Militantët terrorist kthehen në Francë , çka pastaj?

Publikuar në Shk. 5, 2018, 11:59 p.m.

Franca ka dëshmuar se 271 militantë ekstremist janë kthyer nga zonat e luftës në Irak dhe Siri dhe të gjithë ata po i nënshtrohen hetimit nga prokurorët publikë, tha Ministri i Brendshëm i vendit në një intervistë për gazetat. Rreth 700 shtetas francezë vlerësohet se kanë luftuar në radhët e ISIS në Irak dhe Siri, dhe si vendet e tjera evropiane, Franca ka filluar me trajtimin e rrjedhës së të ashtuquajturve të kthyer.

Numri i militantëve që janë kthyer në Francë përfshinë 217 të rritur dhe 54 të mitur, ndërsa disa prej tyre aktualisht janë në paraburgim, tha Gerard Collomb në një intervistë me Le Journal du Dimanche. I pyetur se sa militantë francezë ishin vrarë në Irak dhe Siri, Collomb tha për gazetën e së dielës se ishte e vështirë të konfirmohej informacioni. Kreu i Forcave Speciale Franceze tha në qershor se njësitë e tij ishin të përfshira drejtpërdrejt në betejat e rrugës në qytetin irakian të Mosulit, por mohuan se ata ishin veçanërisht në shënjestër të militantëve francezë që luftonin për ISIS.

Franca ka marrë pjesë në një koalicion të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që luftojnë kundër ISIS në Irak dhe gjithashtu ndërhyri në Mali për të shtyrë një rebelim islamik në shtetin perendimor afrikan.