit dhe i nënti është është Mehdiu”. (11)

1.4. Përcjelljet e Përcjellësve Sunnitë Nga Umeri Dhe Përcjellja e Ibn Haddadit

Ibn Haddadi së bashku me zinxhirin e përcjelljes me anë të Mufaddal Ibn Husejnit ka përcjellur kështu nga Umeri: “Umeri ka thënë se e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut duke cituar kështu: “Imamët pas meje janë dymbëdhjetë”. Më pas foli duke ulur zërin. Unë e dëgjova duke kumtuar kështu: “Ata janë të tërë kurejshë”. (12)

2. Vlerësimi i Hadithit Të Përgëzimit i Përcjellur Në Burimet e Ehli Sunnetit

Hadithi i Dymbëdhjetë Imamëve është përcjellur në tri forma dhe me anën e tre përcjellësve në burimet e Ehli Sunnetit: Të tëra burimet bashkohen në pikën se hadithi i Xhabir Ibn Semures është i vërtetë. (13)

Themi se përcjellja e Ibn Xhuhejfes, e cila ka shfaqur ngjashmëri me hadithin e Ibn Semures, është pranuar si një hadith i mirë. (14) Pavarësisht kësaj ka edhe nga ata të cilët kanë bërë të ditur mendimin se kjo përcjellje është një hadith i vërtetë. (Ata që kanë kundërshtuar Mbledhjen e Thakifes) kanë hedhur mendime të ndryshme rreth përmbajtjes së përcjelljes së Ibn Mesudit. Sipas disave arsyeja e mosqenies e vërtetë e përcjelljes së Ibn Mesudit, ka të bëjë me dukurinë se në zinxhirin e tij kalon emri i Muxhalid Ibn Saidit, i cili është cilësuar si i dobët nga ana e të tërë dijetarëve sunnitë përveç Nesaiut.

Sipas Ibn Haxherit dhe Sujutit, përcjellja e Ibn Mesudit është e mirë dhe sipas bërjes së tyre të ditur “Sërish sipas Ahmedit dhe Bedhdhadhit përcjellja e Ibn Mesudit është e mirë”. (15)

Gjithastu dhe Busejriu ka shkruar: “Museddedi, Ibn Rahuje, Ibn Ebi Shejbe, Ebu Jala dhe Ahmedi e kanë përcjellur këtë hadith me një zinxhir të mirë”. (16)

Në shtesë kumtojmë se kjo përcjellje është shënuar edhe në burimet e tjera të Ehli Sunnetit, si për shembull Ahmed Ibn Hanbeli (në veprën e tij “Musned” (Zinxhiri) vëll. 1, fq. 398, 406), Muttaki Hindiu (e ka përcjellur nga Ibn Sa’di në veprën e tij “Kenzu’l-Ummali” (Thesari i Punëtorëve), vëll. 6, fq. 89), Ibn Asakiri (e ka përcjellur nga Ahmedi, Taberaniu dhe Ibn Hammadi, në veprën e tij “Sauiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura), vëll. 12, fq. 32).

Ndërsa ky hadith është përcjellur në burimet shiite, pa kaluar emri i Muxhalid Ibn Saidit në zinxhirin e tij (fjala vjen shikoni Shejh Mufidin në veprën e tij: “Ihtisas” (Përcaktimi) fq. 233; Shejh Sadukun në veprën e tij: “Hisal” (Përmbledhja), fq. 466; Ibn Haddadi në veprën e tij: “Kifajetu’l-Etheri” (Mjaftimi i Veprës), fq. 73; Numani në veprën e tij: “Gajbet”(Fshehtësia), fq. 106).

Këto përcjellje nuk kërkojnë medoemos, pranimin e kësaj përcjelljeje nga ana e Ehli Sunnetit; sepse në përcjellje imamët janë bërë të njohur, vetëm si drejtuesit fetarë pas të dërguarit dhe nuk janë cilësuar se kanë dalur kundër ligjit, të prijësisë së atyre që kanë mbajtur Thakifen.

3. Mendimet e Dijetarëve Të Ehli Sunnetit Mbi Përcjelljen e Përgëzimit

Dijetarët e Ehli Sunnetit kanë sjellur mendime të ndryshme në lidhje me hadithin e përgëzimit të Dymbëdhjetë Imamëve. Më poshtë ne do të cekim disa nga këto mendime.

3.1. Përcjelljet e Buhariut Dhe Muslimit Të Hadithit Në Mënyrë Të Shkurtuar

Buhariu e ka përcjellur hadithin e Xhabir Ibn Semures, megjithatë ai nuk ka cekur aspak se i dërguari (p.q.m.t.) e ka sqaruar këtë hadith, në një pjesë të Hutbes së Lamtumirës. Pavarësisht kësaj kjo çështje është shënuar në disa burime:

Në veprën “Musned” (Zinxhiri) e Ahmed Ibn Hanbelit kalon kështu: “I dërguari mbajti një hutbe në mesin tonë në Arafat”(17) apo “Ai citoi kështu në Hutben e Lamtumirës”(18) ose “Unë e dëgjova të dërguarin e Allahut duke mbajtur një hutbe në Mina”.(19)

Këto thënie tregojnë se i dërguari i Allahut, ka mbajtur të paktën dy herë hutbe mbi këtë çështje në Arafat dhe në Mina, si dhe në fund e ka shpallur me një gjuhë të prerë dhe të qartë këtë çështje në vendin e quajtur Gadir Humi. (20)

Pohojmë se është e çuditshme që Buhariu e ka prerë shkurt fjalën, vetëm në lidhje me këtë ngjarje në kontekstin e Hutbes së Lamtumirës; ndërsa në anën tjetër në çështje të tjera, si për shembull akuzimi i të nderuarës Aishe (p.m.t.) dhe gjetja e një zgjidhje e të dërguarit (p.q.m.t.) për këtë çështje, ai ka përcjellur hadithe që i ka shpjeguar në mënyrë të hollësishme. (21)

Ndërsa Muslimi në kundërshtim nga Buhariu, e ka përcjellur hadithin me thënien me të gjata, megjithatë ai a ka lënë të paqartë fundin e hadithit. Në hadith është bërë me shenjë tek dymbëdhjetë prijësit e të dërguarit, por në vijim të hadithit as nuk është përdorur ndonjë thënie njohëse për këta dymbëdhjetë njerëz dhe as nuk është bërë e qartë se nga cili popull dhe fis rrjedhin.

3.2. Vëmendja e Treguar Dhe Zmadhimi i Një Hadithi Të Përcjellur Nga Njëri Nga Të Bijtë e Tulekas

Hadithi i Përgëzimit është përcjellur në tri udhë në burimet e Ehli Sunnetit; megjithatë dijetarët sunnitë i kanë kushtuar vëmendje dhe i kanë mbështetur të tëra komentimet dhe përfundimet, mbi hadithin e përcjellur nga Xhabiri, i cili në atë kohë ishte vetëm dhjetë vjeç.

Krahas faktit se përcjellësi ishte në moshë të mitur i ati i tij ishte nga Tuleka (22) dhe për më tepër disa dijetarë kanë rënë në dyshim, nëse ai ishte apo nuk ishte musliman. I ati i Xhabirit është Semure Ibn Xhunade, për të cilin Ibn Haxher Askalani, ka rrëfyer kështu mbi trungun e tij farefisnor: “Për të është thënë se është i biri i Amir Ibn Sasaa’së, të birit të Habibit, të birit Reabit, të birit të Huxhejrit, të birit të Xhundebit, të birit të Amrit. Në shtesë është thënë dhe se rrjedh nga farefisi i Amir Ibn Sasaa’së. (23) (pra ka ngurrime mbi çështjen nëse ai rrjedh nga ky farefis)

Dhehebiu ka shkruar kështu: “Ai dhe i ati i tij i përkasin farefisit Dhuhre me marrëveshje”. (24) Kjo thënie e Dhehebiut vërteton ngurrimin e Ibn Haxherit: “Semure ishte nga tulekat; sepse në veprën e tij: “Tehdhibu’t-Tedhdhibi” (Afrimi i Afrimit) kalon kështu: “Unë kam lexuar një dorëshkrim të Dhehebiut, se Xhabiri kishte vdekur në kohën e kujdestarisë së Abdulmelikut, ndërsa Semure kishte vdekur shumë kohë para tij. Ibn Sa’di citon kështu: “Ai u bë musliman gjatë kohës së çlirimit të Mekkës; ndërsa në lidhje me vdekjen e tij ne nuk kemi arritur në asnjë të dhënë tjetër përveç asaj që sqaruam më lart”. (25)

Dhehebiu nuk e ka bërë të ditur mendimin e tij, për sa i përket përkatëisë së tij muslimane, por është mjaftuar me përcjelljen e mendimit të Ibn Sa’dit. Kjo nënkupton se ai ka patur dyshime në lidhje me çështjen e qenies së tij musliman. Por Buhariu në veprën e tij: “Tarih” (Historia) e ka cilësuar atë në mesin e bashkëkohësve të të dërguarit të Allahut (p.m.t.)”. (26)

Në kohën e çlirimit të Mekkës, Xhabiri ishte në moshë të mitur; si rrjedhojë ai ka rrëfyer vetë se ishte njeri nga fëmijtë, të cilëve iu ishte përkëdhelur fytyra, nga ana e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), kur po falte namaz në Xhaminë në Medinë. (27) Pas çlirimit të Mekkës kur ishte dhjetë vjeç ka ardhur në Medinë dhe ka jetuar së bashku me dajën e tij Sad Ibn Ebi Uekkasin. Më tej është vendosur në Kufe dhe ka vdekur këtu në moshën 74 vjeç. (28) Nga këto përcjellje kuptohet se përse disa nga dijetarët, kanë rënë në dyshim mbi çëshjen, nëse ai e ka konceptuar ose nuk e ka konceptuar ashtu siç duhet të dërguarin (p.q.m.t.). Me qëllimin e zhdukjes së dyshimeve dhe ngurrimeve është përcjellur se ai ka ka qenë në praninë e të dërguarit një qind herë. (29) Ajniu ka shkruar kështu: “Ai ka përcjellur njëqind e dyzetë e gjashtë hadithe dhe Dy Mësuesit (Buhariu dhe Muslimi) kanë arritur në njëzëshmëri mbi dy hadithet e tij”. (30)

3.3. Ngritja e Aludimit Ndaj Premtimit Të Paqartë Të Allahut

Përmbajtja e Hadithit të Përgëzimit na ka premtuar se Allahu do të dërgojë dymbëdhjetë prijës pas të dërguarit (p.q.m.t.). Kjo tregon se problemi më i rëndësishëm i përjetuar, në gjirin e bashkësive të tjera muslimane të kaluara, pas ndërrimit jetë të të dërguarve, me qëllimin e dhënies zgjidhje të problemit të prijësisë, është premtimi i pathyeshëm i Allahut, që është Mjekuesi dhe i Gjithinformuari, i mbështetur në sunnetin hyjnor të zbatuar.

