Özdağ nga partia IYI: Politika e Erdoganit për SHBA-në bazohet në shumë fjalë e pak vepra

Publikuar në Shk. 3, 2018, 12:33 p.m.

Zëvëndëskryetari i partisë IYI, Ümit Özdağ e interpretoi politikën e presidentit dhe kryetarit të partisë AK, Rexhep Taip Erdogan si “një politik të bazuar në shumë fjalë e pak vepra“. Özdağ gjithashtu vuri në dukje se Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad është aktori më i fortë në Siri që mund të sigurojë integritetin territorial.

Zëvendëskryetari partisë IYI, Ümit vlerësoi funksionimin e ‘Degës së Ullirit’, të cilën Forcat e Armatosura Turke (TSK) organizuan së bashku me Ushtrinë e Lirë Siriane (ÖSO) për Afrinin.

Një pjesë e deklaratës së Özdağ për Nil Sosyal është si vijon:

Çfarë mendon partia IYI për operacionin e Afrinit?

Ne, si partia IYI, e vlerësojmë Operacionin e Afrinit në disa dimensione. Para së gjithash, Partia IYI mbështet plotësisht operacionin që Ushtria Turke ka organizuar për Afrinin. Operacini i Afrinit duke qenë një operacion i vonuar në kuptimin ushtarak, do të pengoj PKK-në të hyjë në rajonin e Mesdheut, duke depërtuar në malet Amanos. Vlerësimi i dytë është se ashtu si operacioni Mburoja e Eufratit, edhe operacioni i Afrinit është një përpjekje për të ndrequr kërcënimet strategjike të politikës së gabuar siriane të AKP-së në nivel operacional. Por, pa ndryshuar politika e AKP-së për Sirinë, është e pamundur që këto dy operacione të eliminojnë kërcënmin strategjik të formuar në Siri.

‘QËLLIMI I VËRTET ËSHTË LINDJA E EUFRATIT’

Çfarë do të ndodhë pas operacionit të Afrinit?

Është kusht që Menbiç t’a shikoj këtë. Por nuk mjafton as Menbiç. Kërcënimi i vërtet për Turqinë është zona që shtrihet duke filluar nga Eufrati deri në kufi me Irakun, dhe e cila është e mbështetur nga SHBA-ja dhe e ndërtuar nga një ‘PKKistan’. Në këtë drejtim, PKK po krijon një strukturë shtetërore me mbështetje ushtarake dhe politike të SHBA-së. Qëllimi kryesor i Turqisë duhet të jetë parandalimi i një shteti të vogël të PKK-së që do të formohet në lindjen e Eufratit. Pra, askush të mos mendoj të fitoj një legjitimitet të hapur të mbuluar nga PKK në Eufratin lindor. Afrin dhe Menbiç mund të jenë vetëm fillimi, por objektivi kryesor është zona midis lindjes së Eufratit dhe kufirit irakian. Por, sinjalet nga qeveria tregojnë se nuk do të bëjnë operacione në Menbiç. Sepse, ka një tendencë te Erdogani që të mendojë për Operacionin e Afrinit si një investim të zgjedhur. Nuk do të duan të përjetojnë kohë të vështirë me SHBA-në në Menbiç.

‘LUFTA NUK BËHET DUKE PARË SONDAZHET ZGJEDHORE’

Le t’a hapim këtë, ju lutem...

Zonja Nil, operacionet ushtarake të ushtrisë turke nuk janë operacione të një partie ose një qeverie por, operacionie të kombit turk. Edhe nëse Erdogan thotë se është kryekomandant, kryekomandant është Asambleja e Madhe Kombëtare. Ndërsa presidentin vetëm e përfaqëson. Me pak fjalë, ushtria luftarake nuk është ushtri e presidentit apo e qeverisë, por ushtria e kombit turk. Kështu, shfaqja e Operacionit të Afrinit si një operacion i një partie politike para së gjithash është fyerje për oficerët, nënoficerët dhe ushtarët. Prandaj, ne si partia IYI, presim nga Erdogani të përdorë një gjuhë kombëtare dhe unifikuese duke lënë kongresin e partisë si një çështje kombëtare, si lufta. Lufta nuk bëhet duke parë sondazhet zgjedhore. Lufta është vetëm një mjet që duhet të zbatohet si një zgjidhje e fundit dhe që duhet të jetë kombëtar, nëse interesat kombëtare nuk arrihen në mënyra të tjera.

‘LUFTA ME USHTRINË AMERIKANE NUK ËSHTË OPSIONI I PARË’

A mendoni se Ushtria Turke duhet të marrë parasysh konfliktin me Ushtrinë Amerikane dhe të hyjë në atë rajon?

Turqia ka mjete të ndryshme për të parandaluar ndërtimin e PKK-së në këtë rajon. Lufta kundër ushtrisë amerikane nuk është opsioni i parë. Me fjalë të tjera, edhe pse lufta turko-amerikane është teorikisht e mundur, në praktikë nuk duket e mundshme. Një Turqi e vendosur e merr atë që dëshiron.

‘INTEGRITETIN TERRITORIAL TË SIRISË E SIGURON ASSAD’

Si e merrë?

Prioriteti i parë për Turqinë është integriteti territorial Sirisë. Bashar al-Assad është aktori më i fuqishëm në skenë që mund të sigurojë integritetin territorial të Sirisë. Ne, si partia IYI, mendojmë se Turqia duhet të vendos përsëri marrëdhënie diplomatike me regjimin e Assadit. Turqia duhet t’i ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë regjimit të Asadit. Kështu regjimi sirian do të jetë në gjendje të mbledhë gjithë vëmendjen në lindje të Eufratit. Pra opsionii parë nuk duhet të jetë ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Turqisë por,  krijimi i kushteve që do t'i mundësojnë Shamit t’a udhëheq  rajonin.

‘ERDOGAN I BËRTET SHUMË SHBA-SË...’

Çfarë mendoni për politikën e presidentit Erdogan për SHBA-në?

Unë mendoj se  është një politikë e bazuar në shumë fjalë e pak vepra. Politika e tillë e jashtme është një politikë populiste e bazuar në nxitjen dhe shfrytëzimin e rrugëve dhe që në fund dështon. Turqia është një shtet në rritje në traditën mbi 2 mijë 200 vjeçare të shtetit. Mijëvjeçarët e fundit prodhuan në Anadoll kulturën shtetërore të traditës Selxhuk-Otomane. Është i dinjitetshëm, gjakëftohtë. Erdogan po bërtet shumë për SHBA-në, por nuk po ndërmerr asnjë hap konkret për të ndaluar ndihmën amerikane ndaj PKK-së. Për shembull, Incirlik ende po luan një rol shumë të rëndësishëm në operacionet e ndihmës amerikane ndaj PKK-së. Mbyllini gjitha këto bertima me fluturimet në Incirlik. Mos blini një avionë prej 11 miliard dollarësh ndërsa SHBA po ndihmon PKK-në. Mund t’a zgjatim këtë listë. Erdogan po bën politikë anti-amerikanizëm, e cila ka mbetur në nivelin e diskursit të bazuar në drejtimin e rrugës.



Burimi : Sputnik News