SHBA e merr në ‘listën e terrorit’ liderin e Hamasit, Haniye

Publikuar në Shk. 2, 2018, 12:25 p.m.

Departamenti Amerikan i Shtetit e morri në listën e terrorit Shefin e Byrosë Politike të Hamasit dhe ish kryeministrin palestinez, Ismail Haniye.

Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniye i cili ka shumicën në Parlamentin Palestinez, është marrë në 'listë e terrorit’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, është raportuar se Haniyeh është shtuar në listën e Terrorit Global.

Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Haniyeh, 55 vjeqar, ishte në marrëdhënie të ngushtë me krahun e armatosur të Hamasit dhe mbështeti luftën e armatosur, duke përfshirë edhe ato që synonin civilët.

Në deklaratë u tha se: “Ka informata se Haniye është i përfshirë në sulme terroriste kundër qytetarëve izraelitë. Hamasi është përgjegjës për sulmet terroriste në të cilat u vranë 17 qytetarë amerikanë.”

Hamasi, i udhëhequr nga Haniye, ka qenë në listën terroriste të SHBA që nga viti 1997.

Nëtë njejtën deklaratë, përveç Haniye, në listën e "terrorit global" u shtuan edhe organizatat e quajtura Lëvizja Sabirin, Liva Sevra dhe Lëvizja HASM.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili mori pjesë në deklaratë, tha se: “Në list u shtuan njëri i udhëhequr drejtpërdrejt nga Irani dhe dy të tjerënga njerëz dhe grupe të mbështetura nga Irani.”

Tillerson gjithashtu argumentoi se këta njerëz dhe grupe "po kërcënojnë paqen në Lindjen e Mesme, po e prishin procesin e paqes dhe po bëjnë sulme ndaj Izraelit dhe Egjiptit.”

Në deklaratë u tha se Lëvizja Sabirin vepron në rajonin e Gazës si një strukturë e mbështetur nga Irani, Liva Sevra është një organizatë aktive në rajonet Kalyubiya dhe Monufia të Egjiptit dhe HASM është gjithashtu një organizatë aktive në Egjipt.



Burimi : Sputnik News