Kryetari i komunës ‘i ka dhënë llogari popullit’

Publikuar në Shk. 5, 2018, 11:57 p.m.

Kryetari i Partisë Komuniste Fatih Mehmet Maçoğlu i qarkut Ovacık të Tuncelit, ashtu si në vitet e mëparshme, përsëri i vendosi tabelën e borxhit dhe të hyrave e të dalave 1-vjeçare të institucionit, në ndërtesën komunale me posterin e pregatitur 7 metërsh.

Komuna e Ovacikut, ashtu sikur që 3 vite vazhdoi edhe këtë vitë të praktikojë tabelat e të ardhurave dhe dalavetë komunës për publikun. Kryetari i Komunës, Fatih Mehmet Maçoğlu, e vendosi në derën hyrëse të ndërtesës posterin me gjatësi prej 7 metrash dhe gjerësi prej 3 metrash, të tabelës së borgjit dhe të hyrave e të dalave të komunës.

‘KUSH TË DOJË MUND TË VIJË NË KOMUNË DHE T’A SHOH’

Kryetari Maçoğlu, i cili deklaroi se i kanë bërë komunat plotësisht transparente dhe të hapura për publikun, tha se: “Ne bëjmë llogaritë publike në mënyrë që populli jonë të kërkoj llogari për çdo kurush që ne shpenzojmë.  Qytetarët që dëshirojnë mund të vijnë në komunë dhe të shqyrtojnë faturat dhe të hyrat e të dalat si dhe mund të hulumtojnë për këtë çështje. Ne nuk kemi sekrete, ne jemi tashmë në shërbim të këtij populli, është e pamundur që në ndonjë mënyrë të mbulojmë llogaritë apo t'i fshehin ato. Kur ne erdhëm në qeverisje, komuna ishte e dëmtuar dhe kishte borgje, ndërsa tani është kthyer në fitim dhe ka edhe para të gatshme.”

 Sipas tabelës së të hyrave dhe të dalave të vendosura në ndërtesën komunale, të ardhurat e komunës në vitin 2017 ishin 3 milion e 452 mijë e 707 lira, ndërsa të dalat ishin 3 milion e 182 mijë e 482 lira.



Burimi : Sputnik News