NË Kinë: Teknologjia NANO e Repulikës Islamike të Iranit eksportohet në 47 vende të botës

Publikuar në Shk. 15, 2018, 12:47 a.m.

Drejtori shtabit për zhvillimin e teknologjisë nano të Republikës Islamike të Iranit, njoftoi se 376 produkte të kësaj teknologjie që janë prodhuar nga 147 kompani iraniane janë eksportuar në mëse 47 vende të botës.

Reza Asadi’fard i pranishëm në takimin e 11-të të komisionit të industrisë dhe minierave të dhomës së tregtisë së Teheranit njoftoi për hapjen e qendrës së përbashkët të Iranit dhe Kinës në teknologjinë nano. Kjo qendër është hapur në parkun teknologjik të qytetit Suzhou në Kinë. 5 miliard dollarë produkte të teknologjisë nano në Iran janë eksportuar në Kinë nëpërmjet kësaj qendre. Z. Asadi’fard ndër të tjera shtoi se sipas parashikimeve niveli i eksportit të produkteve nano në vitin 2025-2026 do të arrijë në 10 miliard dollarë. Irani është një prej vendeve të zhvilluara në teknologjinë nano. Ky vend për nga prodhimet shkencore me anë të teknologjisë nano renditet i gjashti në botë