Lideri: Armiqtë janë duke përdorur të gjitha mënyrat për të zhdukur Revolucionin Islamik të Iranit

  • Udhëheqësi i Irevolucionit Islamik të Iranit ka pritur pranë tij komandantët dhe personelin e Forcave Ajërore të Iranit dhe Bazën Mbrojtëse Ajërore të vendit Khatam al-Anbia më 8 shkurt të vitit 2018.
Publikuar në Shk. 10, 2018, 2:05 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejid Ali Khamenei ka paralajmëruar se armiqtë po përdorin çdo mjet të muundshëm në dispozicion e tyre, duke përfshirë këtu edhe hapësirën kibernetike si dhe sanksionet, për të shteruar besimin që populli iranian ka në lidhje me Revolucionin Islamik të vitit 1979.

Ajetullah Khamenei i ka shprehur këto komente të tij gjatë një takimi të zhvilluar gjatë ditës së enjte me komandantët dhe personelin e Forcave Ajrore të Iranit dhe Bazën e Mbrojtjes Ajëroretë vendit, Khatam al-Anbia.

Udhëheqësiëshë shprehur se “Armiku është i vendosur që të parandalojë e vazhdueshmërinë dhe këmbënguljene Revolucionit; ai përdor çdo mjet të mundshëm në dispozicion e tij për ta arritur këtë qëllim.”

Ajetullah Khamenei ka vënë në dukje se përveç përdorimit të hapësirave kibernetike për këtë qëllim, armiku mbështetet gjithashtu edhe në sanksionet që kanë ndikim në jetën e popullit iranian, meegjithatë deri më tani ata nuk kanë mundur të dobësojnë besimin e këtij populli në Revolucion, pasi iranianët ka mbetur vigjilentë përballë këtyre skenareve të ndryshme.

Ajetullah Khamenei ka theksuar se pavarësisht të gjitha armiqësive, Revolucioni Islamik vazhdon të jetë “i gjallë dhe në rritje.”

Udhëheqësi tërhoqi vëmendjen përsa i përket tubimeve që pritet të zhvillohennë rang mbarëkombëtarë që shënojnë 39 vjetorin e Revolucionit, duke u shprehur se këtë vit do të shënohet një pjesëmarrje edhe më të madhe se herët e tjerasi në kundërpërgjigje kundrejt sfidave të pozicioneve të fundit armiqësore që kanë ndërmarrë zyrtarët amerikanë kundër Republikës Islamike.

Ajetullah Khameneiështë shprehur se “Duke pasur parasysh deklaratat e pakuptimta të disa zyrtarëve amerikanë, njerëzit [iranianë] mendojnë se armiku ështëduke qëndruarënë pritë që të veprojë me agresion dhe armiqësi kundrejt tyre.” Më pas është shprehur se “”Këtë vit pjesëmarrja e njerëzve do të jetë më e fuqishme se kurrë dhe të gjithë do të marrin pjesë, me lejen e Allahut.”

Në vazhdim të fjalimit të tij, Ajetullah Khamenei i ka bërë thirrje zyrtarëve të vendit që të rrisin edhe më shumë përpjekjet e tyre për të çrrënjosur korrupsionin dhe diskriminimin në administratë dhe që të punojnë edhe më shumë për të përmirësuar jetën e njerëzve.

Udhëheqësika theksuar se Revolucioni Islamik është një revolucion me “populloritet” dhe sepër këtë arsye, duhet që t'i jepet prioritet në çdo agjendë mundshme.

SHBA-ja krijoi Daeshin

Udhëheqësi është shprehur se amerikanët janë ata qëkanë krijuar grupin terrorist Takfiri, Daesh dhe presidenti aktual i SHBA-sëe ka referuar më parë këtëçështje gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Ai ka vazhduar edhe më tej në lidhje me këtë çështje për t’u shprehur se “Përveç se e kanë krijuar vetë Daesh-in, amerikanët i kanë mbështetut këta terroristë dhe organizata të ndryshme brutale të SHBA-së, si për shembull Blackëater me shumë mundësi kanë qënë përgjegjëse për trajnimin e këtyre terroristëve në përdorimin e disa masave të dhunshme dhe brutale, megjithatë përkundër të gjitha këtyre brutaliteteve dhe mizorive qeveria amerikane pretendon se është në të vërtetë mbrojtëse e të drejtave të njeriut, më të dobtëve dhe të drejtave të kafshëve nëpërmjet propagandëssë saj ndërkombëtare.”

Ajetullah Khamenei ka deklaruar gjithashtu se “Sot, administrata amerikane është organizata më e ashpër dhe e pamëshirshme në botë, madje është edhe më e keqe se vetë Daesh-i masakrues.”

Shtypja e SHBA-së kundrejt Palestinës dhe Jemenit

Gjithashtu, Udhëheqësi ka përshkruar edhe shtypjen 70-vjeçare të Shteteve të Bashkuara kundër kombit palestinez dhe mbështetjen që Amerika po i jepmasakrës saudite të Jemenit si dy shembuj të dukshëm që tregojnë për shtypjen amerikane.

Ai është shprehur se “Infrastruktura e Jemenit dhe njerëzit e shtypur të këtij vendi janë duke u bombarduar çdo ditë nga aleatët amerikanë me armë amerikane, megjithatë qeveria amerikane nuk po proteston kundër kësaj gjëje dhe poi jep asnjë rëndësi dhe në vend të kësaj ngren edhe pretendimi të rrema dhe të pabazuara në prova se Iranipo dërgon raketa duke treguar disa pjesë metalike të gjetura andej këndej.”

Më pas ai ka ngritur pyetjen “Ndërsa njerëzit e Jemenit gjenden nën rrethim, si është e mundur të dërgohen raketa?”

Më 4 nëntor të vitit 2017, një raketë e lëshuar nga Jemeni ishte drejtuar drejt Aeroportin Ndërkombëtar të Khalidit pranë kryeqytetit saudit, Riad.

Në dhjetor të vitit që lamë pas, ambasadorja amerikanepër OKB-në, Nikki Haley ka parashtruar një tub të zjarrtë dhe materiale të tjera që ajo pretendonte se ishin nga raketat balistike të prodhuara nga Irani. Ajo pretendoi se këto “prova” evidentojnë shkeljen që Irani i ka bërë rezolutave të Kombeve të Bashkuara, të cilat ndalojë transferimin e armëve për luftëtarët e Jemenit të Husi Ansarullahut.

Edhe Irani edhe husit e kanë mohuar me forcë një pretendim të këtillë.

Për më tepër, një panel i emëruar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka deklaruar se nuk është parashtruarasnjë provë për të mbështetur pretendimet se raketat ishin transferuar për tek husit nga burime të jashtme.



Burimi : Press TV