1 shkurt-dita botërore e shamisë

Publikuar në Shk. 2, 2018, 12:30 p.m.

Dita botërore e shamisë shënohet çdo vit me 1 shkurt. Për herë të parë në botë dita e shamisë është shënuar në vitin 2013 dhe atë me propozim të Nazmie Khan nga New Yorku e cila ka dëshiruar të nxit jomyslimanet të mbajnë shamitë për në ditë dhe të përjetojnë këtë përvojë.

Qëllimi i shënimit ishte që tërhiqet vëmendja në paragjykimet në lidhje me shaminë dhe përvojat e hidhura me të cilën  janë  ekspozuara femrat që mbajnë shami. Poashtu, në këtë ditë në më shumë se 140 vendet në botë përpiqet që në dritë të drejtë të tregohet shamia e cila është e obliguar për myslimanen. Pesë vjet me radhë dita e shamisë po shënohet edhe në Bosnjë e Hercegovinë në të cilin edhe përkundër numrit të konsideruar të femrave me shami, hixhabi apo shamia akoma konsiderohet e padëshirueshme në vendet e caktuara dhe në institucionet shtetërore. Shamia tek femrat myslimane boshnjake edhe përkundër asaj që është rregull e fesë, e jo vetëm simboli i jashtëm, thellë është e mbjell në traditën e popullit boshnjak dhe shtetit të Bosnjës e Hercegovinës.

Këshilli i lartë i prokurorisë dhe gjyqësorit të Bosnjës e Hercegovinës ka dërguar letër qarkore udhëheqësve të institucioneve të judikaturës në të cilin ceket ”të ndërmerren veprime të caktuara në drejtim të tejkalimit të problemit të perceptuar”, me mbajtjen e simboleve fetare në institucionet e judikaturës, në të cilin bën pjesë edhe shamia.

“Kjo çështje është aktualizuar me letër qarkore të Këshillit të lartë të prokurorisë dhe gjyqësorit të Bosnjës e Hercegovinës me 21.10.2015, e cila është dërguar të gjitha gjyqeve dhe prokurorive në Bosnjë e Hercegovinë me të cilin i lajmërojnë se Këshilli i lartë  i prokurorisë dhe gjyqësorit ka sjell konkluzionin që udhëheqësve të institucioneve të judikaturës të tërhiqet vëmendja në ndalimin e mbajtjes së simboleve fetare të gjitha të punësuarve të veta në institucionet e judikaturës së Bosnjës e Hercegovinës. Lidhur me çështjen e mbajtjes së simboleve fetare nga ana e palëve, Këshilli i lartë i prokurorisë dhe gjyqësorit  ka sjell konkluzionin se mbajtësit e funksioneve të judikaturës të vendosin për këto çështje në çdo rast konkret. Këshilli i lartë i prokurorisë dhe gjyqësorit  njashtu ka cek se ekziston nevoja që për këtë çështje të jepet rëndësi të caktuar nga ana e udhëheqësve të institucioneve të judikaturës dhe mbajtësve tjerë të funksioneve të judikaturës në Bosnjë e Hercegovinë, e posaçërisht nga aspekti i perceptimit i të opinionit  të ekzistimit të njëanshmërisë fetare të motivuar në judikaturë”, ka deklaruar  Mensur Karaxha, sekretari i Rijasetit dhe anëtar i Komisionit të Rijasetit për liritë fetare të Rijasetit.



Burimi : Preporod