‘Njeriu i dytë’ i Pentagonit tregoi për konflikt të mundshëm me Rusinë

Publikuar në Shk. 2, 2018, 12:20 p.m.

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, i njohur si "njeriu i dytë i Pentagonit", gjenerali Paul Selva shpjegoi se si do të jenë konfliktet e mundshme të SHBA-së me Kinën dhe Rusinë.

Sipas një raporti në faqen Defense News, duke folur në një ngjarje të organizuar nga Defense Writers Group, Selva tha: “Këto dy pengesa unike me të cilat duhet të merremi i pengojnë disa elemente por ato nuk janë të njejta.”

‘NUK MUND T’A SULMONI RUSINË PA E KALUAR ATLASIN E VERIUT’

Gjenerali i cili tha se konflikti me Kinën së pari do të kaloj së pari nga deti dhe ajri dhe se ushtria tokësore do të luaj një rol dytësor, duke theksuar se në konflikt me Rusinë, së pari do të përdoren forcat tokësore dhe ajrore, por edhe forcat detare do të luajnë një rol të rëndësishëm, tha: “Sepse nuk mund ta sulmosh Rusinë pa kaluar Atlasin e Veriut.”

Duke theksuar se në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes së Pentagonit, Rusia shihet si një kërcënim ‘i thellë’, Selva tha se Rusia ishte shkëputur me vetëdije nga pikëpamja se ishte vetëm problemi i Evropës.

‘STRATEGJIA PËR RUSINË DHE KINËN PËRFSHINË EDHE KORENË E VERIUT’

Duke përshkruar problemet e tjera me të cilat mund të përballet SHBA-ja, ‘njeriu i dytë i Pnetagonit’ u shpreh se: “Me Korenë e Veriut gjithçka është më e thjeshtë, sepse pothuajse të gjitha pajisjet ushtarake i merrë nga Rusia dhe Kina. Pra, strategjia për këto dy vende përfshin gjithashtu edhe Korenë e Veriut."

‘ME IRANIN E KEMI MË VËSHTIRË’

Selva i cili tha se: “Me Iranin e kemi më vështirë.”, shtoi se: “Gjeografia e këtij vendi është aq ndryshe nga ajo se çka SHBA-ja është mësuar të punoj, saqë duhet të mendojmë për një plan tjetër veprimi.”

Selva i cili tha se kanë zhvilluar një ‘plan global’ për Rusin dhe Kinën, u shpreh se: “Është një sfidë serioze për Pentagonin për të kuptuar se cili skenar do të jetë më i mundshëm dhe për të bër shpërndarjen e investimeve në bazë të këtij informacioni. E gjithë kjo do të merret parasysh në Strategjinë e re të Mbrojtjes Kombëtare, të cilën synojmë të zhvillojmë deri në fund të këtij viti.”



Burimi : Sputnik News