Dëshmia e Rusit i cili ka qenë pjesëtar i ISIS-it

Publikuar në Shk. 16, 2018, 1:19 a.m.

Ish luftëtari i ISIS-it ka dhënë intervistë për RT në të cilin ka treguar si se ka qenë i angazhuar nga ana e grupit terrorist dhe si ka rrezikuar jetën e tij për t’u kthyer në Rusi. Jurij Balakshin, shtetas rus i cili ka luftuar në radhët e ISIS-it në Siri, ka fol për RT për jetën e tij dhe zonën e konfliktit dhe ka thënë se ka qenë nën presionin që të bëhet vetëvrasës, pasi e ka humbur këmbën në sulmin ajror.

Balakshini, i lindur në Saratovë të Rusisë, ka arritur të kthehet në Rusi pasi që ka luftuar në radhët e ISIS-it dhe është shmangur përgjegjësisë penale për shkak të pranimit të fajësisë, pasi që ka pranuar të bashkëpunojë me Shërbimin sekret të sigurisë(FSB) dhe për faktin se nuk ka qenë i përfshirë drejtpërsëdrejti në luftë.

Para ca vitesh Jurij Balakshini, i cili rrjedh nga familja ortodokse, ka kaluar në Islam, dhe pas saj ka udhëtuar në Egjipt, duke lënë gruan dhe dy fëmijë në Rusi. Në Egjipt e ka kontaktuar personin i cili më vonë e ka rekrutuar për luftë në radhët e terroristëve të ISIS-it në Siri.”Atë që kam parë në Siri, lirisht them se nuk ka kurrgjë të përbashkët me Islamin. Kjo assesi nuk është ashtu si flasin për të tërhequr njerëz. Ata njerëzit i mashtrojnë”, ka cek pjesëtari rus i ISIS-it.

“Më kanë dhënë numrin e telefonit të personit i cili do të më ndihmonte të shkoja në Siri, jemi njoftuar dhe më ka dërguar në shtëpinë e tij. Më ka bindur se çdo gjë është në rregull dhe kurrgjë nuk do të më ndodh”. Por, pas kalimit të kufirit sirian, Jurijin dhe vullnetarët tjerë i ka prit grupi i meshkujve të armatosur.

“Menjëherë na kanë marrë dokumentet dhe celularët. Për mua ishte shok. Ndihesha i pafuqishëm. Menjëherë më ishte qartë se nuk do të mundem lehtë të iki”. Jurini nuk ishte dërguar në luftë, por i ishte urdhëruar që të ruajë depon në qytet në kontrollin e ISIS-it. Rusi theksoi më tutje se askush nuk është përpjekur që tregojë pakënaqësi ose të shtrojë pyetje, pasi që njerëzit të cilët shkaktonin probleme , atyre iu humbej gjurma.

“Nuk kam parë se dikush a është rrahur apo vrarë, por kam marrë vesh se dikë në rast e çojnë më atë nuk e shihte askush”, ka thënë Balakshin, duke shtuar se”ishte e pamundur të lëshoje vendin gjallë”, pasi që në dezertorët është shtënë dhe kryesisht ishin vrarë apo burgosur. Pasi që ka vendosur të rrezikojë jetën e tij duke u përpjekur të ik, Balakshini u plagos rëndë në sulmin ajror.

“Gjersa isha në spital m’u afrua njeriu i cili u përpoq të më bind të bëhem vetëvrasës. Më ka thënë se kam mbetur pa këmbë dhe çfarë tjetër mund të bëjë?, ka deklaruar Balashkini dhe ka shtuar se nuk guxojë të refuzojë, për të mos ngjall tek tjerët dyshime. Pas operimit kirurgjik dhe rehabilitimit, kam vendos protezën në këmbë dhe në mënyrë të fshehtë kam kërkuar dikë që do të më ndihmojë që të ik. Çmimi i lirisë ishte rritur në mënyrë të dukshme dhe ka arritur  2000 dollar. Personi i cili ka pranuar të më ndihmojë, më ka drejtuar në territorin nën kontrollin e Ushtrisë së lirë siriane, në të cilin Balashkini ka gjet personin të cilit i ka paguar që ta dërgojë gjer te kufiri turk.

Balakshini deklaroi se gjersa ka udhëtuar me autobus nëpër Turqi, ka ndier gëzim të madh. Tek kur është kthyer në Siri ka kuptuar se ka arrit të ik nga ISIS-i.

Përkundër faktit se legjislacioni rus i shpall dënimet rigoroze për pjesëmarrje në grupe terroriste, ai ka vendos të dorëzohej organeve të sigurisë ruse.



Burimi : Logično