Për Çekinë Kosova bën hapa mbrapsht

Publikuar në Shk. 14, 2018, 6:29 p.m.

Ish-diplomati çek, Jan Kavan, ka filluar një peticion për tërheqjen e njohës për Kosovën nga Republika Çeke.

Po ashtu lidhur me këtë është raportuar se do të organizohet edhe një protestë, ku pritet t’i bashkohet edhe presidenti Milosh Zeman.

“Shpresojmë që kërkesës sonë do t’i bashkohet edhe presidenti Milosh Zeman”, kanë thënë organizatorët e protestës dhe peticionit, shkruan Novosti.

“Njohja e shtetit të vetëshpallur të shqiptarëve të Kosovës ishte një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare nga ana e qeverisë çeke”, thonë ata.