Si mund të pranohet që paska humbur logjika, përballë këtij sunneti hyjnor, në mesin e njëzetë farefiseve kurejshe, të përgëzuara të të dërguarit të Allahut, duke e lënë identitetin e prijësve të paditur?

I nderuari Isa (p.m.t.), e ka përgëzuar shpalljen si të dërguar e të dërguarit tonë, pesë qind vite përpara shfaqjes së të tij dhe kur e ka bërë këtë e ka shqiptuar emrin e tij në mënyrë të hapur: “Kur Isai i biri i Merjemes tha: “O bijtë e Izraelit, unë u jam i dërguari i Allahut tek ju, për t’iu vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e përgëzimit për të dërguarin, emrin e të cilit është Ahmed, që do të vijë pas meje dhe kur ai u solli atyre argumente të qarta ata thanë: “Kjo është magji e qartë!” (31)

Kur gjendja është kështu, cila logjikë mund të pranojë, se i dërguari i fundit i nderuari Muhammed (p.q.m.t.) nuk na paska lajmëruar, për ardhjen e menjëhershme të prijësve pas tij, bërjen e ditur e emrave të tyre, të paktën përcaktimin e identitetit të të parëve; nuk është mjaftuar vetëm me daljen e tyre, nga dymbëdhjetë farefiset që i përkasin të të nderuarit Ismail (p.m.t.) dhe që rrjedhin në mesin e kurejshëve?

Vallë ashtu siç u shpreh qartë më lart pranimi i këtij aludimi, a nuk nënkupton mosbërja e ditur e dymbëdhjetë prijësvë të Allahut, ndezjen e zjarrit të mosmarrëveshjes në mesin e farefiseve, që kanë luftuar dhe derdhur gjak me mijra herë, për shkaqe më të ulëta se sa çështja e qeverisë, si fjala vjen si pasojë e grabitjes së një kali ose deveje?

3.4. Adresimi i Gabimit Ndaj Të Dërguarit Dhe Muslimanëve Me Ihram Të Pranishëm Tek Ai

Duke u nisur nga disa nga përcjelljet, pohojmë se shkaku i të metës i qenies së paqartë i fjalisë së fundit të hadithit, shfaq përshtypjen se ajo rrjedh, si pasojë e gabimit të të dërguarit (p.q.m.t.) ose nga muslimanët. Hadithet që do të përcjellim më poshtë janë shembull i kësaj:

3.4.1. Folja Me Zë Të Ulët e Të Dërguarit

Ahmed Ibn Hanbeli ka përcjellur një hadith sipas të cilit i dërguari gjoja paska folur qëllimisht me zë të ulët: “(I dërguari) e tha fjalinë e fundit me zë të ulët, unë nuk mund ta dëgjoj. Unë e pyeta tim atë: “Çfarë tha?” Ai më dha përgjigjen duke kumtuar kështu: “Ata janë të tërë kurejshë”. (32)

Në një tjetër përcjellje ai ka përcjellur kështu: “Ai e tha me ngadalë (fjalinë e fundit). Unë pyeta atë që më qëndronte përballë...” (33)

Ndërsa në veprën e tij: “Mustedrek” (Perceptimi) e Hakim Nishaburiut kalon kështu: “Ai tha një fjali duke e ulur zërin. Unë pyeta tim ungj që qëndronte përballë meje: “Ungj! Çfarë tha?” Ai më dha përgjigje duke cituar kështu: “Biri im, ata janë të tërë kurejshë”. (34)

Në veprën e tij: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe) Taberaniu ka përcjellur kështu: “Them se është përcjellur nga Xhabir Ibn Semure se i dërguari (p.q.m.t.) ka pohuar kështu: “Kjo bashkësi muslimane do të ketë dymbëdhjetë të përjetshëm. Ata që i lënë ata vetëm nuk mund ti dëmtojnë ata. Më pas i dërguari kumtoi një fjali në mënyrë shumë të ngadaltë, unë nuk mund ta dëgjoja. Unë pyeta tim atë: “Si ishte fjalia që e tha me ngadalë?” Ai ma ktheu: “Ata janë të tërë kurejshë”. (35)

3.4.2. Bërja Zhurmë e Muslimanëve Me Ihram Në Prani Të Të Dërguarit

Sipas disa përcjelljeve të tjera shaku i mosdëgjimit të fjalisë së fundit të të dërguarit (p.q.m.t.), nuk është as përcjellësi dhe as i dërguari; aty është përcaktuar se shkaku i vërtetë ishte bërja zhurmë e bashkëkohësve, që ishin të pranishëm në atë mjedis. Vallë si mund të mendojmë që muslimanët, të cilët ndonëse ishin të veshur me ihram dhe gjendeshin në Arafat, që në takimin e tyre të fundit me të dërguarin, ndërsa ishin duke dëgjuar fjalët e tij më kërshëri shumë të madhe, ata bënë zhurmë, sollën tekbire, folën me njëri-tjetrin dhe u ngritën dhe u ulën nga vendet e tyre me qëllimin e mbytjes së zërit të të dërguarit, kur ky i fundit kishte për synim sqarimin e një çështjeje të rëndësishme?

Në veprën: “Sunen” (Sunnetet) e Ebu Daudit kalon kështu: “Xhabiri tha: “Populli sillte tekbire dhe bërtiste e ulëriste. Më pas i dërguari tha një fjalë me ngadalë. Unë pyeta tim atë: “Çfarë tha dalë?” Ai ma ktheu: “Ata janë të tërë kurejshë”. (36)

Ahmed Ibn Hanbeli ka përcjellur: “Ai tha një fjalë të fundit, por zhurma e popullit e pengoi dëgjimin e saj. Unë pyeta tim atë: “Çfarë tha?” Ai ma ktheu: “Ata janë të tërë kurejshë”. (37)

Sërish Ahmed Ibn Hanbeli ka shënuar:“Populli bënte zhurmë dhe fliste me njëri-tjetrin. Unë nuk mund ta kuptoja se çfarë tha pas fjalës: “të tërë”.(38)

Për më tepër ai ka përcjellur: “Për sa kohë që do të jenë dymbëdhjetë imamët kjo fe do të jetë e nderuar dhe e fuqishme, ajo do të korrë fitore kundër kundërshtarëve. Më pas njerëzit nisën të uleshin dhe të ngrihehin”. (39)

3.5. Hollësitë e Ndasive Të Mendimit Që Dalin Në Dritë Në Përcaktimin e Dymbëdhjetë Imamëve Dhe i Zbatimit Të Hadithit

Përcjellja e paqartë e Hadithit të Përgëzimit në burimet e Ehli Sunnetit, është bërë shkak për daljen në dritë, e një tjetër ndasie mendimi, në mesin e dijetarëve sunnitë. Disa nga dijetarët duke u mbështetur në këtë hadith, janë përpjekur në zbulimin e identitetit të dymbëdhjetë imamëve dhe në zbatimin e hadithit ndaj dikujt. Megjithatë zgjedhjet e dijetarëve janë mjaft të ndryshme nga njëra-tjera. Dijetarët emeuitë zgjidhnin njerëz, të cilët nuk do të mund të pranoheshin nga përkrahësit abbasitë, ndërsa abbasitët i drejtoheshin njerëzve, sjelljet e të cilëve nuk i kishin hije një dijetari hyjnor.

3.5.1. Komentimi i Dijetarëve Emeuitë Mbi Hadithin

Në veprën: “Aunu’l-Mabudi” (Ndihma e të Adhuruarit) ceket kështu: “Disa dijetarë si Ebu Hatem Ibn Hibbani kanë shprehur kështu në lidhje me dymbëdhjetë prijësit: “I fundit i dymbëdhjetë prijësve është Umer Ibn Abdulazizi. Të parët, ishin katër prijësit e drejtë e më pas erdhën: Muauije, i biri i tij Jezidi, më pas i biri i Jezidit Muauije, më pas Meruan Ibn Hakemi, më pas i biri i tij Abdulmeliku, më pas i biri i tij Uelidi, më pas i biri i Abdulmelikut Sulejmani dhe më pas Umer Ibn Abdulazizi, që ndërroi jetë në vitin 100 të mërgimit islam”. (40)

3.5.2. Komentimi i Dijetarëve Abbasitë Në Lidhje Me Hadithin

Në epokën e abbasitëve, përkrahësit e dijetarëve abbasitë, e lanë mënjanë komentimin emeuit të hadithit dhe hodhën aludimin se disa nga prijësit abbasitë ishin dymbëdhjetë imamët. Imam Sujuti shënon këtë: Gjykatës Ijadi ka shkruar kështu: “Në këtë hadith dhe në hadithe të ngjashme me të, me qëllimin e dymbëdhjetë imamëve, ndoshta nënkuptojmë ata që ishin prijës në epokën e nderimit të prijësisë, fuqisë së Islamit, sigurimit të qëndrueshmërisë së punëve dhe mosrënies në përçarje të popullit. Prijësit ishin në zotërim të këtyre cilësive deri në zanafillën e rrëzimit të shtetit emeuit. Ne epokën e Uelid Ibn Jezidit doli një mosmarrëveshje dhe kjo mosmarrëveshje vijoi deri në shfaqjen e shtetit abbasit më në fund ajo i shoi plotësisht shtetet.

Shejhulislam Ibn Haxheri në veprën e tij: “Sherhu’l-Buhari” (Shpjegimi i Buhariut) ka cituar kështu: “Fjalët e thëna nga Gjykatës Ijadi sa i përket këtij hadithi janë fjalët më të bukura që mund të thuhen dhe është mendimi që mund të parapëlqehet nga të tërë. Sepse fjalët e tij janë të vërtetuara nga disa hadithe të vërteta; për shembull është urdhëruar kështu: “Mbarë populli do të arrijë në njëzëshmërinë e mendimit rreth këtyre dymbëdhjetë imamëve”. Në këtë këndvështrim unë jam i besimit se dymbëdhjetë prijësit përbëhen nga këta: “Katër prijësit e dejtë dhe më pas në gjirin e tyre përfshihen Hasani, Muauije, Ibn Zubejri dhe Umer Ibn Abdulazizi. Këta bëhen tetë vetë. Ka gjasa që edhe prijësi abbasit Muhtediu është njëri nga këta, sepse posti i tij në mesin e prijësve abbasitë, është i ngjashëm me atë të Umer Ibn Abdulazizit, në mesin e prijësve emeuitë. Shkaku i kësaj është ashtu siç dihet tanimë dhurimi i drejtësisë së Allahut. Dy vetë nga këta të dymbëdhjetë, do të vijnë më vonë dhe njëri nga ata është Mehdiu, i cili rrjedh nga Ehli Bejti i të nderuarit Muhammed (p.q.m.t.). (41)

Ashtu siç shihet edhe Sujuti si Ibn Haxheri kanë vënë theksin tek thënia: “Mbarë populli do të arrijë në njëzëshmërinë e mendimit rreth këtyre dymbëdhjetë imamëve”.

