Kryeministri hungarez, Orban paralajmëron se ‘Evropa po islamizohet’

Publikuar në Shk. 19, 2018, 11:29 p.m.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban vuri në dukje se popullsia muslimane që jeton në Evropë ka treguar një rritje të madhe dhe tha se: “Ndryshimi i vlerave kulturore, me rënien e popullsisë me kulturë të krishterë, dita ditës po rrit islamizimin e qyteteve të mëdha.”

Në një takimin vjetor të vlerësimit në Budapest, Orban shpjegoi krizën e azilkërkuesve.

‘NËSE VAZHDON KËSHTU SHUMICA NË QYTETET E MËDHA TË EVROPËS DO TË JENË MUSLIMAN’

Duke pretenduar se numri i emigrantëve në vendet e Evropës Perëndimore është duke u rritur me shpejtësi dhe se shpenzimet e bëra për ekonomi, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetësi në shtetin Bavari të Gjermanisë, janë bërë për refugjatët, emigrantët dhe integrimin, Orban theksoi se shumica e emigrantëve vijnë nga bota islame dhe nëse kjo vazhdon kështu shumica në qytetet e mëdha të Evropës do të jenë musliman.

‘EVROPA NUK ËSHTË E VETËDIJSHME PËR KËTË PUSHTIM’

“Nëse vazhdon kështu, do të humbë kultura jonë, identiteti ynë dhe kombësia jonë të cilat i njohim sot. Ëndrrat tona më të këqija do të kthehen në realitet. Përderisa Perëndimi bie, Evropa nuk është e vetëdijshme për këtë.”- tha Orban.

‘KA RRITJE TË MADHE TË NUMRIT TË FËMIJËVE TË FESË ISLAME NËPËR SHKOLLA’

Orban i cili argumentoi se emigrantët gjithmonë ‘pushtojnë’ qytete të mëdha, shtoi se gjatë vizitës së tij në Austri, ai mësoi se në mesin e atyre që filluan shkollën këtë vit, kishte rritje të madhe të numrit të fëmijëve që i përkasin fesë Islame.

‘NE KEMI PENGUAR ME RRJETA TELI QË BOTA ISLAME TË NA PUSHTOJ NGA JUGU’

Orban i cili tha se cilivizimi islamik e sheh përhapjen e Islamit në Evropë gjithmonë si një detyrë dhe Islami në të ardhmen do të vjedhë portat e Evropës Qendrore jo vetëm nga Jugu, por edhe nga Perëndimi, vlerësoi se: “Ne kemi arritur të mbrojmë kufijtë tanë jugorë me përpjekjet e jashtëzakonshme të Sandor Pinter (ministri i Brendshëm) dhe policisë sonë, me mbrojtje ligjore dhe fizike të kufirit duke ndërtuar rrjeta teli. Ne kemi penguar që bota islame të na pushtonte nga Jugu. Ne jemi vendi i fundit i krishterimit latin, pra perëndimor në këtë rajon. Jemi të gatshëm të ndalojmë edhe masat më të mëdha në një mënyrë të qëndrueshme.  Edhe vendet ortodokse gjithashtu po luftojnë me guxim. Ne e çmojmë Serbinë, Rumaninë dhe Bullgarinë."

‘NUK KA FORMACIONE POLITIKE TË GATSHME PËR T’A NDALUAR KËTË RRJEDHË’

Duke vënë në dukje se vendet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore kanë ndjekur politika të ndryshme lidhur me emigrantët, Orban u shpreh se: “Në Evropën Perëndimore, ish vendet e mëdha evropiane po shndërrohen në vende emigruese. Ndryshimi i vlerave kulturore, me rënien e popullsisë me kulturë të krishterë, dita ditës po rrit islamizimin e qyteteve të mëdha. Personalisht, unë po shoh se nuk ka formacione politike të gatshme dhe të afta për t’a ndaluar këtë rrjedhë.”

Duke vlerësuar projektligjin e ri të përgatitur nga qeveria në kuadër të luftës kundër emigracionit të paligjshëm dhe të paraqitur në parlament me 14 Shkurt, Orban raportoi se sipas projektligjit të ri, azilkërkuesit mund të veprojnë me lejen e institucioneve që i kanë ndihmuar për të hyrë në Hungari ose për të jetuar në vend dhe se taksa që do të sillet tek institucionet që marrin mbështetje financiare do të përdoret për mbrojtjen e kufijve.



Burimi : Sputnik News