Koreja e Veriut anuloi bisedimet me SHBA-të

Publikuar në Shk. 22, 2018, 5:17 p.m.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence ka dashur të takohet me zyrtarët koreano-verior, duke përfshirë edhe motrën e Kim Jong-Unit gjatë lojërave olimpike dimërore në Korenë Jugore, por Koreja Veriore në çastin e fundit e ka anuluar takimin, kanë deklaruar zyrtarët amerikan.

“Koreja Veriore ka pranuar takimin me shpresë se nënpresidenti amerikan do të zbusë retorikën e tij, ashtu që në arenën globale të hapet rruga për propagandën e tyre në Lojërat olimpike”, thuhet në deklaratën e Nick Ayersit, udhëheqësit të ekipit të nënpresidentit amerikan Mike Pencit.

“Megjithatë, pasi që Mike Pence ka gjykuar shkeljen e të drejtave njerëzore në Korenë Veriore dhe ka paralajmëruar planet për sanksionet e reja ekonomike, pas kësaj kanë refuzuar takimin apo ndoshta fare nuk ishin të sinqertë për fillimin e bisedimeve”, ka thënë Ayersi. Mike Pence ka planifikuar të takohet me motrën e re të liderit Kim Jong Unit, por përfaqësuesit e Koresë Veriore pas deklaratave të t’ia me 10 shkurt, 2 orë para se takimi të nis, e kanë anuluar takimin.

Ky takim do të duhej të ishte i pari në mes zyrtarëve të lartë të administratës së Donald Trumpit dhe delegacionit të lartë nga Pjonjangi në kohën kur SHBA-të hyjnë në konflikt me Korenë Veriore për shkak të planeve të saja të zhvillojë armë nukleare të cilët do të arrijnë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të shkurtit, nënpresidenti amerikan Mike Pence ka thënë se Washingtoni, në rast se Pjonjangu nuk  heq dorë nga zhvillimi i armëve nukleare, së shpejti do të fus sanksionet e reja të fuqishme kundër Koresë Veriore. Mile Pence atëherë e ka quajt Korenë Veriore”si regjim më i madh tiranik në planetë”.

Duke folur në Tokio në rrugën për në Lojërat olimpike dimërore në Korenë Jugore, Mike Pence ka premtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj, duke përfshirë edhe Japoninë, do të bëjnë presion maksimale drejt Pjonjangut, që qeveritarët koerano verior të ndërmarrin hapa dhe të tregojnë gatishmëri për de nuklearizim të tërësishëm të saj.



Burimi : Logično