Siria rrëzoi avionin sulmues izraelit

Publikuar në Shk. 10, 2018, 11:30 p.m.

Gjatë sulmit të avionëve izraelite në Siri janë shkrepur raketat kundër ajrore nga forcat siriane, pas së cilës janë dëgjuar sirenat alarmuese në veri të Izraelit. Ushtria izraelite ka publikuar se ka rrëzuar dronin(fluturaken pa pilot) iranian i cili ka hyrë në Izrael, pas së cilës Izraeli ka gjuajtur caqet ushtarake në Siri. Më tutje theksohet se avionët izraelit janë përballur me mbrojtjen e fuqishme kundërajrore me ç’rast është qëlluar një avion luftarak pas së cilës pilotët me parashuta janë katapultuar nga avioni i tyre i qëlluar i cili ka rënë në veri të Izraelit. Të dy pilotët janë plagosur dhe hospitalizuar në një spital ushtarak në veri të Izraelit.

Shpërthimet  janë dëgjuar edhe në Liban, në afërsi të kufirit sirian. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Xhonatan Konrikus ka deklaruar për media se Irani është përgjegjës  për këtë shkelje të sovranitetit izraelit. Ushtria cek se është duke e përcjell ngjarjen dhe është e gatshme për çfarëdo aksioni të mëtutjeshëm.

Libani ka reaguar pasi që Izraeli ka shfrytëzuar hapësirën e tij ajrore për sulmin e kryer kundër Sirisë dhe ka porositur se do të ankohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ministria e punëve të jashtme libaneze  mbështet  drejtën legjitime të Sirisë të përgjigjet kundër agresionit izraelit. Në deklaratë për media ceket se politika agresive izraelit kërcënon stabilitetin në rajon dhe ka bërë thirrje shtetet të cilët janë të shqetësuara të frenojnë Izraelin.

Izraeli sot ka kumtuar se droni iranian ka hyrë në hapësirën ajrore të Izraelit nga Siria. Ministria e punëve të jashtme iraniane ka hedh poshtë pretendimet izraelite si qesharake , ka lajmëruar televizioni shtetëror izraelit.



Burimi : Global Cir