Ministri libanez i Mbrojtjes: Problemi nuk është Irani, por Izraeli

Publikuar në Shk. 18, 2018, 3:50 a.m.

Ministri libanez i Mbrojtjes tha se problemi nuk është Irani por Izraeli dhe se duhet gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Në një deklaratë të bërë për Deutsche Welle, lidhur me tensionet e fundit me regjimin izraelit, Ministri i Mbrojtjes i Libanit, Jacob Sarraf, i cili morri pjesë në Samitin e Sigurisë të Mynihut, vuri në dukje se “Libani është një vend  që posedon ushtrinë e vet dhe liderët e saj politikë si dhe gjithë infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për të mbrojtur tokën e saj". Ai theksoi se: “Problemi nuk është Irani por Izraeli dhe duhet gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.”



Burimi : Welayet News