Eksperti australian: Pas revolucionit Irani shënoi progrese të rëndësishme

Publikuar në Shk. 10, 2018, 2:17 a.m.

Një ekspert australian vuri në dukje se Irani ka arritur të mbrojë kufijtë e saj përkundër vuajtjeve të mëdha dhe vështirësive në luftën në Irak, duke shënuar progres të rëndësishëm dhe arritje në fushën e shkencës gjatë Revolucionit Islamik.

Haines Gartner, ish drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Politikave dhe këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili dha një deklaratë për Agjencinë e Lajmeve Tasnim në 39 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik, duke vënë në dukje arritjet e Revolucionit Islamik, sidomos në shkencë, e cilësoi si të vlefshme dhe të rëndësishme përparimet e Revolucionit Islamik viteve të fundit në fushën e shkencës. Duke vënë në dukje se shkencëtarët iranianë kanë arritur sukses të madh pavarësisht sanksioneve të Perëndimit për Iranin, eksperti theksoi se iu dha mësim nxënësve të suksesshëm iranian.

Duke iu referuar dallimit midis Revolucionit Islamik dhe revolucioneve të tjera, mësuesi australian u spreh se: “Pothuajse të gjitha revolucionet, pas periudhës revolucionare i arrijnë qeveritë normale me politikë të përgjegjshme të jashtme dhe marrëdhënie të qëndrueshme të brendshme. Pas revolucionit amerikan të vitit 1776, presidenti i parë Wilson u zgjodh në 1789. Pas revolucionit francez të vitit 1789, qeveria franceze u kthye në normale në vitin 1815 pas luftërave të Napoleonit. Edhe arritjet e revolucionit rus gjithashtu u zhdukën me ndihmën e regjimit komunist. Irani duhet të marrë mësime nga këto përvoja historike.”

Imam Humeini ishte burim i shpresës

Profesori Gartner vazhdoi me fjalët e tij, duke iu referuar personalitetit të Imam Humeinit si Udhëheqës të Revolucionit Islamik të Iranit, theksoi se njerëzit me tendenca dhe perspektiva të ndryshme politike në Iran dhe madje edhe jashtë vendit, i besojnë Imam Humeinit i cili arriti të zëvendësoj sistemin e ri duke i dhënë fund regjimit despotik Shah dhe e shohin atë si burim shprese.

Marrëdhëniet Iran-SHBA u përkeqësuan gjatë periudhës së Trumpit

Ndërsa, në lidhje me arsyjen e përkeqësimit të marrëdhënieve të Perëndimit me Iranin, pas Revolucionit Islamik, ai deklaroi se marrëdhëniet midis Iranit dhe SHBA-së nuk duhet të përkeqësohen aq shumë; se vendet perëndimore dhe islamike mund tëformojnë marrëdhënie të mira; se shkaku i kësaj çështjeje nuk është sekti dhe madje se marrëdhënia e presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Carter me Shahun ishte e keqe.

Duke tërhequr vëmendjen ndaj keqkuptimeve të ndërsjellta midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Gartner tha se pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, mundësia për Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre me Iranin u zhduk nga ardhja e Trumpit në pushtet dhe marrëdhëniet e SHBA-së me Iranin u përkeqësuan, por vendet evropiane nuk duan të ndalojnë marrëdhëniet e tyre politike dhe ekonomike me Iranin.

Duke theksuar të drejtën e vendeve për të shtuar pushtetin, eksperti australian tha se mbrojtja e vendeve dhe aftësitë ushtarake duhet të mbrohen.

Ndihma Perëndimore ndaj Irakut në luftë

Profesori i shquar australian vuri në dukje se Perëndimi i ka dhënë ndihmë Irakut gjatë luftës 8-vjeqare të Irakut me Iranin, dhe duke kujtuar se për shkak se mendonin se Iraku dhe Sadami mund t’a dobësojnë Iranin, fuqitë e mëdha i dhanë armë në masë të madhe këtij vendi dhe se Irani ka parë humbje të mëdha në këtë luftë, shtoi se Irani i ka mbrojtur kufijtë e vetë, pavarësisht faktit se ka dhënë shumë sakrificë dhe ka përjetuar vështirësi.



Burimi : Tasnim News Agency