Skandal me celularët Samsung në LOD-2018

Publikuar në Shk. 10, 2018, 2:21 a.m.

Edhe pse Lojërat olimpike dimërore(LOD) janë hapur në PyeongChang në Korenë Jugore , ka shpërthyer skandal i paparë i cili ka sjell rebelim në mesin e sportistëve dhe ka përfunduar me notë diplomatike.

Organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore kanë planifikuar që çdo njërit prej 4000 sportistëve pjesëmarrës në lojëra olimpike dimërore t’ju dhurojnë nga një smartphone GalaxyNote 8 me vlerë prej 1100 dollarëve,  pas së cilës vetëm sportistët nga Irani dhe Koreja Veriore nuk i kanë marrë dhuratat e premtuar, celularët smartphon nga kompania me renome botërore Samsungu.

Sikurse raportojnë mediat dhuratat nuk i kanë marrë pasi që këto dy vende gjenden nën sanksionet e Kombeve të Bashkuara  dhe këto do të paraqitnin shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Iranianët kanë bërë thirrje prodhuesit jug korean të pajisjes elektronike Samsung si fajtor që sportistët e tyre nuk kanë marrë si dhuratë smartphonate e premtuar nga Samsungu.

“Në qoftëse Samsungu nuk kërkon falje për këtë ngjarje të pazakonshme kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona ekonomike me Samsungun”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës Islame të Iranit. Behram Kasemi.

Zëdhënësi zyrtar i Samsungut është deklaruar nëpërmes  kumtesës dërguar mediave  se për shpërndarjen e dhuratave  ka qenë i ngarkuar vetëm Komiteti Olimpik Ndërkombëtar(MOK-u), ndërsa ka premtuar se  së shpejti edhe sportistët iranian dhe koreo-verian do të marrin si dhuratë celularët e premtuar nga kompania e njohur e prodhuesëve të smartphonave,Samsungu nga Korea Jugore.