Garat Kur’anore Kombëtare për të verbërit u zhvilluan në Irak

Publikuar në Shk. 19, 2018, 10:43 p.m.

Garat Kur’anore Kombëtare për të verbërit për mësimin përmendësh  të Kur’anit, për këndimin e Kur’anit u zhvilluan në qytetin Kufa, në jug të Irakut.  

Sipas agjencisë së lajmeve Kafa, në xhaminë Maytham Al-Tammar u zhvilluan Garat Kur’anore, më 15 shkurt 2018.

Garat Kur’anore  u organizuan nga Qendra Kombëtare për Shkencat Kur'anore në  bashkëpunim me zyrën e Awqaf të muslimanëve të Irakut në bashkëpunim me kujdestarinë e Xhamisë së Shenjtë, Maytham Al-Tammar.

Në gara morën pjesë 25 hafizë të Kur'anit dhe këndues të Kur’anit  nga vende të ndryshme të vendit.

Fituesit, të cilët do të përfaqësojnë Irakun në ngjarjet ndërkombëtare Kur'anore,  u nderuan, u shpërblyen në një ceremoni në fund të Garave Kur’anore.

Maytham el-Tammar al-Asadi al-Kufi (60/692) ishte një shoqërues i devotshëm dhe besnik i Imam Aliut (a.s.). Pas martirizimit të Imam Aliut (a.s.), Maythami u bë një shoqërues i devotshëm i Imam Hassanit (a.s.) dhe Imam Husejnit (a.s.). Ai mori njohuri të mëdha shpirtërore nga Ehl-ul-Bejti  (a.s.).

Aktivitetet Kur’anore janë zhvilluar dukshëm në Irak që nga përmbysja e ish-diktatorit Saddam Hussein në vitin 2003.

Ka patur një tendencë në rritje të programeve Kur'anore si gara, sesione, recitime dhe programe arsimore të mbajtura në Irak gjatë viteve të fundit.



Burimi : IQNA