3.5.3. Komentimi i Ibn Kethirit Mbi Dymbëdhjetë Imamët

Ibn Kethiri në veprën e tij me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi) ka shqyrtuar anët e ndryshme të këtij hadithi. Ai ka përcjellur edhe mendimet e dijetarëve si Bejhakiu: “Përcjelljet bëjnë fjalë për dymbëdhjetë vetë që janë të tërë kurejshë. Megjithatë këta nuk janë dymbëdhjetë vetët që rafiditë aludojnë për prijësinë e tyre. Në gjirin e këtyre vetëve që kanë aluduar rafiditë, përveç Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) dhe të birit të tij, askush tjetër nuk është bërë prijës. Sërish sipas aludimit të tyre i fundit i tyre është Mehdiu (p.m.t.); të cilin janë duke e pritur që të shfaqet tek bodrumi i qytetit Samarra. Në fakt ai as që ka ekzistuar dhe as që ka ndonjë shenjë ose gjurmë nga ai. Në kundërshtim me aludimin e rafiditëve dymbëdhjetë imamët janë si vijon: “Katër prijësit e drejtë, Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aiu, Umer Ibn Abdulazizi...” Rishtas sipas mendimit të Bejhakiut, ashtu siç kanë përfshirë dhe disa dijetarë të tjerë, dymbëdhjetë imamët që janë bërë të ditur në këtë hadith, kanë ardhur menjëherë njëri pas tjetrtit deri në epokën e Uelid Ibn Jezidit. Po Uelid Ibn Jezidi ishte mëkatar. Ne i kemi përcjellur më herët hadithet që e kanë nënçmuar atë. Ky është një mendim dyshues dhe nuk duhet t’u kushtohet shumë rëndësi. Si do që ta llogarisësh numrin e prijësve, deri në epokën e Uelid Ibn Jezidit, shuma që del është më e madhe se dymbëdhjetë. Prijësia e katër prijësve te drejtë: Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut është në mënyrë të prerë, sipas argumentit të Hadithit të Anijes: “Pas meje prijësia do të zgjasë tridhjetë vite”. Prijësi që vjen pas tyre ashtu siç ka ndodhur dhe në histori është Hasan Ibn Aliu. Sepse Aliu ia këshilloi prijësinë atij dhe irakianët i dhanë zotimin. Kur ai ngriti krye edhe populli ngriti krye së bashku me të dhe sërish bashkërisht ai luftoi me të kundër popullit sirian. Më pas ai bëri paqe me Muauijen. Si rrjedhojë përcjellja e Ebi Bukres e cila ka zënë vend në veprën: “Sahihu’l-Buhari” (Hadithet e Vërteta të Buhariut) e Buhariut na flet për këtë”.

Pas Hasanit erdhi Muauije, pas tij i biri i tij Jezidi, pas tij i biri i Jezidit Muauije, pas tij Meruan Ibn Hakemi, më pas i biri i tij Abdulmeliku, më pas biri i Abdulmelikut Uelidi. Deri më tani u bënë pesëmbëdhjetë vetë. Pas tyre erdhi i biri i Uelidit Jezidi. Sigurisht duke shtuar këtu edhe drejtimin e Ibn Zubejrit i cili zgjati për gjashtëmbëdhjetë muaj përpara Adulmelikut themi se bëhen gjashtëmbëdhjetë vetë.

Pra si do që të jetë numri i prijësve përpara Umer Ibn Abdulazizit është dymbëdhjetë. Ata që e pranojnë këtë mendim e cilësojnë Jezid Ibn Muauijen nga dymbëdhjetë prijësit por nuk e cilësojnë Umer Ibn Abdulazizin. Imamët (e doktrinave) e lavdërojnë, kanë arritur në njëzëshmërinë dhe e kanë cilësuar Umer Ibn Abdulazizin si njërin nga prijësit e drejtë. Sërish edhe pjesa dërrmuese e popullit ndan mendimin se ai ishte i drejtë; ai i kishte kushtuar më tepër vëmendje drejtësisë, madje këtë e rrëfejnë edhe rafiditë.

Në rast se të thuhet njih për prijës, vetëm ata njerëz rreth të cilëve u mblodh populli, atëherë pohoj se Aliu dhe i biri i tij Hasani nuk duhet të njihen. Shprehem kështu sepse mbarë populli dhe banorët e Sirisë nuk i dhanë zotimin atyre. Për të më tepër si prijës duhet të njihen Muauije, i biri i tij Jezidi dhe i biri i të birit të tij Muauije, por nuk duhet të njihen Meruani dhe Ibn Zubejri. Sepse populli i zonës nuk ka arritur në njëzëshmërinë e mendimit për asnjërin nga këta të dy. Megjithatë kjo mënyrë përzgjedhjeje nuk është e parapëlqyer. Sepse si nevojë e zbatimit të kësaj mënyre, nga grupi i dymbëdhjetë prijësve, duhet të hiqen Aliu dhe i biri i tij Hasani, gjë që bie ndesh me argumentet e Ehli Sunnetit dhe shiitëve, pra me Hadithin e Anijes të përcjellur nga i dërguari (p.q.m.t.). I dërguari (p.q.m.t.) ka udhëruar: “Pas meje prijësia do të zgjasë tridhjetë vite dhe pas saj në krye të punës do të vijnë sulltanë dhunues dhe të ashpër”. (42)

3.5.4. Rënia Ndesh Me Hadithin e Sefines (Anijes)

Sefine (Anije) ishte emri i robit të Ummu Selemesë. Njerëzit ia kishin vënë emrin Sefine (Anije) sepse ai kishte aftësinë e bartjes së një ngarkesë shumë të madhe mbi shpinën e tij. Dijetarët e shkencës së hadithit sunnitë janë të mendimit se ai ishte besnik. Buhariu dhe muhaddithët e tjerë kanë përcjellur disa hadithe nga ai mbi këtë çështje të cilat i kanë cilësuar si të drejta.

Tirmidhiu ka shkruar kështu: Përcillet se Said Ibn Xhehmani ka cituar kështu: ““Sefine” (Anija) më përcolli se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) rrëfeu kështu: “Prijësia ime do të zgjasë tridhjetë vite dhe pas saj do të fillojë një drejtim shtypës dhe dhunues. Më tej Sefineja shtoi: “Llogarit epokën e prijësisë së Ebu Bekrit”. Pastaj vijoi: “Shtoji kësaj edhe atë të Umerit dhe të Uthmanit. Llogarit edhe prijësinë e Aliut”. Vumë re se u bënë tridhjetë vite.

Saidi ka kumtuar kështu: “Atij i thashë: “Por emeuitët thonë se prijësia i përket atyre”. Ai ma ktheu: “Të bijtë e Dherkës gënjejnë, ata janë sulltanë, madje sulltanët më të këqinj”.

Mbi këtë çështje është përcjellur se Umeri dhe Aliu kanë shprehur: “I dërguari nuk la ndonjë testament në lidhje me prijësinë”. Ky është një hadith i drejtë, sepse Said Ibn Xhehmani e ka përcjellur atë nga shumë përcjellës”. (43)

Këtë hadith e ka përcjellur edhe Ahmed Ibn Hanbeli, por thëniet e Sefines që kanë të bëjnë me sulltanët emeuitë janë hequr nga përcjellja. (44)

Ndërsa Hakim Nishaburiu ka shkruar këto për sa i përket përcjelljes së Sefines: “Këto përcjellje arijnë deri tek i dërguari (p.q.m.t.) me një zinxhir të pashkëputur dhe të vërtetë”. (45)

Edhe Ibn Kethiri pas shënimit të përcjelljes në fjalë ka përcjellur kështu nga Abdurrahman Ibn Ebi Bukre: “Unë kam dëgjuar nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) të thotë: “Prijësia ime do të zgjasë tridhjetë vite, më pas Allahu do t’ua japë qeverinë e tij tij që do”. Pas kësaj Muauije kumtoi: “Ne jemi të kënaqur edhe ndaj salltanetit”. (46)

Dijetarët e Ehli Sunnetit e kanë pranuar si të vërtetë Hadithin e Anijes dhe e kanë parë si një lajmërim të lajmit të së fshehtës, shkatërrimin e bashkësisë muslimane të të dërguarit (p.q.m.t.), pas tidhjetë viteve dhe drejtimet e jashtëligjshme që do të vijnë pas kësaj epoke. Krahas saj kur vjen puna tek zbatimi i kësaj tek drejtuesit emeuitë dhe abbasitë ata e kanë harruar Hadithin e Anijes!

5.5.3. Orvatjet Për Negociim Mes Hadithit Të Anijes Dhe Përcjelljes Së Dymbëdhjetë Imamëve

Ibn Kethiri në veprën e tij: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundit) ka shënuar këto: “Nëse drejtohet pyetja: “Vallë si është e mundur që të pranohen së bashku përcjellja e Xhabir Ibn Semures që ceket në veprën: “Sahihu’l-Buhari” (Hadithet e Vërteta të Buhariut) e Buhariut me përcjelljen e Anijes, përgjigjia është kjo: “Një pjesë e njerëzve mendojnë se kjo fe qëndroi në këmbë, derisa në krye të punës erdhën dymbëdhjetë prijës, por pas emeuitëve nisi trazira. Një ndarje tjetër aludojnë, praninë e dymbëdhjetë prijësve të drejtë kurejshë; kështu që nuk është nevojshme që këta prijës, të vijnë menjëherë njëri pas tjetrit. Të tërë kanë arritur njëzëshmërinë se prijësia do të zgjasë menjëherë tridhjetë vite pas të dërguarit. Pas saj do të vijnë prijësit e drejtë, në mesin e tyre përfshihen Umer Ibn Abdulazizi dhe Meruan Ibn Hakemi. Sepse më shumë se sa një nga imamët (e doktrinave) kanë gjykuar se ai është një prijës dhe i drejtë, e kanë njohur atë si një prijës dhe të drejtë. Si rrjedhojë Ahmed Ibn Hanbeli ka nënvizuar: “Vetëm fjala e Umer Ibn Abdulazizit është argument nga ndjekësit”. Ndërsa një tjetër ndarje e ka cilësuar Mehdi Biemrilahun në mesin e prijësve abbasitë”. (47)

3.6. Qortuesit e Hadithit të Përgëzimit

Një ndarje dijetarësh ka arritur në përfundimin, se Hadithi i Përgëzimit është i paqartë, duke u mbështetur në faktin si pasojë e mospërputhjes së Hadithit të Përgëzimit me Hadithin e Anijes dhe mosmarrvëshjeve në pikën e zbatimit të tij tek dymbëdhjetë imamët Ne do të ilustrojmë mendimet e disa dijetarëve që zënë vend tek kjo ndarje.

