Bill Gates -“Shpërthim epidemie në 10-15 vitet e ardhshme”

Publikuar në Shk. 11, 2018, 8:57 p.m.

Mes 2014 dhe 2016, virusi Ebola vrau më shumë se 11,000 njerëz në Afrikë Perëndimore.

Kjo bëri që të nisej një iniciativë për të identifikuar të gjitha sëmundjet vdekjeprurëse dhe për t’iu përgjigjur atyre në mënyrë efektive.

Skema, që u bë nga Qendrat Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, u quajt Agjenda Globale e Shëndetit dhe operonte në 49 shtete.

Financimi i programit, siç raportohet nga The Wall Street Journal, pritet të përfundojë duke iu dhënë fund kështu operacioneve për kontroll të sëmundjeve në 39 shtete deri në vjeshtën e vitit 2019.

Kombet e përfshira në këto shkurtime përfshijnë Kinën, Haitin, Ruandën, Indonezinë dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Bill Gates frikësohet se një sëmundje e re dhe e panjohur mund të vrasë një numër të madh njerëzish deri në vitin 2019.

Në një op-ed për Business Insider, ai shkroi:

“Qoftë nëse kjo ndodh për shkak të natyrës ose dorës së një terroristi, epidemiologët thonë se një patogjen ajror që po lëviz me shpejtësi të madhe mund të vrasë më shumë se 30 milionë njerëz në më pak se një vit”.

“Dhe thonë se ekziston një probabilitet i arsyeshëm se bota do të përjetojë një shpërthim të tillë epidemie në 10-15 vitet e ardhshme”.