Me shuplakë osmane kërcënonin SHBA-të, por prej Merkelit hëngrën papuçen gjermane

Publikuar në Shk. 25, 2018, 4:25 a.m.

Më herët nga presidenti Rexhep Tajib Erdogani  Deniz Juxheli i shpallur agjent,  pas takimit të kryeministrit turk Binali Jëlldërëm me kancelaren gjermane Angela Merkel, një ditë më vonë u lirua nga burgu Deniz Juxheli .

Në konferencën për shtyp, kryetari i partisë Saadet Temel Karamollaogllu, pas lirimit të Deniz Juxhelit , akuzoi ashpër pushtetin aktual qeveritar. Në mes tjerash Karamollaogllu tha:” me shuplakë osmane kërcënonin SHBA-në, por prej Merkelit hëngrën papuçen gjermane”.  Më tej shtoi: “ Ne sigurisht,  pa faj dhe pa drejtë nuk duam të burgoset askush. Por, Deniz Juxheli, pas takimit me Merkelen, një ditë më vonë u lirua”.

As kush mos të shikon, mos të hidhërohet, mos të zemërohet, “shuplakë osmane” dëshironin Amerikës t’i japin , por nga Merkelja e hëngrën ”papuçen gjermane”. Me keqardhje, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, ndjenja e drejtësisë së lënduar përsëri zgjoi çështjen për diskutim.

Sot i pafajshëm që doli megjithëse akoma pa u ekstraduar,  me mijëra njerëz viktima të KHK-së në burgje qëndrojnë. Pas zullumit të 28 shkurtit të ekspozuar akoma në burgje qëndrojnë të pafajshmit. Të gjithë presin drejtësinë.

Këta njerëz për të fituar drejtësinë po dashka të kenë prapa vetes Merkelen? Sot në Turqi për fat të keq drejtësia në raft është vendosur.  Këtë e konfirmojnë nga përvoja.

Vetëm pse pushtetit i bëjnë opozitë, janë mbyllur vakëfet e shumta, janë burgosur profesorë. Çfarë faj kanë? Vetëm opozitar që janë, dhe që kritikojnë veprimet e pushtetit.

Edhe më herët kam fol, prap do të flas: Koçi beu në veprën e tij thotë: ”Shteti me sharje në këmbë qëndron, por me zullum nuk qëndron.”Sepse”Drejtësia është themeli i pronës. Prona  është  shtet”.



Burimi : Milli Gazete