Ajetullah Makarem Shirazi: Namazi i Xhumasë duhet t'i bëjnë njerëzit të lëvizin drejt zgjidhjes së problemeve sociale

Publikuar në Shk. 16, 2018, 1:13 a.m.

Në një takim me Huxhxhat al-Islam Haxhi  Ali Akbari, kreu i Këshillit të Politikave për Udhëheqësit e Namazit të Xhumave, Ajetullah Makarem Shirazi përmendi rëndësinë e Namazit të Xhumasë në Islam dhe tha,

"Namazi i Xhumasë është  pasuri shumë e madhe që ishte lënë pas dore dhe vlerat e saj ishin mohuar për një kohë të gjatë, por falë Zotit, Revolucioni Islamik e ringjalli Namazin e Xhumasë  në Iran ".

Ajetullah Makarem Shirazi vazhdoi duke thënë:

"Namazi i Xhumasë  duhet t'i bëjnë njerëzit të lëvizin drejt zgjidhjes së problemeve sociale." Dijetari shtoi: "Ajetet kur’anore, hadithet dhe transmetimet, historia e Islamit dhe nevojat e shoqërisë duhet të shënohen në predikimet. Udhëheqësit e Namazit të Xhumasë duhet të studiojnë materiale të reja për predikimet në çdo javë. "

Eminenca e Tij dëshiron sukses për kreun e ri të Këshillit të Politikave për Udhëheqësit e Namazit të Xhumave dhe shpreson se ai do të krijojë një evolucion në çështjet kulturore të xhumasë.



Burimi : Hawza News