Si e sheh Irani operacionin ‘Afrin‘ të Turqisë?

Publikuar në Shk. 11, 2018, 8:32 p.m.

Irani i cili ka mbetur relativisht i heshtur ndaj operacionit të Turqisë në veri të Sirisë, konsideron një numër të mundësive komplekse, duke përfshirë nxitjen e grupeve kurde në të gjithë rajonin. Irani, një lojtar me ndikim në Siri, për operacionin zgjodhi një linjë midis kundërshtimit total dhe pranimit total.

Erdhën reagime të ndryshme nga palët të cilat janë të përfshira në krizën e Sirisë sipas mënyrës se si u lexuan qëllimet dhe reflektimet e operacionit ushtarak të Turqisë në Afrin, që filloi si një operacion i njëanshëm kundër luftëtarëve kurd. Përderisa SHBA-ja e cila mbështet forcat kurde në përbërje të Forcave Demokratike të Sirisë (SDG), duket se është kundër operacionit, Rusia e ka pranuar operacionin në heshtje.

Reagimi i parë i Teheranit erdhi nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Behram Kasimi. Zëdhënësi shprehu "shpresë" se fushata Afrin do të përfundojë së shpejti në mënyrë që të parandalojë rritjen e paqëndrueshmërisë në Siri me 21 Janar. Kasımi i cili tha se “i kishte përcjell zhvillimet e fundit nga afër dhe me ankth”, theksoi nevojën për "mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë dhe respektimin e qeverisë kombëtare të vendit". Të nesërmen, shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, gjeneral-major Muhammad Hussein Bakiri zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk Hulusi Akar. Pala iraniane sërish theksoi nevojën për të ruajtur integritetin territorial të Sirisë, por u zmbraps nga thirrja ndaj Turqisë për t’i dhënë fund operacionit.

Sipas këtyre shpjegimeve, mund të thuhet se Irani ka miratuar një qëndrim mjaft modest ndaj operacionit turk. Irani nuk e dënoi drejtpërdrejt operacionin, por as nuk e mbështeti.

Kur shqyrtohen arsyet e këtij qëndrimi, së pari duhet të theksohet kjo pikë: Një nga vështirësitë kryesore për Iranin pas periudhës së Shtetit Islamik ISIS, është dëshira e Uashingtonit për të mbrojtur dhe për të rritur ndikimin e vet në Siri, duke përdorur forca ‘përfaqësuese’ si SDG. Shtetet e Bashkuara, të cilat më parë nuk arritën të krijonin një opozitë të armatosur efektive, shfaqën një përvojë më të suksesshme me SDG-në. Shpëtimi i Rakka-së nga ISIS ishte suksesi më i madh i SDG-së. Nëse mendohet se një pjesë e konsiderueshme e SDG-së përbëhet nga luftëtarët kurd, operacioni i Turqisë ‘Afrin’ do të thotë goditje për ndikimin në rritje të SDG-së dhe për ndikimin e SHBA-së.

Në këtë kontekst, dënimi dhe paralajmërimi i hapur i Ankarasë për mbështetjen e Uashingtonit ndaj grupeve kurde siriane dhe për planet ushtarake në veri të Sirisë, në fakt, nënkupton se është duke u larguar nga aleatët e saj të mëparshëm të NATO-s. Nuk është sekret se kjo çarje e cila filloi me përpjekje të pasuksesshme për grusht shtet në Turqi në korrik të vitit 2016, është mirëpritur nga ana e Teheranit. Kjo rrjedh, në aspektin e Teheranit, do të thotë që SHBA-ja përballet me pengesa të reja në politikën e saj të izolimit ndaj Iranit.

Duhet të llogaritet gjithashtu se Irani në përgjithësi është i shqetësuar për ndjenjat separatiste të kurdëve në rajon. Nëse kurdët arrijnë të mbrojnë sovranitetin e tyre në Siri veriore, në hapin e ardhshëm, ata do të kërkojnë autonomi edhe nëse nuk janë të pavarur nga qeveria e Damaskut qendror. Kur mendohet dëshira e kurdëve të Irakut për pavarësi, e cila ende nuk është ftohur, kjo situatë mund të rindezë çështjen kurde në rajon dhekrijon shqetësime të mëdha jo vetëm për Damaskun, por edhe për Teheranin, Ankaranë dhe Bagdadin.

