Thaçi raporton para Qeverisë, ja cilat janë kërkesat e tij !

Publikuar në Shk. 5, 2018, 11:58 p.m.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar Qeverinë që të punoj me intenzitet të shtuar për zbatimin e MSA-së dhe Reformës së Agjendës Evropiane, raporton "Zeri.info".

Ai ka përgëzuar Qeverinë për nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”  dhe për punët tjera që sipas Thaçit garantojnë zhvillim ekonomik të vendit.

 Kreu i shtetit tha se në 10 vitet e shtetësisë janë shënuar të arritura të shumta.

“Vetëm para 10 vitesh veriu kontrollohej nga strukturat paralele. Në këto vite janë shënuar të arritura të shumta në atë pjesë... Derisa numërojmë të arriturat e shtetit të Kosovës, nuk mund të harrojmë sfidat për të ardhmen në proceset e integrimit në NATO e BE", është shprehur Thaçi.

I pari i vendit më tej, ka përmendur çështjen e liberalizimit të vizave, formimin e Ushtrisë, çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, angazhimin për luftimin e terrorizmit dhe radikalizimit.

“Sa i përket Gjykatës Speciale, edhe pse është e padrejtë për Kosovën, ne kemi marr obligim ndërkombëtar”, ka shtuar Thaçi.