90 gra marrin pjesë në Garat e Kur'anit në Irak

Publikuar në Shk. 21, 2018, 2:46 a.m.

Gjatë fundjavës u mbajt një Garë Kombëtare e Kur'anit për gratë në Irak.

Gara u mbajt në kategoritë e memorizimit të Kur'anit, këndimit të Kur’anit  dhe interpretimit, njoftoi faqja e Astan (Kujdestaria) e Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.).

Nëntëdhjetë gra nga pjesë të ndryshme të Irakut morën pjesë në gara në qytetin e shenjtë të Naxhafit, në jug të Irakut.

Gara u organizua nga Qendra e Aktiviteteve Kur'anore të Grave të Astanit të shtunën dhe të dielën.

Mardhiya Haidar, kreu i qendrës, tha se ngjarja Kur'anore kishte për qëllim nxitjen e kulturës Kur'anore midis grave në vend.

Ajo tha se një numër i shkollave dhe instituteve kur'anore bashkëpunuan në mbajtjen e garave.

Një numër i ekspertëve të Kur'anit që formonin panelin e gjyqtarëve vlerësuan aftësitë Kur’nore të kandidatëve.

Fitueset e Garave  u shpallën dhe u dhanë në ditën e dytë dhe të fundit.

Aktivitetet Kur’anore janë zhvilluar dukshëm në Irak që nga përmbysja e ish-diktatorit Saddam Hussein në vitin 2003.

Ka patur një tendencë në rritje të programeve Kur'anore si gara, sesione recitimi dhe programe arsimore të mbajtura në Irak gjatë viteve të fundit.



Burimi : IQNA