Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Hamenei me dua, lutje, nderon Imam Humejnin

Publikuar në Shk. 7, 2018, 12:10 a.m.

Udhëheqësi  Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Hamenei  ka bërë një nderim të veçant për themeluesin e Republikës Islamike, Imam Humejnin (r.a.)  në mauzoleun e Imamit Huejnit në Teheran.

Ajetullah Hamenei vizitoi mauzoleun e Imam Khomeinit të mërkurën në prag të përvjetorit të kthimit të Imamit në Iran nga mërgimi në Paris, nga regjimi monarkist Pahlavi, i cili u përmbys në  muajin Shkurt 1979.

Populli i Iranit organizon festime dhjetë-ditore çdo vit, që fillojnë me përvjetorin e kthimit të Imam Humeinit në Iran dhe kulmojnë me përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik.

Udhëheqësi  Suprem i Revolucionit Islamik bëri homazhe në nderim të dëshmorëve iranianë që humbën jetën e tyre në operacionet terroriste të kryera nga organizata terroriste anti-iraniane dhe anti-revolucionare Muxhahedin-e Khalk (MEK) dhe të martirëve të luftës së imponuar nga Iraku ndaj Republikës Islamike të Iranit si dhe nderoi kujtimin e dëshmorëve të tjerë .

Gjithashtu të mërkurën, Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, Dr. Hassan Ruhani dhe ministrat e kabinetit të tij morën pjesë në ceremonitë e zhvilluara në mauzoleun e Imam Khomeinit dhe në varrezat e dëshmorëve.