3.6.1. Ibn Xheuziu

Ibn Xheuziu ka cituar këto në lidhje me Hadithin e Përgëzimit: “Unë kam kryer debate të gjata mbi këtë hadith; unë i hetova mundësitë dhe hulumtova hadithin, por nuk mund të arrija në qëllimin e hadithit, sepse kishte fjalëza të ndryshme. Nuk kam asnjë dyshim mbi çështjen se përcjellësit e kanë ngatërruar hadithin”. (48)

3.6.2. Maliki Ibn Arabiu (v.v. 543 m.i.)

Në veprën e Ibn Arabiut (nuk duhet të ngatërrohet me sufistin e njohur Ibn Arabiu) ka rrëfyer se hadithi na ka zvarritur në një udhë pa krye, për sa i përket pikës së zbatimit të tij mbi drejtuesit. Sipas mendimit të tij Hadithi i Përgëzimit është i mangët, sepse nuk është e mundur që të nxirret një kuptim nga pjesa e hadithit, që ka arritur tek ne në ditët e sotme. Ebu Isai ka përcjellur nga Xhabir Ibn Semure, se ka dëgjuar të dërguarin (p.q.m.t.) duke pohuar kështu: “Pas meje do të vijnë dymbëdhjetë prijës dhe të tërë janë kurejshë”. Ky është një hadith i vërtetë.

Ne jemi të mendimit se dymbëdhjetë prijësit pas të dërguarit janë si më poshtë: “Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, Hasani, Muauije, Jezidi, Muauije Ibn Jezidi, Meruani, nga Abdulmeliku deri tek Meruan Ibn Muhammed Ibn Meruani, Saffahu, Mensuri, Mehdiu, Reshidi, Emini, Memuni, Mutasimi, Uathiku, Muteuekkili, Muntasiri, Mustaini, Mutaddi, Muhtediu, Mutedidi, Muktefiu, Muktediri, Kahiri, Radiu, Muttakiu, Mustekfiu, Mutiu, Taiu, Kadiri, Kaimi dhe Muktedai. Unë e kam parë Muktedain në vitin 484, ai ia la qeverinë të birit të tij Mustahdhir Ahmedit dhe vdiq në vitin 486.Mustahdhir Ahmedi mori zotim për të birin e tij Ebu Mensur Fadlin dhe në vitin 495 m.i. mori fund prijësia abbasite. Nëse do t’i numëroj me radhë dymbëdhjetë vetët që nga fillimi do të arrij tek Sulejman Abdulmeliku. Nëse do të zgjedh dymbëdhjetë vetët në kuptimin e vërtetë të fjalës si prijës atëherë them se janë: Katër prijësit e drejtë dhe Umer Ibn Abdulazizi. Unë nuk munda të gjej ndonjë kuptim tek ky hadith; mbase kjo është një pjesë e hadithit (teksti që ka arritur tek vetë hadithi)”. (49)

4. Qortimi i Praktikës Së Dijetarëve Sunnitë Në Kornizën e Hadithit Të Përgëzimit

Shiitët besojnë se prijësit e të dërguarit janë shpallur në etapa të ndryshme të shpalljes ndaj bashkësisë muslimane. Me këtë rast janë përcjellur dhe kanë zbritur Hadithi i Vendit, Ajeti i Sfidimit, Ajeti i Kujdestarisë dhe në fund Hadithi i Gadir Humit, i cili është një shpallje e përgjithshme. Në këtë pjesë të artikullit tonë, ne do të cekim disa çështje, që kanë të bëjnë me      përcjelljen e Hadithi të Përgëzimit dhe tektet e tij kryesore, si dhe sqarimin që bie ndesh me jetëshkrimin e të dërguarit.

4.1. Akuza Se Muslimanët Nuk Kanë Pyetur Se Kush Ishin Dymbëdhjetë Imamët

Muslimanët e kanë pyetur të dërguarin (p.q.m.t.) për të tëra çështjet e mëdha dhe të vogla. Madje disa herë ata duke u ngritur në këmbë, i kanë shtruar pyetje të nderuarit të dërguarit (p.q.m.t.) teksa ai po mbante hutbe. Krahas kësaj është ngritur aludimi, se askush nuk ka pyetur për Hadithin e Përgëzimit, i cili bart një lajm të rëndësishëm dhe doktrinor. Për më tepër sipas disa aludimeve, ndonëse është përcjellur, nga ana e përcjellësit në Medinë, sërish disa pjesë të këtij hadithi janë të paqarta. Vallë si është e mundur që të besohet, se asnjëri nga të pranishmit nga njëqindenjëzetë mijë vetët, që gjendeshin në atë mjedis, të mos e kishin pyetur të dërguarin, në lidhje me imamët që ai kishte përgëzuar se do të vinin pas tij, duke e ditur se ky ishte takimi i tyre fundit me të dërguarin, të cilët ishin duke e dëgjuar atë me kërshëri të madhe, në hutben e tij të mbajtur në Arafat dhe në Mina në një mjedis të heshtur dhe të qetë? (50)

Më pas në një tjetër rast, këtë herë në një minber në Medinë, në një mbledhje të qetë, i dërguari (p.q.m.t.) ka thënë një fjali duke sqaruar se kush janë imamët, por sërish nuk është dëgjuar ashtu siç duhet! As i dërguari nuk ka bërë ndonjë sqarim, që ka të bëjë me këtë çështje dhe askush nuk është ngritur, që të drejtojë një pyetje mbi këtë çështje! Rishtas kurejshët kanë shkuar në shtëpinë e të dërguarit pas kësaj hutbeje dhe e kanë pyetur se çfarë do të ndodhë pas këtyre imamëve, por askush nuk paska ngritur pyetjen, se kush janë ata dhe se kur do të vijnë!

4.2. Lënia Pas Dore e Haditheve Të Dymbëdhjetë Muajve Dhe Dymbëdhjetë Imamëve Udhëzues

I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) në Hutben e Lamtumirës ka pohuar kështu: “Imamët janë dymbëdhjetë vetë dhe koha do të kthehet në kohën e ditës së krijimit. Më pas ai lexoi këtë ajet: “Me të vërtetë numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut që nga dita, që i ka krijuar qiejt dhe tokën”. (51)

Në veprën e tij: “Sahihu’l-Buhari” (Hadithet e Vërteta të Buhariut) është shënuar se i dërguari (p.q.m.t.) ka urdhëruar kështu: “Koha do të kthehet si në gendjen e kohës së parë së krijimit. Në çdo vit janë dymbëdhjetë muaj dhe katër nga këta janë muajt e ndaluar. Këta janë muajt Dhulkade, Dhulhixhxhe, Muharremi që vijnë njëri pas tjetrit dhe Rexhebi që është në mes të Xhumadijes dhe Shabanit”. (52)

Ky hadith është përcjellur si më poshtë në veprën: “Mexhmuatu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtesave), tekst ky i cili duket më afër mënyrës së mbajtje së hutbes së të dërguarit: “Koha do të kthehet në formën e ditës kur u krijuan qiejt dhe toka. Më tej citoi: “Me të vërtetë numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut që nga dita, që i ka krijuar qiejt dhe tokën”. Katër nga këta janë muajt e ndaluar. Ja pra kjo është feja e përjetshme. Kështu që mos e dhunoni veten tuaj në ato muaj. (53) Kini kujdes pas meje se mos ktheheni në mohim dhe të vrisni njëri-tjetrin”. (54)

Komentuesit e kanë komentuar këtë ajet në kuptimin “anullimi i vonesës”. (55) Por kjo nuk është bindëse. Sepse zbatimi i vonesës, nuk mund të ketë aq ndikim, sa me anullimin e kohës dhe nevojën e kthimit të botës në gjendjen fillestare.

Nëse e komentojmë kështu këtë hadith do të jetë më i duhur: “I dërguari (p.q.m.t.) cili jetoi ditët e fundit të jetës së tij dhe i dha lamtumirën bashkësisë së tij muslimane, ka përcaktuar se me ndërrimin jetë të tij, koha do të kthehej në gjendjen e parë, pra toka do të përjetonte gjendjen e kthimit të saj si në kohën e parë të krijimit; se sprovimi i Allahut do të niste një epokë të re dhe se do të merrte jetë një epokë e re, mes udhëzimit dhe shmangies në ligjin hyjnor. Ashtu siç është bërë shembull, ardhja e njëri pas tjetrit e dymbëdhjetë muajve të vitit, ashtu është vënë dhe theksi se rregullat e sprovimit të udhëzimit dhe të shmangies të njeriut, janë themeluar rreth e rrotull dymbëdhjetë imamëve. Posti i tyre i krijimit dhe prania e tyre fizike, është e lidhur me rolin e luajtur nga dymbëdhjetë muajt, në rendin e krijimit të tokës dhe qiejve. Si rrjedhojë krahas kuptimit të jashtëm të ajetit në fjalë, ai bart në vetvete dhe një të vërtetë të rëndësishme të fshehur. Kësaj mund t’i themi e vërteta e Kur’anit ose ana e brendshme e fesë. Dymbëdhjetë muajt që kalojnë në disa përcjellje dhe në ajetin në fjalë janë komentuar si prania e dymbëdhjetë imamëve të shenjtë (p.m.t.). Sigurisht që ky komentim përputhet me kuptimin e jashtëm të ajetit. Sepse në fjalorët e gjuhës arabe, kalon një tjetër kuptimi i fjalës muaj “shehr” që është dijetar dhe sipas përcjelljeve dijetarët e vërtetë janë Imamët e Pafajshëm.

