Ilustrim i Ballkanit drejt Evropës

Publikuar në Shk. 11, 2018, 8:56 p.m.

Komisioni Evropian më 6 shkurt prezantoi Strategjinë e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë Strategji Kosova u prezantua e barabartë me shtetet tjera të rajonit tonë, mirëpo jo edhe e barabartë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Sipas Strategjisë, dy vendet që kanë ecur më së shumti në këtë drejtim janë Serbia dhe Mali e Zi, të cilat që një kohë i kanë hapur negociatat me BE-së për anëtarësim dhe pritet që në vitin 2025 të jenë anëtare.

Sigurisht, gjatë kësaj rruge për Serbinë është kush vendosja e marrëdhënieve të plota me shtetin e Kosovës.

Në anën tjetër, Shqipëria dhe Maqedonia janë vendet që e kanë marrë statusin e kandidat, por ende nuk i kanë hapur negociatat. Pas tyre vije Bosnja, e cila nga nëntë hapa drejt futjes në BE, e ka bërë vetëm hapin e dytë. Bosnja dhe Hercegovina e ka plotësuar vetëm aplikacionin për anëtarësim.

Dhe krejt në fund është Kosova, e cila sapo ka hyrë në rrugën e gjatë të anëtarësimit me BE-në duke e nënshkruar MSA-në, Marrëveshjen e Asociim Stabilizimit. Ky është hapi i parë drejt plotësimit të kushteve për t’u bërë anëtare e BE-së.