Thaçi pritet me protesta ne Podgorice!

Publikuar në Shk. 10, 2018, 10:50 p.m.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi Igor Llukshiç, kanë vlerësuar se marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Podgoricës janë të mira dhe miqësore dhe se disa çështje të pazgjidhura së shpejti do të tejkalohen. Thaçi po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi, për herë të parë në këtë shtet.
Miqësia e popullit të Kosovës dhe e malazezëve është shumë e gjatë dhe e mirë  është një miqësi më e vjetër se shtetet tona dhe paraqet model edhe për vendet e tjera. Unë jam sot këtu për të punuar, për të thelluar këtë bashkëpunim ndër-institucional midis Kosovës dhe Malit të Zi , ka thënë Thaçi.

 

Edhe homëologu i tij malazez është shpehur në të njëjtën frymë, duke thënë se marrëdhëniet midis dy vendeve janë përmbajtjësore. Llukshiç ka kujtuar se, vitin e kaluar, janë nënshkruar nëntë marrëveshje midis Malit të Zi dhe Kosovës. Në këtë kontekst, këtë vit duhet të ndikojmë qënë nivelin e ekspertëve, sa më shpejt të përfundojë puna e demarkacionit të kufirit dhe të përgatisim gjithëka për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje gjatë vitit 2015 ka thënë Llukshiç.

Thaçi në Podgoricë është pritur me protesta të personave të zhvendosur nga Kosova dhe të një pjese të opozitës pro-serbe.

Zëvendës kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi i është organizuar një  pritje e mirë nga autoritetet malazeze, por janë gazetarët ata që nuk e kanë lënë rehat duke ia kujtuar akuzat për krime lufte.Përveç serbëve të Malit të Zi që nuk janë pajtuar me këtë intervistë,Thaçi është ballafaquar me pyetje të pakëndshme të gazetarëve të  cilat ia kanë kujtuar akuzat e vjetra për krime lufte.