Nga Xhabir Xhufiiu është përcjellur si më poshtë: “Unë e pyeta Imam Muhammed Bakirin (p.m.t.), për interpretimin e këtij ajeti, ai m’u përgjigj kështu:

“O Xhabir! Qëllimi i fjalës “vit” është gjyshi im i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) dhe dymbëdhjetë muajt e tij janë që nga prijësi i besimtarëve deri tek unë më pas tek im bir Xhaferi, i biri i tij Musai, i biri i tij Aliu, i biri i tij Muhammedi, i biri i tij Aliu, i biri i tij Hasani dhe deri tek i biri i tij Muhammed Mehdiu (p.m.t.) janë dymbëdhjetë imamët dhe këta janë besnikët e argumentit dhe diturisë mbi të cilët i ka krijuar Allahu.

Qëllimi i muajve të ndaluar janë bazat e fesë mbi të cilat është themeluar besimi. Gjenden katër imamë që mbajnë të njëjtin emër dhe emri tyre është Ali: Prijësi i Besimtarëve Aliu, im atë Ali Ibn Husejni, Ali Ibn Musai dhe Ali Ibn Muhammedi.Vajtja pas tyre është vetë feja tërësisht e vërtetë. “Kështu që mos i bëni padrejtësi vetes suaj në ato muaj”. (56) “Pra besojini të tërë atyre në mënyrë që të udhëzoheni”. (57)

Në anën tjetër numri i dymbëdhjetë zë një vend të veçantë në Kur’an: Dymbëdhjetë ishin të bijtë e Jakubit (p.m.t.), farefiset e bijve të Izraelit (p.m.t.), dymbëdhjetë ishin “hauaritë” (ndihmësit) e të nderuarit Isa (p.m.t.), dymbëdhjetë ishin përfaqësuesit të cilët dhanë zotimin e parë të dërguarit (p.q.m.t.) nga “ensarët” (ndihmësit), dymbëdhjetë imamët që ka përgëzuar pas vetes për bashkësinë e tij muslimane dhe dymbëdhjetë imamët e shmangies që do të qëndrojnë përballë tyre. Në disa përcjellje është bërë fjalë, se përballë çdo imami udhëzues nga të dymbëdhjetë imamët, gjenden dymbëdhjetë imamë, që do t’i shmangin njerëzit nga udha e drejtë.

Muslimi ka përcjellur se i dërguari (p.q.m.t.) ka cituar kështu: “Gjenden dymbëdhjetë dyfytyrësh në mesin e bashkëkohësve. Tetë nga ata nuk do të mund të hyjnë kurrë në Xhennet. Ibn Hudejfe tha kështu: “Kam Allahun për dëshmitar se të dymbëdhjetë nga ata janë armiqtë e Allahut dhe të dërguarit të Tij si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën”. (58)

4.2.1. Fjala e Shejh Albanit Në Lidhje Me Imamët e Shmangies

Dijetari i shquar uehhabist Shejh Albani, i ka pranuar si të vërteta disa nga hadithet, që kanë të bëjnë me kalimin e drejtimit tek imamët e shmangies pas të dërguarit. Këto hadithe janë si vijon:

Hadithi Nr: 2982: “Në gjirin e bashkëkohësve të mi ka njerëz të cilët nuk do t’i shikoj më pasi t’i kem lënë”.

Hadithi Nr: 2864: “Drejtimi do të kalojë në duart e atyre njerëzve që do të shkatërrojnë sunnetin dhe do të shpikin risi”.

Hadithi Nr: 2865: “Unë do të qëndroj në mesin tuaj dhe nuk do të lejoj që ju të hyni në zjarr. Kur të vijë koha e ndarjes (vdekjes) sime ju do të vraponi si xixëllonjat drejt atij (zjarrit)”.

Hadithi Nr: 1749: “Për herë të parë sunnetim tim do ta ndryshojë njëri nga bijtë e Umejjes”.

Shejh Albani këtë hadith e ka përfshirë nën kreun me titull: “Lajmet e së Fshehtës së të Dërguarit” dhe më pas ka shkruar: “Nëse do të shikohet pamja e jashtme, nënkuptohet ndryshimi i sistemit të zgjedhjes së prijësit dhe sjellja e sistemit të trashëgimisë në vendin e tij, duke kaluar pushtetin nga i ati tek i biri”.

Hadithi Nr: 744: “Kur bijtë e Ebu Asit të arrijnë tridhjetë vetë, do ta mbushin fenë e Allahut me dyfytyrësi dhe syfaqësi, ata do të skllavërojnë robërit e Allahut; Ata do ta ndajnë në mesin e tyre pasurinë e Allahut”.Albani ka shkruar se ky është një hadith i vërtetë.

Ndonëse Shejh Albani e ka përcjellur Hadithin e Sefines (Anijes) në numrin 459 dhe e ka pranuar si të vërtetë, është e çuditshme që ai ka shprehur këto fjalë, me synimin e mbrojtjes së emeuitëve: “Nuk përbën problem, nëse vijnë prijës të tjerë pas tij, sepse ata nuk janë prijësit e të dërguarit. Citoj se është mëse e qartë se këta janë ata të cilët nënkuptohen në hadith. Shtoj se çështja është tejet e qartë, ashtu siç ka përmendur Shejhulislami (Ibn Tejmijje) në veprën e tij: “Madje dhe prijësit që erdhën pas prijësve të drejtë, ndonëse ishin sulltanë dhe nuk ishin prijësit e të dërguarit, është e lejuar që të emërtohen si prijës”.

Mendimet e Shejh Albanit, Ibn Tejmijjes dhe dijetarëve të tjerë që ndajnë këtë mendim, përgatisin terrenin e duhur për ngritjen e aludimeve të llojit: “I dërguari juaj çdo ditë ka thënë diçka ndryshe. Ai ka përgëzuar të nesërmen si imam një njeri të cilin e ka mallkuar të djeshmen”.

4.3. Ligjërimi i Zotimit të Popullit Me Anë Të Prijësisë Së Imamëve Hyjnorë

Imamët janë njerëzit që i ka zgjedhur Allahu. Si rrjedhojë nënshtrimi i bashkësisë muslimane ndaj tyre është detyrë: “Asnjë besimtar dhe besimtare nuk ka të drejtë, të bëjë një zgjedhje sipas dëshirës së tij/saj mbi atë çështje, kur Allahu dhe i dërguari i Tij kanë dhënë gjykim. Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai me siguri ka rënë në një shmangie të qartë”. (59)

Nëse Allahu nuk do të kishte zgjedhur njërin, për prijësinë e bashkësisë muslimane, atëherë muslimanët mund të kishin zgjedhur një drejtues për veten e tyre. Sigurisht kjo zgjedhje duhet të bëhej brenda kornizës së ligjeve hyjnore. Por kur Allahu zgjodhi një drejtues, duke i dhënë fund gjithçkaje; tanimë nuk mund të bëhet më fjalë për zgjedhje. Allahu si Mjekuesi dhe i Gjithinformuari që është e di shumë mirë përmirësimin e robërve të Tij. Nuk ka dyshim se caktimi i një drejtuesi nga Allahu, është shumë më mirë se sa zgjedhja e tij nga populli.

Sërish njeriu i zgjedhur, nuk ka nevojë për zotimin e popullit, sepse ashtu siç zotimi nuk i siguron atij ndonjë të drejtë, as nuk mund t’i marrë atij ndonjë të drejtë. Por dhe nëse do të bëhej fjalë për zotimin, ai bën të mundur që të tregojë, se populli do të jetë së bashku me njeriun e zgjedhur nga Allahu dhe se nuk do ta lërë vetëm atë, jo vetëm në epokat e qetësisë dhe të trazirës, por edhe në kohërat e luftës dhe paqes.

Për këtë arsye, kur i dërguari ia bëri të ditur popullit kujdestarinë e Imam Aliut (p.m.t.), ai urdhëroi ndërtimin e çadrave dhe si fillim urimin popullit ndaj Imam Aliut (p.m.t.), si pasojë e dhënies së kujdestarisë së tij nga Allahu dhe më pas dhënien e zotimit të tij. Ardhja e urimit para zotimit është një lloj treguesi zotimit; pra zotimi i popullit është një tregues i qëndrimit të lidhur, pas vullnetit dhe zgjedhjes së Allahut, nuk është një mjet për ligjërimin e prijësisë së Imam Aliut (p.m.t.).

4.4. Zbatimi i Imamëve Hyjnorë Ndaj Drejtuesve Dhunues

Pak më lart cituam se dijetarët emeuitë dhe abbasitë kishin gabuar në zbatimin e identitetit se kush janë dymbëdhjetë imamët. Si për shembull autori i veprës me titull: “Aunu’l-Mabudi”(Ndihma e të Adhururarit), i ka bërë të njohur duke i renditur kështu dymbëdhjetë imamët, sipas një fragmenti të përcjellur nga Ibn Hajjani: “Të parët janë katër prijësit e drejtë, më pas erdhi Muauije, më pas i biri i tij Jezidi, më pas Muauije i biri i Jezidit, më pas i biri i tij Meruan Ibn Hakemi, më pas i biri i tij Abdulmeliku, më pas Uelidi i biri i Abdulmelikut, më pas Sulejmani i biri i Uelidit, më pas  Abdulazizi i biri i Umerit”. (60)

Në këtë zbatim janë të panishme problemet e renditura më poshtë:

1.Numërimi i të mallkuarve nga dymbëdhjetë imamët

Pohojmë se disa emra që këta dijetarë, i kanë numëruar në mesin e imamëve hyjnorë, janë mallkuar nga ana e të dërguarit. Fjala vjen Meruan Ibn Hakemi është mallkar nga ana e të dërguarit: “Një ditë i dërguari e pa Ebu Sufjanin të hipur mbi një deve, Muauije ishte duke tërhequr frerët e devesë. Një djalë tjetër po i tregonte udhën atyre, po i shërbente si udhëheqje.I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) mallkoi atë mbi deve, atë që po e tërhiqte dhe atë që po i udhëzonte”. (61)

2. Numërimi i një njeriu si Jezidi i cili është i njohur në historinë islame për dezertimin e tij si njërin nga imamët hyjnorë.

3. Mospërmendja e Imam Hasanit (p.m.t.), ndonëse të tërë dijetarët kanë arritur në njëzëshmërinë e mendimit se ai është prijës.

4. Moscitimi i Imam Mehdiut (p.m.t.).

5. Anashkalimi i Hadithit të Anijes të cilin dijetarët muslimanë e kanë pranuar si të vërtetë.

4.5. Heqja e Kushtit Që Imami Të Jetë Kurejsh

Sipas dijetarëve të shiitëve imamitë, imamët hyjnorë janë Ehli Bejti i të dërguarit, farefisi i tij, pra Imam Aliu (p.m.t.) së bashku me njëmbëdhjetë bijtë e tij, si dhe i biri i fundit Imam Mehdiu (p.m.t.) i cili është duke qëndruar në fshehtësi. Pavarësisht kësaj në jurisprudencën shiite, nuk është vënë kusht që gjatë epokës së fshehjes, për të qenë drejtues duhet të jetë kurejsh.

