Sejid Ali Humeini: Askush, Përveç Ajetullah Hamaneit Nuk Mund T’a Mbush Vendin e Imamit

Publikuar në Shk. 9, 2018, 2:28 a.m.

Nipi i të ndjerit Imam Humeinit, Sejid Ali Humeini deklaroi se: “Ne jemi të nderuar për praninë e Ajetullah Hamaneit, dhe besojmë se pas Revolucionit askush tjetër përveç tij nuk mund ta mbushë vendin e Imamit ".

Nipi i të ndjerit Imam Humeinit, Sejid Ali Humeini, në fjalimin e bërë në tyrben e themeluesit të Republikës Islamike, duke vënë në dukje seancën e njohur të Asamblesë së Ekspertëve të Udhëheqjës në 1368, për zgjedhjet për Udhëheqje, u shpreh se: “Jemi të nderuar se është një person që ka hedhur poshtë pozitën e autoritetit në krye të qeverisë”, dhe shtoi se: “pas Revolucionit askush tjetër përveç tij(Ajetullah Hamaneit) nuk mund ta mbushë vendin e Imamit.”

Për përvjetorin e kthimit historik në atdhe të themeluesit të Revolucionit Islamik në Iran, të ndjerit Imam Humeinit, Ministri i Arsimit Sajed Muhamed Bathai, në fjalimin e bërë deklaroi se: “Fëmijët tanë dhe shpresat tona për të ardhmen, duhet të dinë se si një njeri  kryen një revolucion të tillë që vazhdon të cilësohet si revolucion i vlerave edhe pse ka kaluar mbi 40 vite pa para, mall, pasuri dhe mbështetje politike të qeverisë të asaj periudhe.”

39 vjetori i kthimit nga mërgimi i themeluesit të Revolucionit Islamik, të ndjerit Imam Humeinit, u përkujtua me një ceremoni të mbajtur të enjten më 1 shkurt në tyrben e Themeluesit të Revolucionit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të grupeve të ndryshme popullore, forcave të armatosura dhe pakicave fetare.

Përveç kësaj, vendi ku Imam Humeini mbajti fjalimin pasi u kthye në atdhe, më 1 shkurt 1979, në Behshit-i Zehra (varrezat e dëshmorëve) u dekoruan me lule. U lexuan himne.

Nipi i të ndjerit Imam Humeinit, Sejid Ali Humeini, i cili foli në këtë ngjarje, duke specifikuar se “Dhjetë Ditët në Agim” janë ditët e rishikimit në idealet e revolucionit, theksoi se festimi i “Dhjetë Ditëve në Agim” nënkupton festimin e fisnikërisë së idealeve të popullit iranian, dhe tha se: “Revolucioni vazhdon të jetojë sepse kombi ende e pranon dhe e dëshiron.”

Duke kujtuar se pavarësia është një bekim dhe një nga idealet e popullit iranian gjatë revolucionit, u shpreh se: “Disa zyrtarë të lartë në dokumentet e regjimit Pahlavi pranojnë se ‘tashmë jemi lodhur, edhe sa duhet t’i japim SHBA-së kompromis, ata duan të vazhdojnë ndërsa ne ju japim kompromise’”.

Duke vënë në dukje se sot askush nuk e mohon se Republika Islamike po përpiqet të pavarësojë edhe rajonin ashtu siq është e pavarur vetë, Humenini tha se sot Lindja dhe Perëndimi nuk vendosin më për Iranin dhe se madje edhe vizitat e Damaskut në regjimin Pahlavi u vendosën nga ambasadat e vendeve perëndimore.

Duke theksuar se ata kanë arritur të largojnë Perëndimin, SHBA-në dhe Izraelin nga vendi, nipi i Imamit theksoi se ata duhet të largojnë admirimin ndaj Perëndimit dhe Lindjes nga mendjet dhe zemrat e tyre, sepse ata po përpiqen të ndryshojnë vlerat e shoqërisë.

Duke theksuar se në shoqërinë islame, është shumë e rëndësishme t'i jepet rëndësi votës së popullit tha se Imami e konsideronte votën e popullit si një të drejtë të robit për udhëheqje.

Në vazhdën e fjalëve në kujtim të Imamit, duke vënë në dukje rëndësinë e vendit të Velayet-i Fakih dhe rolin e Ajetullah Hamanei, ai deklaroi se: “Ne jemi të nderuar për praninë e Ajetullah Hamaneit, dhe besojmë se pas Revolucionit askush tjetër përveç tij nuk mund ta mbushë vendin e Imamit ." Duke vënë në dukje seancën e njohur të Asamblesë së Ekspertëve të Udhëheqjës në 1368, për zgjedhjet për Udhëheqje, u shpreh se: “Jemi të nderuar se është një person që ka hedhur poshtë pozitën e autoritetit në krye të qeverisë”, dhe shtoi se: “Pas Revolucionit askush tjetër përveç tij(Ajetullah Hamaneit) nuk mund ta mbushë vendin e Imamit.”

Duke kujtuar se një nga idealet e revolucionit luftonte kundër dhënies pas luksit, Humeini tha se jeta modeste duhet të vlerësohet dhe se edhe Imam Humeini ka rekomanduar të mësohemi me jetën modeste.

Humeini i cili tha se bashkëbiseduesit kryesorë nuk ishin njerëz të zakonshëm, por zyrtarë, tha se: “Unë u them atyre këtë, nëse nuk mund të zgjidhni të gjitha problemet e popullit, të paktën jetoni në mënyrë që problemet e tyre të mos rriten kur ju shohin juve."

Nipi i Imamit, i cili vuri në dukje edhe jetën e themeluesit të Revolucionit Islamik,  tha se të gjithë, duke filluar nga armiqtë e deri te miqtë kanë pranuar se Imam Humeini nuk kishte asnjë ndryshim as në jetën, as në spiritualitetin e tij, para dhe pas revolucionit, dhe se jetonte një jetë modeste.

Humeini  cili vuri në dukje edhe jetën modeste të Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, duke e treguar si një kujtim nga babai i tij tha kështu: Edhe jeta e Udhëheqësit ishte modeste.

Sejid Ali Humeini vazhdoi fjalimin duke theksuar se shumica e zyrtarëve të Republikës Islamike janë modest dhe se jeta luksoze nuk ka vlerë.

Sejid Ali Humeini i cili tërhoqi vëmendjën se armiqtë bëjnë plane të mëdha për të zhdukur shpresën e popullit, theksoi se pjesëmarrja e popullit në organizimet e 22 Behmenit, është dhe do të jetë për Islamin dhe Republikën Islamike, dhe jo për qeverisjen, parlamentin apo gjyqsorin.



Burimi : Tasnim News Agency