Edhe një pikë tjetër e fundit por, po aq e rëndësishme është të qenurit Irani i kënaqur të paktën nga marrëveshja e tanishme ‘Afrin në këmbim të Idlibit”, mes Turqisë dhe Rusisë.

Me fjalë të tjera, është e kuptueshme që Moska me Teheranin arrijnë në këtë përfundim: Nëse lejohet që Anakaraja të marrë atë që dëshiron në Afrin, edhe qeveria siriane mund të marrë përsëri rajonet nën kontrollin e grupeve rebele në Idlib, të mbështetura nga Turqia. Nga ky këndvështrim, Turqia e cila u bë çështja kryesore e integritetit të veriut me Sirinë në të ardhmen, si një shtet me objektiva legjitime të sigurisë kombëtare, do të jetë një bashkëbisedues më i lehtë nga lojtarët jo shtetëror si kurdët apo grupet e tjera të armatosura , qëllimet e të cilëve janë ende të paqarta.

Megjithatë, të gjitha këto të vërteta nuk arritën që Irani të merr një qëndrim mbështetës për operacionin Afrin. Por pse?

Së pari, ndryshe nga Turqia, Irani është i kujdesshëm që të mos ofendojë grupet e ndryshme kurde në rajon. Irani e priti Presidentin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit në Irak (KBY), Neçirvan Barzanin, me 21 janar, kur operacini ‘dega e ullirit’ sapo kishte filluar. Gjatë vizitës së tij në Teheran, Barzani theksoi se territoret e KYB-së (Bashkimit Patriotik të Kurdistanit) nuk do të përdoreshin kundër Republikës Islamike, por gjithashtu shprehu mbështetje për integritetin e Irakut. Koha e vizitës mund të interpretohet si një sinjal se përderisa Irani i respektonë interesat themelore të kurdëve në rajon, ai është i gatshëm t'u drejtohet atyre.

Në këtë kontekst, Irani ka këtë shqetësim: Nëse duke shkuar përtej qëllimit të deklaruar, tenton të pastrojë të gjithë Sirinë e veriut nga grupet kurde, Turqia mund të mobilizojë dhe të radikalizojë jo vetëm kurdët në Siri, por në të gjithë rajonin  gjë që mund të rrisë në terësi paqëndrueshmërinë rajonale. Ndërkohë, siq shihet nga refuzimi i grupeve kurde për të marrë pjesë në Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian, në Soçi të Rusisë, problemet që do të përjetohen në procesin politik mund t’i japin përsëri vrull grupeve radikale dhe terroriste dhe kaosi në Siri mund të thellohet në terësi. Kështu, edhe Kasimi vuri në dukje këtë çështje dhe paralajmroi se: “Kriza në Afrin mund të hap rrugë për ri-fuqizimin e grupeve terroriste”.

Së fundi, kur thuhet se operacioni i Ankarasë mund të zgjerohet drejt lindjes, deri në Menbiç, kjo mund të nënkuptoj se takimi i ushtrive turke dhe siriane në Aleppo, ka qëllime edhe më të mëdha se eliminimi i kurdëve të Turqisë. Turqia mund të dëshiroj që të krijoj një sferë të përhershme të ndikimit në veri të Sirisë, por kjo nuk është diçka që Irani mund t’a pranoj.

Përfundimisht, gërshetimi të faktorëve pozitiv dhe negativ e shtynë Iranin që të miratojë një qëndrim të matur ndaj lëvizjes ushtarake të Turqisë. Por, ky qëndrim, si një qëndrim i varur nga zgjidhjet që do të bëjë më pas  Ankaraja në Siri, mund të ndryshoj në çdo moment.



Burimi : İntizar.web