Sipas dijetarëve të shiitëve zejditë, dera e prijësisë është e hapur dhe çdo dijetar që rrjedh nga farefisi i të nderuarës Fatime dh (p.m.t.) dhe i Imam Aliut (p.m.t.), mund të bëhet imam duke bërë kryengritje me anë të shpatës.

Por disa dijetarë të Ehli Sunnetit, kanë pretenduar se nuk është e nevojshme që imami të jetë kurejsh, pra ata e kanë hequr këtë kusht. Si për shembull Ebu Hanife ka sqaruar shkakun se përse qenia e një prijësi kurejsh është diçka e parapëlqyer. (62) Por kjo sipas tij nuk nënkupton se prijësia është monopol i këtij farefisi. Sërish sipas Ebu Hanifes, kushti i qenies së prijësit kurejsh, ishte një kusht që i përkiste asaj epoke, sepse një prijës kurejsh mund të siguronte rendin në gjirin e muslimanëve dhe mund të ruante fuqinë e tyre. Si rrjedhojë sipas Ebu Hanifes qenia e një prijësi kurejsh ishte një nevojë e politikës së asaj epoke. (63)

4.5.1. Fanatizmi Tek Uehhabistët Në Drejtim Të Qenies Së Imamit Kurejsh

Në dallim nga Ebu Hanifeja, shumica dërrmuese e dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe dijetarët uehhabistë, e shohin qenien e prijësit kurejsh si një kusht të prijësisë.

Shejh Albani ka shkruar se kushti i qenies së drejtuesit kurejsh është i vërtetë dhe më pas ka shtuar: “Nëse muslimanët janë të sinqertë në përpjeket e tyre për të ringjallur shtetin islam, ata e kanë për detyrë që të pendohen tek Allahu, të kthehen tek feja e Tij, të zbatojnë ligjet hyjnore. Njëri nga këta gjykime hyjnore, është përkatësia e prijësisë ndaj kurejshëve. Sigurisht krahas këtij kushti prijësi duhet të plotësojë dhe kushtet e tjera që kalojnë në librat e hadithit dhe jurisprudencës. (64)

Shejh Albani i ka pranuar si të vërteta hadithet që kanë të bëjnë me prijësin kurejsh: “Këto hadithe të vëteta i rrëzojnë në mënyrë të qartë, disa nga mendimet e degëve të shmangura, të cilat nuk pranojnë nevojshmërinë e qenies së prijësit kurejsh, disa nga partitë bashkëkohore islame dhe shkrimtarëve arabë”. (65)

Ai e ka pranuar si të vërtetë hadithin: “Prijësia i përket kurejshëve, qeveria ensarëve (ndihmësve) dhe thirrja habeshëve (etiopianëve)”.

Prijësia duhet t’u përkasë kurejshëve, ensarët (ndihmësit) duhet të drejtojnë qeverinë dhe drejtimin dhe populli habesh (etiopian) duhet të ketë administrimin në thirrje dhe sqarim. (66)

Sipas miratimit të Shejh Albanit, prijësi kohës duhet të jetë nga kurejshët, ministrat duhet të jenë nga ensarët, ministri i institucioneve dhe i udhëzimit dhe muftiu duhet të jetë nga Afrika. Sigurisht si një pjekuri e detyrës, detyra e fundit duhet t’u jepet një etiopiani”. (67)

5. Cilësitë e Dymbëdhjetë Imamëve Sipas Hadithit Të Përgëzimit

Hadithi i Përgëzimit tregon se dymbëdhjetë imamët janë në zotërim të të paktën këtyre dy cilësive.

5.1. Ata Duhet Të Jenë Nga Kurejshët Por Nga Farefisi i Të Dërguarit

Shiitët janë të besimit se dymbëdhjetë imamët rrjedhin nga farefisi i të dërguarit. Ehli Sunneti duke u mbështetur në Hadithin e Përgëzimit, ka pranuar se imamët duhet të jenë kurejshë, por duke marrë parasysh argumentet që do të bëjmë fjalë më poshtë, ata duhet të pranojnë edhe se asnjë tjetër, përveç bijve të Hashimit nuk mund të jetë imam.

5.1.1. Dëshmia e Imam Aliut

Shiitët ndajnë besimin se i dërguari ka sqaruar se dymbëdhjetë imamët janë nga Ehli Bejti. Fjala e Imam Aliut (p.m.t.) e thënë në veprën e tij: “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë) është argumenti i kësaj: “Betohem nëAllahun se kurejshët,duke u nisur nga fakti se Allahu na parapëlqeu vetëm ne dhe jo ata, kanë ngritur krye që të hakmerren kundër nesh. Ne i përfshimë ata në mesin tonë”. (68)

Në një tjetër hutbe ai ka urdhëruar kështu: “Ku janë ata të cilët janë të mbërthyer nga paragjykimi, se ata përveç nesh (Ehli Bejtit), jo vetëmqë kanë gënjyer por edhe na kanë nënçmuar janë të thelluar në dije? Por Allahu e ka ngritur nivelin tonë, na e ka dhënë ne; ndërsa ata i ka privuar dhe i ka përulur. Ne na ka marrë brenda ndërsa ata i ka lënë jashtë. Udhëzimi mund të kërkohet mene, verbëria mund të shtrohet me ne. Imamët janë kurejshë, nga fisi hashimi i kurejshëve. Askujt tjetër përveç tyre nuk u ka hije udhëheqja, askush tjetër përveç tyre nuk e meriton kujdestarinë”. (69)

Këto fjalë të Imam Aliut (p.m.t.) thuajse janë komentimi dhe sqarimi i Hadithit të Përgëzimit.

5.1.2. Epërsia e Bijve Të Hashimit Ndaj Të Tjerëve

Një tjetër argument i beimit të shiitëve se dymbëdhjetë imamët duhet të jenë nga të bijtë e Hashimit (Ehli Bejti), janë fjalët e thëna nga dijetarët e Ehli Sunnetit, që tregojnë epërsinë e farefisit të Hashimit ndaj fiseve kabile dhe tribuve të boy tjera. Uasile Ibn Ehkaja ka përcjellur kështu në veprën me titull: “Sahih” (Hadithet e Vërteta) e Muslimit: “Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) duke cituar kështu: “Allahu ka zgjedhur Kenanët në mesin e të bijve të Ismailit, Kurejshët në mesin e Kenanëve, Hashimitët në mesin e Kurejshëve dhe mua në mesin e Hashimitëve”. (70)

Tirmidhiu pasi ka shënuar këtë hadith ka shtuar se është i vërtetë. (71) Ai ka përcjellur edhe hadithe të tjera në të njëjtin përmbajtje. Për shembull ai ka përcjellur kështu nga Abbasi ungji i të dërguarit: “Unë i thashë të dërguarit: “O i dërguari i Allahut! Kurejshët janë mbledhur së bashku dhe në diskutim e sipër ata thanë se ti je një filiz hurme i mbaruar në mbeturina”.

I dërguari ma ktheu kështu: “Allahu më krijoi mua dhe më vendosi mua brenda në degën më të mirë në mesin e dy ndarjeve të dy degëve më sipërore. Më pas ai krijoi fiset dhe më vendosi mua në fisin më të mirë. më tej krijoi familjet dhe mua më vendosi brenda më të mirave. Unë jam sipërori i tyre individualisht dhe familjarisht”. (72)

Tirmidhiu e ka pranuar këtë si një hadith të mirë. Ndërsa sipas tij një hadith i ngjashëm me atë që ai ka përcjellur ai është i vërtetë. Edhe Buhariu në veprën e tij: “Tefsir” (Komentimi) kur ka komentuar ajetet: “Allahu e zgjodhi Ademin, Nuhun dhe familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit në mesin e popujve, pasardhës njëri pas tjetrit. Allahu është Dëgjues dhe di gjithçka. (Kujtoje atë kohë, o Muhammed!) Kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, unë Ty të kam përgjëruar për atë që është në barkun tim, që të shërbejë vetëm Ty; prandaj pranoje prej meje! Se Ti me të vërtetë je Dëgjues dhe di gjithçkaje. E kur ajo e lindi tha: “Zoti im! Unë linda vajzë, Allahu di më mirë çfarë lindi ajo. Djali nuk është si vajzë, unë e emërova atë Merjem dhe ta kam lënë atë dhe brezin e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”. Zoti i saj e pranoi mirë atë (vajzën), e bëri që të rritet e bukur dhe e la nën kujdestarinë e Zekerijja. Sa herë që hynte Zekerijja në dhomën e saj (në xhami), gjente pranë saj ushqim. (Atëherë ai) e pyeste: “O Merjem! Nga të vjen ky furnizim?” Ajo përgjigjej: “Kjo është nga Allahu, se Allahu e furnizon kë të dojë pa llogari”.(73) ka përcjellur kështu nga Ibn Abbasi: “Me familjen e Imranit nënkuptohen ata që kanë besuar nga familja e Ibrahimit. Ndërsa me familjen e Jasinit nënkuptohet familja e Muhammedit. (74)

Një tjetër argument i të vertetës janë edhe hadithet që janë shpallur në lidhje, me epërsinë e bijve të Hashimit nga ana Allahut, epërsinë e tyre në krahasim me pjesën e mbetur të bashkësisë muslimane dhe përkatësinë e dymbëdhjetë imamëve nga familja e të dërguarit.

