Nahxh ul Balaga do të përkthehet në gjuhën Wolof

Publikuar në Shk. 18, 2018, 3:23 a.m.

Qendra Kulturore Iraniane në Senegal nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) me Institutin Botues Muridiyya të Senegalit në Afrikë për bashkëpunimin në përkthimin e veprave islame dhe persiane në gjuhët e folura në Senegal.

Sipas faqes së internetit të Organizatës Islamike për Kulturë dhe Marrëdhënie, në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Grupit Këshillues për Afrikën, Sejjid Hassan Ismati, atasheu kulturor i Iranit në Senegal, theksoi rolin që iranianët kanë luajtur në historinë e Shkencave Islame.

Ai gjithashtu tha se qendra iraniane është e gatshme të bashkëpunojë me institutin në botimin e veprave iraniane dhe librave islamikë në Senegal.

Ai më tej  shpreson se marrëveshja do të jetë një hap pozitiv drejt për mësimin e gjuhës, letërsisë dhe civilizimit persian në shoqërinë senegaleze.

Përkthimi i thënieve të Imam Aliut ‘Nahxhuh ul-Balagha në gjuhën volof  do të jetë projekti i parë që do të udhëhiqet bashkërisht nga Qendra Kulturore Iraniane dhe Instituti Botues Muridiyya.

Libri Nahxh-ul-Balagha është një përmbledhje e predikimeve, parimeve, lutjeve, letrave dhe aforizmave të Imam Aliut (a.s.)  të përpiluar nga el-Sejjid  el-Sharif al-Radi rreth një mijë vjet më parë.

Wolof është gjuhë e Senegalit, Gambisë dhe Mauritaninë. Është gjuha e dytë më e përhapur në Senegal.

Islami është feja mbizotëruese në Senegal, ku 92 për qind e popullsisë së vendit vlerësohet të jetë myslimane.



Burimi : Quran News Agency