Avionët ushtarak të Arabisë sulmojnë 3 qytete të Jeminit , 12 mijë civilëve Jemanas iu është marrë jeta

Publikuar në Shk. 14, 2018, 6:40 p.m.

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite ditën e hënë kanë bombarduar rajone të ndryshme në Jemen.

Agjencia Masira e lajmeve njofton se avionët luftarakë të Arabisë Saudite dje kanë sulmuar të paktën 3 herë qytezën Servan në provincën Mareb në qendër të Jemenit. Rajoni Raka në provincën Saade në veri të jemenit gjithashtu ishte objektiv i sulmeve me raketa të ushtarakëve sauditë. Avionët dhe mercenarët sauditë kanë sulmuar edhe provincën Taiz në jug të Jemenit.

Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit.

Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.