5.1.3. Mendimi i Kunduziut

Kunduziu i cili është një dijetar që i përket doktrinës hanefite ka shkruar kështu: “Disa nga dijetarët thonë se janë përcjellur me shumë udhë, hadithet që kanë të bëjnë me argumentimin, e ardhjes së dymbëdhjetëtë imamëve pas të dërguarit... Duke patur paraysh kohën, vendin dhe kushtet në të cilat u shpallën këto hadithe, nënvizojmë se është e qartë se nënkuptohet se dymbëdhjetë imamët e të dërguarit, që ceken në këtë hadith janë nga Ehli Bejti. Sepse nuk mund të thuhet se me këta nënkuptohen bashkëhohësit që ishin prijës, sepse numri i tyre ishte më i vogël se dymbëdhjetë. Gjithashtu dhe për sulltanët emeuitë nuk mund të thuhet, sepse si numri i tyre ishte më i madh se dymbëdhjetë, ashtu dhe ata kanë dhunuar popullin përveç Umer Ibn Abdilazizit edhe se ata nuk i përkisnin të bijve të Hashimit. Por sipas përcjelljes së Xhabirit i dërguari ka pohuar se ata ishin të tërë kurejshë. Sërish edhe numri i sulltanëve abbasitë e tejkalon këtë numër. Atëherë ky hadith duhet të komentohet si dymbëdhjetë imamët që i përkasin Ehli Bejtit të të dërguarit, të cilët ishin më të diturit, më të epërmit dhe me të përkushtuarit në gjirin e popullit në kohërat e tyre. Për më tepër ata ishin më të epërmit në këndvështrimin e fisit dhe më të respektuarit në sytë e Allahut”. (75)

Megjithatë sqaruesit sunnitë, nuk e pranojnë këtë sqarim të dhënë nga Kunduziu; sepse në rast se do ta pranonin ata do të shndërroheshin në shiitë. Ata duke iu drejtuar komentimeve dhe zbatimeve të lamishme, janë orvatur që duke zgjedhur më të mirët e sulltanëve dhe për ta çuar këtë numër deri në dymbëdhjetë, janë nisur që nga katër prijësit e drejtë dhe kanë vijuar duke shkuar deri tek burrat e shtetit të Selçukut. (76)

5.1.4. Hadithi i Përcjellur Nga Ummu Selemeja Në Lidhje Me Imam Aliun

Një pjesë e madhe e haditheve, të thënë nga i dërguari (p.q.m.t.) që kanë të bëjnë me Ehli Bejtin kanë mbetur të fshehura dhe nuk janë përcjellur. Vepra me titull: “Kifajetu’l-Etheri” (Mjaftimi i Veprës), e dijetarit shiit Ibn Haddadit, i cili ka jetuar në shekullin e 4/10, i cili ka hulumtuar dhe mbledhur së bashku, përcjelljet e Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.), përbën njërën nga punimet më të rëndësishme në lidhje me këtë çështje. Në një pjesë të veprës, Ibn Haddadi ka përcjellur hadithe, në lidhje me Ehli Bejtin e të dërguarit me anë të bashkëkohësve. Dy hadithet e mëposhtme janë marrë nga këtu:

Seddadi tha: “Në ditën e Xhemelit unë thashë vetë me vete: “Unë nuk do të luftoj as përkrah Aliut dhe as kundër tij!” Kështu që unë nuk luftova deri në mesditë. Buzëmbrëmjes Allahu më frymëzoi në zemrën time, se unë duhet të luftoja përkrah Aliut. Si rrjedhojë unë mora pjesë në luftë përkrah tij derisa mbaroi lufta. Më pas u ktheve në Medinë dhe shkova pranë Ummu Selemesë. Ajo më pyeti: “Nga po vjen?” Unë ia ktheva: “Nga Basra”. Ajo më pyeti: “Cilën bashkësi përkrahe?” Unë iu përgjigjia: “Oj Nëna e Besimtarëve! Unë nuk luftova deri në mesditë, më pas Allahu më frymëzoi në zemrën time, se unë duhet të luftoja përkrah Aliut”.

Ajo ma priti dhe përcolli kështu: “Sa mirë paske bërë! Unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut të citojë kështu: “Ai i cili lufton me Aliun ka luftuar me mua. Ai i cili lufton me mua ka luftuar me Allahun”. Unë pyeta: “Atëherë sipas jush Aliu ishte me të drejtën?” Ajo më tha: “Po Aliu është me të drejtën dhe e drejta është me Aliun! Bashkësia muslimane u soll keq me të dërguarin; ata e hodhën pas krahëve dhe i dhanë epërsi, asaj që i dërguari ua kishte nxjerrur përpara syve. Ata teksa i ruajtën gratë dhe nderin e tyre në shtëpi, e hodhën jashtë dhe e lanë që të shfarosej nderi i të dërguarit.

Betohem në Allahun se i dërguari ka shprehur kështu: “Do të ketë mosmarrëveshje në mesin e bashkësisë sime. Nëse ata arrijnë njëzëshmërinë e mendimit mbi një çështje pranojeni atë mendim. Nëse mbeten pa zgjidhje nga përçarja, largohuni nga aty dhe shikoni se çfarë ka bërë Ehli Bejti im; nëse do të luftojnë luftoni së bashku me ta, nëse do të bëjnë paqe bëni paqe së bashku me ta, nëse do të qëndrojnë mënjanë edhe ju qëndroni mënjanë. Kudo që të ndodhen e drejta është me ta”.

Unë pyeta: “Kush janë Ehli Bejti i tij?” Ajo tha: “Ehli Bejti janë ata njerëz, për të cilët na ka urdhëruar që të lidhemi fort pas tyre. Ata, imamët pas tyre dhe numri i tyre, ashtu siç ka përcaktuar hadithi janë sa numri i farefiseve të bijve të Izraelit: Ehli Bejti i të dërguarit janë Aliu dhe dy të bijtë e tij dhe nëntë fëmijë nga farefisi i Husejnit. Ata janë imamët e pastër dhe të pafajshëm nga çdo lloj gabimi dhe e mete”. Unë thashë: “Betohem në Allahun (nëse është kështu) se ne qenkemi shkatërruar!” Ajo ma ktheu: “Çdo ndarje është e lumtur me atë që ka dhe krenohet me të”. (77)

5.2. Mosqenia e Kushtit Të Qeverisë Së Dymbëdhjetë Imamëve

Hadithi i dymbëdhjetë imamëve, nuk argumenton nëse imamët pas tij, do të ndërtojnë ose nuk do të ndërtojnë qeveri; ai vetëm përcakton se ata do të jenë imamë menjëherë pas vdekjes së të dërguarit, nuk ka rëndësi nëse ata do të qeverisin duke marrë pushtetin në dorë, ose dikush tjetër do të mund të bëhet drejtuesi i tyre.

Në përcjelljet e Semures dhe Ibn Mesudit, ceket se bashkësia muslimane, do t’i lërë vetëm ata dhe se do të ushqejë armiqësi ndaj tyre. Në veprën me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe) e Taberaniut kalon kështu: “Kjo bashkësi do të ketë dymbëdhjetë të përjetshëm të cilët edhe nëse do të qëndrojnë vetëm askush nuk do të mund t’i dëmtojë ata... Armiqësia e armiqve nuk do t’i dëmtojë aspak këta dymbëdhjetë të përhershëm...” (78)

Kjo tregon se Hadithi i Përgëzimit mund të zbatohet mbi dymbëdhjetë imamët që i përkasin farefisit të të dërguarit (p.q.m.t.).

Në shtesë nga hadithet nënkuptohet, se kohëzgjatja e prijësisë së imamëve do të jetë shumë e gjatë dhe se do të arrijë deri në fundin e botës. Për më tepër ashtu siç nënkuptohet nga forma që zë vend tek hadithet, kjo gjë nuk është e mundur përderisa Allahu nuk do t’ia zgjasë jetëgjatësinë këtyre të fundit.

Ibn Salahu ka përcjellur kështu: “Enes Ibn Maliku ka përcjellur se ka dëgjuar të dërguarin duke kumtuar kështu: “Përsa kohë që janë dymbëdhjetë njerëz nga kurejshët kjo fe do të jetë e përjetshme dhe e qëndrueshme. Nëse (jeta e tyre) merr fund sipërfaqja tokësore do të gëlltisë banorët e saj”. (79)

Në veprën me titull: “Ilamu’l-Uera” (Shpallja e Urtësisë) dhe “Kafi” (Mjaftimi) zë vend pyetja e Ebu Hamzasë drejtuar Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.) që është si vijon: “A mund të jetë e përjetshme toka pa praninë e imamëve?” Ai u përgjigj: “Nëse mbetet do të gëlltisë banorët e saj”. (80)

Sipas kësaj pohojmë se nuk ka udhë tjetër, përveç komentimit se Hadithi i Përgëzimit i përket dymbëdhjetë imamëve të Ehli Bejtit. Shprehemi kështu sepse nuk ka rëndësi se cilin do të vendosim në vendin e tyre, do të mbetemi ballë për ballë, me një numër të madh kundërshtimesh dhe problemesh.

Përfundim

Hadithi i Dymbëdhjetë Imamëve të Përgëzuar është përcjellur në pëmbledhjet e hadithit të Ehli Sunnetit. Forma e përcjelljes së hadithit, është bërë shkas për daljen në dritë, të disa paqartësirave në teksin e tij, gjë kjo që ka shkakuar gabimin e disa dijetarëve. Shtojmë se mendimet që shpalosin se imamët e cituar tek hadithi, janë sulltanët emeuitë dhe abbasitë kanë rrjedhur nga këta gabime.

Në artikullin tonë, ne përcollëm Hadithin e Përgëzimit, ashtu siç ceket në burimet e Ehli Sunnetit  dhe u munduam që të tregojmë, se cilat ishin gabimet e kryera nga përcjellësit, në komentimin e hadithit duke marrë për bazë dhe duke i vlerësuar ato sipas kritereve të Ehli Sunnetit. Ndërsa në pjesën e fundit, duke u mbështetur në përcjelljet e Imam Aliut (p.m.t.) dhe Ummu Selemesë, treguam se pjesa e përcjellur e Hadithit të Përgëzimit është e vërtetë dhe se gabimi rrjedh nga zbatimi i dijetarëve sunnitë.

 

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

 

1- Emri origjinal i artikullit është: “Hadis-i Besharet-i Resul-i Huda be Deuazdeh Imam der Mutun-i Ehl-i Sunnet” Hadithi i Përgëzimit i të Dërguarit të Udhëzimit në Tekstet e Ehli Sunnetit”, Faslname-i Imamet-Pejuhi, Numri: 12, fq. 89-123.

2- Sure Ahzab, Ajeti 33.

3- Sure Fatir, Ajeti 32.

4- Në burimet e Ehli Sunnetit dhe në ato shiite janë përcjellur shumë fjalë që kanë sqaruar prijësinë e Ehli Bejtit të të dëguarit. Për shembuj shikoni veprën me titull: “Gadir: Ahirin Xhajigah-i Ilam-i Umum-i Xhaneshin-i Emire’l-Muminini” (Gadiri: Përgëzimi dhe Shpallja e Ardhjes së Imamit të Kohës Prijësit të Besimtarëve), e Ajetullah Sejjid Ali Husejni Milanit, Mexhele-i Pejuhi, numri: 9.

5- Buhariu, Muhammed Ibn Ismail, “Sahih” (Hadithet e Vërteta), vëll. 8, fq. 127.

