20,000 palestinezë falën namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa

Publikuar në Shk. 4, 2018, 12:27 p.m.

Zyrtarët palestinezë të xhamisë al –Aksa akuzojnë Izraelin për fushatën agresive kundër vendit të tretë më të shenjtë të Islamit

Rreth 20,000 myslimanë palestinezë u lutën në Xhaminë Al-Aksa të Jeruzalemit të xhumanë, pavarësisht nga moti i keq që shkaktoi disa aksidente rrugore në territoret palestineze, sipas Firas al-Dibs, një zëdhënës për Autoritetin Religjioz të Jeruzalemit (Awqaf).

Të mërkurën, policia izraelite lejoi kolonët hebrenj të kryejnë "rituale talmudike" - në një mënyrë "të paprecedentë" brenda kompleksit të Al-Aksa, thanë zyrtarët e autoritetit.

Zyrtarët e autoritetit gjithashtu akuzuan autoritetet izraelite për ndalimin e renovimit të planifikuar të xhamisë  dhe ndërtesave përreth.

Zyrtarët e autoritetit më tej akuzojnë Izraelin për një fushatë të vazhdueshme kundër autoritetit të Xhamisë Al-Aksa dhe autoriteteve të drejtuar nga Jordani, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e xhamisë.



Burimi : World Bulletin