Bisedë sekrete Erdogan & Tillerson

Publikuar në Shk. 17, 2018, 1:09 a.m.

Dje janë takuar presidenti turk Rexhep Tajib Erdogan dhe sekretari shtetëror amerikan  Rex Tillerson në Ankara dhe kanë biseduar më shumë se tri orë. Temë e bisedimeve ishin çështjet e ndryshme, duke përfshirë marrëdhëniet bilaterale, zhvillimin e situatës në rajon,me theks të posaçëm në Siri dhe Irak.

“Gjatë takimit në pallatin presidencial Erdogani shprehimisht ka cek Tillersonit prioritetet dhe pritjet turke prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çështjet bilaterale dhe zhvillimin e situatës në rajon”.

Tillersoni gjendet në vizitë  pune dyditore në Turqi dhe pritet se do të takohet edhe me ministrin e punëve të jashtme të Turqisë Mevlut Çavushogllun me të cilin do të bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale e posaçërisht për mbështetjen amerikane”grupit terrorist YPG/PKK dhe ngjarjeve ndërkombëtare”.

Agjencionet e ndryshme kanë përcjell disa informata për bisedimet, por asnjërin nuk duhet marrë seriozisht, pasi që ky ishte një nga takimet më të rëndësishme në mes sekretarit shtetëror amerikan dhe presidentit turk, me ç’rast kanë biseduar më shumë se tri orë sekret , duke anashkaluar edhe protokollin, dhe atë pa përkthyes  zyrtar amerikan.

Në takimin sekret të mbajtur prapa dyerve të mbyllura ishin Rex Tillersoni, Rexhep Tajib Erdogani dhe Mevlut Çavushogllu i cili ka shërbyer si përkthyes i Erdoganit, pa përkthyes zyrtar nga të dyja palët, pa personel ndihmës dhe pa procesmbajtës. Pra, takimi shumë i pazakontë, të cilën mediat amerikane e kanë quajtur” shkelje të protokollit diplomatik”. Në të vërtet, si përkthyes ka shërbyer ministri turk Mevlut Çavushogllu, ndërsa CNN ka publikuar se State Departamenti ka theksuar se pas takimit Rex Tillersoni ishte tejet i kënaqur.

Sipas fjalëve të John Kirbit, i cili në administratën e ish presidentit amerikan Barack Obamasë iste zëdhënësi zyrtar i State Departamentit amerikan, mungesa e përkthyesit ishte” hap jashtëzakonisht i pakëndshëm”. Sikurse ka sqaruar Kirby, përkthyesi jo vetëm që do të mund të jepte përkthimin e saktë, por do të ishte edhe dëshmitar i asaj çka është biseduar në takim, të cilin Erdogani ka dashur me çdo çmim të anashkalojë për të mbetur sekret bisedat e tyre. Duke marrë Çavushogllun Erdogani nuk ka rrezikuar asgjë pasi që është ministri i tij i besueshëm. Pas takimit Rex Tillersoni  ka refuzuar të jap deklaratën për media, që e bën edhe më çuditshëm këtë takim të zhvilluar  në mes tyre.



Burimi : Logično