6- Muslimi, “Sahih” (Hadithet e Vërteta), vëll. 6, fq. 3.

7- Taberaniu, Sulejman Ibn Ahmedi, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 2, fq. 265.

8- Hakim Nishaburi, Muhammed Ibn Abdilahi, “Mustedrek ale’s-Sahihajni” (Perceptimi i Dy Përmbledhjeve të Haditheve të Vërteta), vëll. 3, fq. 618.

9- Hejthemiu, Nuruddin Aliu, po ajo vepër, fq. 190.

10- Hejthemiu, po ajo vepër, fq. 190.

11- Ibn Haddad Kummiu, Muhammed Ibn Ali, “Kifajetu’l-Etheri” (Mjaftimi i Veprës), fq. 23.

12- Ibn Haddadi, po ajo vepër, fq. 19.

13- Hejthemiu, po ajo vepër, fq. 19.

14- Sipas dijetarëve të Ehli Sunnetit, hadithi i mirë i plotëson të tëra kushtet e hadithit të vërtetë; krahas kësaj duhet të sqarojmë dhe t’iu bëjmë të ditur se përcjellësit e hadithit të mirë, janë më të fuqishëm në kënvdështrimin e kujtesës, në krahasim me përcjellësit që gjenden në hadithin e vërtetë.

15- Ibn Haxher Askalaniu, Shihabuddin Aliu, “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura), fq. 20; Sujutiu, Xhelaluddin, “Tarihu’l-Hulefa” (Historia e Prijësve), vëll. 1, fq. 10.

16- Muttaki Hindiu, Ali Ibn Husami, “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), vëll. 6, fq. 89.

17- Ibn Hanbeli, “Musnedi” (Zinxhiri), vëll. 5, fq. 87.

18- Ibn Hanbeli, po ajo vepër, vëll. 5, fq. 87.

19- Ibn Hanbeli, po ajo vepër, vëll. 5, fq. 99.

20- Sipas një përcjelljeje të shënuar, nga Sulejm Ibn Kajsi nga Prijësi i Besimtarëve, teksa i dërguari (p.q.m.t.) po bënte fjalë, për trashëgimtarët në Hutben e Gadir Humit, ka bërë me shenjë tek numrat e tyre dhe i ka njohur kështu: “Aliu i cili vëllai im, veziri im, trashëgimtari im, prijësi im dhe kujdestari i çdo besimtari brenda bashkësisë sime dhe Hasani që është i pari nga njëmbëdhjetë bijtë e tij, më pas vjen Husejni dhe pas Husejnit, ai ka dhe nëntë bij që do të vijnë njëri pas tjetrit. (Shikoni “Kitabu’s-Sulejmi” (Libri i Sulejmit), vëll. 2, fq. 759). Këtë hadith e kanë përcjellur Numani (“Gajbe” (Fshehtësia), fq. 70) dhe disa muhadithë të tjerë shiitë nga Sulejmi.

21- Buhariu, po ajo vepër, vëll. 1, fq. 79-81, vëll. 2, fq. 171, 189, 210, vëll. 5, fq. 201, vëll. 6, fq. 235.

22- Ky ështënjë term që shpreh muslimanët kurejshë që u bënë muslimanë me dhunë gjatë çlirimit të Mekkës (Shënim i Përkthyesit).

23- Ibn Haxher Askalaniu, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimit), vëll. 2, fq. 35.

24- Dhehebiu, Muhammed Ibn Ahmedi, “Sijeru’l-A’lami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 3, fq. 206.

25- Ibn Haxheri, po ajo vepër, vëll. 4, fq. 206.

26- Buhariu, Muhammed Ibn Ismaili, “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe), vëll. 4, fq. 177.

27- Nishaburiu, Muslim Ibn Haxhxhaxhi, po ajo vepër, vëll. 7, fq. 81.

28- Ibn Ethiri, Ali Ibn Muhammedi, “Usdu’l-Gabe” (Luejtë e Pyllit), vëll. 1, fq. 254.

29- Ibn Sadi, Muhammed Ibn Sadi, “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), vëll. 1, fq. 372.

30- Ajniu, Mahmud Ibn Ahmedi, “Umdetu’l-Kari” (Shtylla e Lexuesit), vëll. 6, fq. 5.

31- Sure Saff, Ajeti 6.

32- Ibn Hanbeli, po ajo vepër, vëll. 5, fq. 90, 98.

33- Ibn Hanbeli, po ajo vepër, vëll. 5, fq. 99, 108.

34- Hakim Nishaburiu, po ajo vepër, vëll. 3, fq. 617.

35- Taberaniu, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 2, fq. 213-214.

36- Ebu Daudi, Sulejman Ibn Ahmed, “Sunen” (Sunnetet), vëll. 2, fq. 309.

37- Ibn Hanbeli, po ajo vepër, vëll. 5, fq.. 98.

38- Ibn Hanbeli, po ajo vepër, vëll. 5, fq. 93.

39- Ibn Hanbeli, po ajo vepër, vëll. 5, fq. 93.

40- Adhimabadiu, Muhammed Shemsulhakk, “Aunu’l-Mabudi” (Ndihma e të Adhuruarit), vëll. 11, fq. 361.

41- Sujutiu, Xhelaluddin, “Tarihu’l-Hulefa” (Historia e Prijësve), vëll. 1, fq. 10.

42- Ibn Kethiri, Ismail Ibn Umeri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 3, fq. 284.

43- Tirmidhiu, Muhammed Ibn Isai, “Sunen” (Sunnetet), vëll. 3, fq. 341.

44- Ibn Hanbeli, po ajo vepër, vëll. 5, fq. 220-221.

45- Hakim Nishaburiu, po ajo vepër, vëll. 3, fq. 71.

46- Ibn Kethiri, po ajo vepër, vëll. 3, fq. 198.

47- Ibn Kethiri, po ajo vepër, vëll. 3, fq. 198.

48- Ibn Xheuzi Askalaniu, Shihabuddin Aliu, “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), vëll. 13, fq. 183.

49- Ibn Arabiu, Gjykatës Ebu Bekri, “Aridatu’l-Ahudi bi-Sherhi’t-Tirmidhi” (Të Metat e Njëjësueve Në Shpjegimin e Tirmdhiut), vëll. 9, fq. 68-69.

50- Sipas burimeve shiite, pas përgëzimit të të dërguarit, Selmani e kishte pyetur të dërguarin se cilët ishin trashëgimtarët e tij, ai kishte dashur që të përfitonte më tepër sqarime mbi këtë çështje. Shikoni Numanin, “Gajbe” (Fshehtësia), fq. 70.

51- Sure Teube, Ajeti 36.

52- Buhariu, “Sahih” (Hadihet e Vërteta), vëll. 5, fq. 126, 204, vëll. 6, fq. 235; Ibn Daudi, po ajo vepër, vëll. 1, fq. 435; Ibn Hanbeli, po ajo vepër, vëll. 5, fq. 37.

53- Sure Teube, Ajeti 36.

54- Hejthemiu, po ajo vepër, vëll. 3, fq. 265.

55- Në epokën e paditurisë arabëve, të cilët ishin mësuar që të luftonin dhe të përlesheshin papushim me njëri tjetrin, i vinte shumë rëndë që të jetonin katër muaj rresht të sigurtë dhe në paqe. Prandaj ata filluan që ta prishnin këtë rend siç ua kishte ënda, që ishte trashëguar që nga koha e të nderuarit Ibrahim (p.m.t.) dhe Ismail (p.m.t.), për shembull ata si respekt ndaj muajit Muharrem e shndërronin atë në Sefer dhe më tej nisën që t’i çonin para dhe pas edhe muajt e tjerë.Kjo gjendje vijoi deri në vitin edhjetë të mërgimit islam. Në Hutben e Lamtumirës i dërguari (p.q.m.t.), sqaroi se ata muaj kishin gjetur plotësisht vendin e tyre në atë vit. Për këtë ka zbritur dhe ajeti 37 i Sures Teube: “Me të vërtetë ndërrimi i muajve të ndaluar e shton mohimin”. (Shënim i Përkthyesit)

56- Sure Teube, Ajeti 36.

57- Huejdiu, “Tefsiru’n-Nuru’th-Thekalejni” (Komentimi i Dy Dritave të Rënda), vëll. 2, fq. 215.

58- Nishaburiu, po ajo vepër, vëll. 8, fq. 122; për më tepër shikoni Ibn Hanbeli, po ajo vepër, vëll. 4, fq. 320.

59- Sure Ahzab, Ajeti 36.

60- Adhimabadiu, po ajo vepër, vëll. 11, fq. 361.

61- Hejthemiu, po ajo vepër, vëll. 1, fq. 113.

62- Mesudiu, “Muruxhu’dh-Dhehebi” (Kthimet e Arit), c. 2, s. 192.

63- Mijan Muhammed Sherifi, “Tarih-i Felsefe der Islam” (Historia e Filozofisë Në Islam), vëll. 2, fq. 137.

64- Shejh Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta), vëll. 4, fq. 70, Hadithi Nr: 1552.

65- Shejh Albani, po ajo vepër, Hadithi Numër: 1006.

66- Shejh Albani, po ajo vepër, Hadithi Numër: 1851.

67- Shejh Albani, po ajo vepër.

68- Imam Aliu (p.m.t.), “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë), Hutbe 33.

69- Imam Aliu (p.m.t.), “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë), Hutbe 144.

70- Muslimi, “Sahih” (Hdithet e Vërteta), po ajo vepër, vëll. 8, fq. 57.

71- Tirmidhiu, “Sunen” (Sunnetet), vëll. 5, fq. 243, 245.

72- Tirmidhiu, po ajo vepër, vëll. 5, fq. 243, 245.

73- Sure Ali Imran, Ajetet 33-37.

74- Buhariu, “Tefsir” (Komentimi), vëll. 4, fq. 138.

75- Kunduziu, Sulejman Ibn Ibrahimi, “Jenabiu’l-Meuedde” (Përfitimet e Rikthimit), fq. 446.

76- Shikoni Adhimabadiun, po ajo vepër, vëll. 11, fq. 361.

77- Ibn Haddadi, po ajo vepër, fq. 180.

78- Taberaniu, po ajo vepër, vëll. 2, fq. 213.

79- Ebu Salah Halebiu, “Takribu’l-Mearifi” (Afrimi i Urtësisë), fq. 173.

80- Tabersiu, “Ilamu’l-Uera” (Shpallja e Urtësisë), fq. 364; Kulejniu, “Kafi” (Mjaftimi), vëll. 1, fq. 179.



Burimi : Medya Şafak