‘Shtetet e Bashkuara po mbledhin militantë për të dërguar në Damask’

Publikuar në Shk. 25, 2018, 4:23 a.m.

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se zyrtarët ushtarakë të SHBA-së mobilizuan militantët për t'i dërguar në lindje të Damaskut për të luftuar kundër ushtrisë siriane.

Kryetari i SNHR, Ahmed Kazim, i cili bëri një deklaratë për Sputnik, lidhur me këtë çështje, tha: “SHBA-ja po përpiqet të mbledhë militantë antarë të ISIS-it si dhe të organizatave të tjera nga disa rajone duke përfshirë edhe Idlibin, pastaj t’i nis për në Tanf për t’i dërguar në Lindje të Gutës dhe këtë po e bënë për t’a  dështuar planin e ushtrisë siriane për t’a  pastruar rajonin nga terroristët.”

Kazim deklaroi se mbrojtësit në Arabinë Saudite i kanë dhënë udhëzime militantëve “nën mbrojtje” në Lindje të Gutës për të përdorur të gjitha forcat kundër ushtrisë siriane dhe veqanarisht për të vazhduar sulmet me raketa ndaj Damaskut.

Militantët, të cilët janë të vendosur në lindje të Damaskut, vazhdojnë të sulmojnë kryeqytetin sirian. Një fëmijë vdiq dhe gjashtë të tjerë u lënduan në zjarrin që shpërtheu në lagjen Barze në Lindje të Damaskut. Mbështetësit e terrorit po e mbajnë nën zjarrë edhe qendrën historike të qytetit.



Burimi : Sputnik News