Irani SHBA-së: Nuk do t'ju lejojmë të depërtoni në rajonet kurde

Publikuar në Shk. 19, 2018, 5:32 a.m.

Ali Ekber Velajeti, Këshilltarë i Lartë i Udhëheqësit fetar të Iranit, Ajetullah Hamaneit, i cili tha se "Problemi më i rëndësishëm i rajonit të Lindjes së Mesme është SHBA-ja”, shtoi se: “Me një bashkëpunim të pandërprerë, Irani, Iraku dhe Siria nuk do të lejojnë SHBA-në të depërtoj në rajonet kurde.”

Ali Ekber Velajeti, këshilltarë i lartë i udhëheqësit fetar të Iranit, Ajetullah Hamaneit, bëri në deklaratë lidhur me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Reks Tillerson në Lindjen e Mesme, pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Irakut, Ibrahim Xhaferi.

Sipas agjencisë së lajmeve Ahlul Bayt, duke theksuar se problemi më i rëndësishëm i Lindjes së Mesme është SHBA-ja, Velajeti tha se: “Vizita e ministrit të jashtëm të SHBA-së, Reks Tillerson në rajon, është realizuar për shkak të humbjes së komploteve ushtarake dhe politike të SHBA-së kundër vendeve islamike në rajon."

Velajeti, i cili tha se Irani i ka ndjekur lëvizjet e SHBA-së mbi çështjet politike, ushtarake dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme, shtoi se: “Me një bashkëpunim të pandërprerë, Irani, Iraku dhe Siria nuk do të lejojnë SHBA-në të depërtoj në rajonet kurde.”

Duke e theksuar potencialin e Irakut, Ministri i Jashtëm i Irakut, Xhaferi tha se: "Nëse kombet përqëndrohen në potencialin brenda vendeve të tyre, asnjë armik nuk mund të qëndrojë kundër këtij kombi.”



Burimi : Sputnik News