Hizbullahu ka 70 mijë raketa me rreze të gjatë në Siri, pas një viti ky numër do të arrijë deri në 500 mijë

Publikuar në Shk. 18, 2018, 3:26 a.m.

Nëse brenda një viti, armiku izraelit nuk fillon një luftë kundër Hizbullahut, ky i fundit përveç raketave që ka në Liban do të vendosë deri në gjysëm milioni raketa të tjera në territoret e Sirisë. Në këtë mënyrë, avionët izraelitë do ta kenë edhe më të vështirë të godasin bazat ushtarake të Hizbullahut në Siri.

Faqja online që publikon për llogari të Hizbullahut, Daria më 9 shkurt të vitit 2018 ka shkruar se Presidenti i Sirisë, Bashar Assadi nëpërmjet ndërmjetësimit të Putinit ka bërë me dije se ai e ka refuzuar kërkesën e Izraelit në lidhje me “nxjerrjen nga vendi 70 mijë raketat iraiane me rreze të gjattë që janë vendosur aty nga Hizbullahu”.

Memri.org, një faqe online e cila varet nga regjimi sionite ka përzgjedhur disa nga pjesët më të rëndësishme të këtij artikull në fjalë dhe i ka publikuar ato duke i përkthyer në Anglisht:

“Këto raketa që gjenden të territoret e Sirisë kanë për qëllim që të hapin zjarr kundrejt territoreve të pushtruara të Palestinës. Një situatë e këtillë e vështirëson edhe më shumë pozicionin e forcave ajrore të armikut izraelit, i cili do të detyrohet që të bombarojë municonet dhe bazat ushtarake të Hizbullahut sepse në këtë situatë ato do të jenë të detyruara që të godasin edhe 70 mijë raketat iraniane me rreze të gjatë, të cilat janë të shpërndara nëpër gjithë territoret siriane.

Armiku izraelit e ka kërcënuar Presidentin e Sirisë, Bashar Assadi se “në qoftë se vendos që të mos pranojë largimin e raketave të Hizbullahut nga Sirisa, ai do të shkatërrojë gjithë Damaskun dhe do ta bombardojë ushtrinë siriane derisa t’i ndajë njerëzit në pjesë pjesë.” Si kundër-përgjigje për këtë kërcënim, Assadi është përgjigjur se “ushtria siriane dhe Hizbullahu këttë rradhë do të bashkëpunojnë kundër Izraelit duke organizuar sulme me raketa dhe në mesin e këtyre raketave do t’u shtohen edhe 1600 raketa të tjera Scud me rreze të gjatë që Hizbullahu i zotëron.”

Aktualisht, armiku zionist gjendet në një situatë të rrethuarë përgjatë një kufiri prej 450 kilomentrash nga raketa të Hizbullahut dhe specialistët e tyre iranianë. Këta specialistë janë duke pritur në gadishmëri për të qëlluar këto raketa drejt territoreve të pushtuara të Palestinës, si nga Libani por veçanërisht edhe nga Siria. Hizbullahu ka për qëllim që ta zgjerojë edhe më shumë frontin e tij të raketave në territoret siriane dhe nëse do të ndodhë që lufta të zgjatet edhe më shumë dëshiron që depot me raketa iraniane me rreze të gjata të jenë edhe më të pasura.

Irani zotëron më shumë se 2 milionë raketa me rreze të gjatë dhe dhe dëshiron që të gjitha frontet e Hizbullahut që janë vendosur në Siri të kenë raketa me rreze të gjatë. Këto raketa kanë kapacitete të lëshohen deri më 1100 kilometra dhe kanë kapacitetin e nevojshëm që nga çdo pjesë e Sirisë të mund të godasin kudo në çdo pjesë të territoreve palestineze që gjenden nën pushtim. Nëse brenda një viti, armiku izraelit nuk fillon një luftë kundër Hizbullahut, ky i fundit përveç raketave që ka në Liban do të vendosë deri në gjysëm milioni raketa të tjera në territoret e Sirisë.

Presidenti Bashar Assad i ka dhënë lejen ushtrisë siriane që të bëjë çdo gjë të nevojshme për t’i dhënë Hizbullahut ndihmën e nevojshme. Në këto alternativa përfshihet edhe krijimi i vendeve të fshehta nën tokë për fshehjen e raketave. Nëpër ëto pozicione do të vendosen edhe raketat por edhe sistemet automatike që do të lëshojnë këto raketa. Këto vende janë krijuar në mënyrën e duhur me grykë të gjërë dhe me një lartësi tre metra, për t’i bërë të mundur raketale që të lëshohen me sukses, pas lëshimit të raketave këto dyer do të mbyllen automatikisht dhe do të fshihen në një mënyrë që avionët izraelitë do ta kenë të pamundur që t’i lokalizojnë dhe t’i godasin.

Është e kuptueshme që Izraeli është tërsisht i shqetësuar në lidhje me vazhdueshmërinë e ekzistencës së tij për shkak të rrezikut që vjen nga këto fronte tëraketave të Hizbullahut. Edhe pas kërcënimit se nëse Irani vazhdon t’i dërgojë Hizbullahut raketa, atëherë do t’i hapë luftë Hizbullahut në Liban dhe në Siri qëndron pikërisht kjo frikë.”



Burimi : Medya Şafak