Ajetullah Bashir al-Naxhafi i këshillon femrat të ndjekin Zonjën Fatime

Publikuar në Shk. 10, 2018, 2:11 a.m.

Ajetullah Bashir al-Naxhafi i këshilloi femrat e Irakut që t'i rrisin fëmijët sipas doktrinës dhe mësimeve të Ehl ul- Bejtit (a.s.), në mënyrë që ata të jenë në gjendje të luftojnë të gjitha mendimet e korruptuara që po planifikojnë të devijojnë rininë muslimane nga rruga e tyre e drejtë e fesë ".

Në një takim me nënat e dëshmorëve irakianë nga qyteti Jussufia, të martën, më 23 janar, 2018, kleriku i lartë, Ajetullah Bashir al-Naxhafi, tha:      "Qyteti i Jussufia ka ofruar shumë dëshmorë gjatë luftës kundër terroristëve të ISIS-it, jetët dhe sakrificat e të cilave rezultojnë me fitoren e forcave të Rezistencës. Këta dëshmorë ishin të vendosur në besimin e tyre dhe sakrificat e tyre çuan në një fitore hyjnore që mbronte mësimet dhe shenjtëritë e vërteta islame ".

Ai shtoi: "Islami është një burim krenarie dhe dinjiteti për besimtarët; ne duhet të jemi mirënjohës ndaj Allahut të Plotfuqishëm për bekimet e tij dhe të lutemi për këmbënguljen tonë në rrugën e Allahut. Ne duhet t'i lutemi Allahut të Plotfuqishëm që besimi ynë të shërbejë si një mjet për të fituar lumturinë,  bekimin e Tij në këtë jetë, si dhe në botën tjetër. "

Ajetullahu i madh Bashir al-Naxhafi i këshilloi femrat e Irakut që t'i rrisin fëmijët sipas doktrinës dhe mësimeve të Ehl ul Bejtit (a.s.),  në mënyrë që ata të jenë në gjendje të luftojnë të gjitha mendimet e korruptuara që po planifikojnë të devijojnë rininë muslimane për rrugën e tyre të drejtë të fesë ".

"Femrat duhet të marrin shembull Zonjën Fatime (a.s.) si model të tyre në jetë dhe të vazhdojnë rrugën e saj të veprave të drejta." tha në fund, Ajetullah   Bashir al-Naxhafi.



Burimi : Hawza News