.5 milion kopje të Kur'anit të shtypura në Iran gjatë 9 muajve

Publikuar në Shk. 7, 2018, 11:21 p.m.

Më shumë se 1.5 milionë kopje të Kur’anit të Shenjtë u shtypën në Iran në 9 muajt e parë të vitit aktual kalendarik iranian (që fillon më 21 mars 2017), tha një zyrtar.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA, Azizullah Murtazavi, drejtor i Departamentit të Organizatën Dar-ul-Kur'an Kerim , tha se numri i saktë i kopjeve të Kur'anit të shtypura në Iran në këtë periudhë është 1.606 milionë.

Ai shtoi se numri i Kur'anëve  të botuar në të njëjtën periudhë një vit më parë ishte 1.529 milion.

Organizata Dar-ul-Kur'an Kerim është degë e lidhur me Organizatën Islamike të Zhvillimit të Iranit.

Ajo mbikëqyr aktivitetet Kur'anore dhe jep leje për publikimin e Kur'anit në  Iran.

Irani është një vend me shumicë muslimane në Lindjen e Mesme. Islami është feja e mbi 99 përqind e popullsisë të Iranit. 



Burimi : IQNA