Erdogani dhe mbreti Salman zhvillojnë biseda telefonike ndërsa Damasku deklaron se Turqia dhe Arabia Saudite mbështesin grupet terroriste në Siri.

Publikuar në Shk. 14, 2018, 6:38 p.m.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe mbreti saudit Salman bin Abdul Aziz zhvilluan të martën një bisedë telefonike për marrëdhëniet dypalëshe dhe krizën siriane.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Erdogan dhe mbreti Salman në këtë bisedë telefonike theksuan rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë, gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën në këtë vend dhe rritjen e bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në këtë drejtim. Gjatë kësaj bisede, dy liderët u dakorduan se rëndësia e ruajtjes së integritetit territorial dhe zgjidhja e krizës me mjete politike në Siri është qëndrim i Ankarasë dhe Riadit.

Damasku ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se Turqia dhe Arabia Saudite mbështesin grupet terroriste në Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.