Trungu Farefisnor i Imam Mehdiut Sipas Haditheve të Ehli Sunetit

Publikuar në Jan. 29, 2018, 1:14 p.m.

Mjeshtër Ali Rabbani Golpajegani në artikullin e tij ka bërë hetimin e trungut farefisnor të Imam Mehdiut që kalon në hadithet e Ehli Sunnetit dhe ka bërë qortimin e disa haditheve që kanë të bëjnë me këtë çështje.

Mjeshtër Ali Rabbani Golpajegani në artikullin e tij ka bërë hetimin e trungut farefisnor të Imam Mehdiut që kalon në hadithet e Ehli Sunnetit dhe ka bërë qortimin e disa haditheve që kanë të bëjnë me këtë çështje.

Besimi në Imam Mehdiun e premtuar është njëri nga besimet e padiskutueshme në këndvështrimin e doktrinave muslimane. Gjenden një mori hadithesh të cilat e mbështesin këtë besim. Këto hadithe janë përcjellur si nga i dërguari (p.q.m.t.) dhe nga më shumë se dyzetë bashkëkohës të të dërguarit (p.q.m.t.). (Fakih Imani, fq. 53-56, v.b. 1420)

Njëri nga dijetarët bashkëkohorë uehhabistë, vetë Shejh Abdulmuhsin Ibadiu në kërkimin e tij, ka cituar se ka gjetur njëzet e pesë bashkëkohës, të cilët kanë përcjellur hadithe në lidhje me Imam Mehdiun e premtuar (p.m.t.). (Husreushahi, fq. 95-96, v.b. 1386)

Si rrjedhojë nuk ka asnjë dyshim për sa i përket shkallës së pashkëputshmërisë së haditheve që flasin për Imam Mehdiun e premtuar (p.m.t.). Këtë dukuri e kanë bërë të ditur edhe shumë dijetarë të Ehli Sunnetit. Rëndësia e kësaj çështjeje është në një shkallë aq të lartë sa një sërë dijetarësh shiitë dhe sunnitë kanë përpiluar vepra të pavarura që kanë të bëjnë me këtë çështje.

Citojmë se nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe asnjë dyshim mbi çështjen se Imam Mehdiu i premtuar (p.m.t.) rrjedh nga farefisi (brezi) i të dërguarit dhe nga Ehli Bejti. Kjo cilësi e bërë e njohur nga kërkuesit që kanë bërë kërkime, në lidhje me çështjen e Imam Mehdiut, është sqaruar në më tepër se katër qind hadithe, nga udhët e Ehli Sunnetit dhe Ehli Shiitëve. (Safi Golpajegani, vëll. 2, fq. 125, v.b. 130-1419) dhe “Hejetu’l-Ilmijje” (Këshilli i Diturisë) vëll. 1, fq. 81, v.b. 178-1428)

Gjithashtu në një numër të madh të haditheve, që zënë vend në burimet e Ehli Sunnetit dhe Ehli Shiitëve, është bërë e qartë se Imam Mehdiu, rrjedh nga të fëmijtë e Fatimesë (p.m.t.) dhe nga farefisi i Imam Husejnit. Ndërsa në disa hadithe Imam Mehdiu i premtuar, është paraqitur si një njeri, që rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit dhe ai i Imam Husejnit. (Taberi, vëll. 2, fq. 105 v.b. 1428; Xhuejni Horasani, vëll. 1, fq. 92, v.b. 1428; Safi Golpajegani, vëll. 2, fq. 153,157,v.b. 1419)

Arsyeja e këtij pohimi është si më poshtë: “Fatimeja nëna e Imam Bakirit (p.m.t.) është vajza e Imam Hasanit të Mrekullueshëm (p.m.t.). Si rrjedhojë Imam Bakiri (p.m.t.) dhe të tërë imamët që vijnë pas tij deri tek imami i dymbëdhjetë, sipas kësaj pikëpamjeje rrjedhin nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.). (Ky interpretim bëhet i nevojshëm kur pranohet autenticiteti i këtyre haditheve të debatuara nga burimet e Ehli Sunnetit).

Sipas haditheve shiite Imam Mehdiu i premtuar është i biri Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.). Ai u lind në datën 15 shaban 255 (të vitit të mërgimit islam ose hënor). Pas rënies dëshmor të të atit prijësia i kaloi atij. Si pasojë e bijve të Abbasit dhe armiqve të tjerë, të cilët kishin për qëllim vrasjen e tij, me lejen e Allahut të Nderuar dhe Mjekues, Imam Mehdiu (p.m.t.) me përjashtim të vetëm disa shiitëve është fshehur nga njerëzit dhe është tërhequr në fshehtësi. Qëndrimi i tij i fshehtë do të vazhdojë deri sa Allahu do të japë leje që ai të shfaqet dhe të nisë kryengritjen.

Si rjedhojë kumtojmë se identiteti i Imam Mehdiut (p.m.t.) është shpalosur në mënyrë të hapur në shumë hadithe. Imam Mehdiu (p.m.t.), i cili është i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.), nga ana e etërve të të atit rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), ndërsa nga farefisi i etërve të nënës rrjedh nga farefisi i Fatime Bint Hasanit (p.m.t.) dhe i Imam Hasanit (p.m.t.). Në këtë drejtim theksojmë se ai rrjedh në mënyrë të veçantë nga farefisi i të dërguarit (p.q.m.t.) dhe nga Ehli Bejti dhe nga farefisi i të nderuarës Fatime (p.m.t.) dhe i të nderuarit Ali (p.m.t.).

Krahas këtij pohimi shtojmë se në disa hadithe, që kalojnë në burimet e Ehli Sunnetit, është shënuar se Imam Mehdiu (p.m.t.) i premtuar, rrjedh nga farefisi i Abbasit pra i xhaxhait të të dërguarit (p.q.m.t.), ndërsa në disa hadithe të tjera është thënë, se ai rrjedh nga farefisi Imam Hasanit (p.m.t.) dhe se emri i të atit të tij është Abdullah, pra njëlloj si ai të dërguarit (p.q.m.t.). Pavarësisht kësaj asnjë nga dijetarët më të spikatur të Ehli Sunnetit, nuk e ka pranuar mendimin e grupit të parë të haditheve, ose më saktësisht se Imam Mehdiu (p.m.t.) rrjedh nga farefisi i Abbasit, por bëjmë të ditur se disa dijetarë e kanë pranuar mendimin e grupit të dytë të haditheve. Ky kërkim ka për synim shqyrtimin e këtyre lloj haditheve.

Imam Mehdiu i Premtuar (p.m.t.) Është Aleuit Dhe Fatimit Dhe Nuk Është Abbasit

Ashtu siç cekëm edhe më lart një numër i madh hadithesh, të cilat kanë arritur në shkallën e pashkëputshmërisë, na e bëjnë të njohur Imam Mehdiun (p.m.t.) e premtuar, si një njeri që rrjedh nga farefisi i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) nga Ehli Bejti, si dhe nga farefisi i prijësit të besimtarëve Aliut (p.m.t.) dhe i Fatime Lules (p.m.t.). Megjithatë disa nga hadithet e Ehli Sunnetit bëjnë fjalë se ai rrjedh nga farefisi i Abbas Ibn Abdilmuttalibit.

1- Sipas një hadithi i dërguari (p.q.m.t.) duke iu drejtuar Abbasit i ka thënë: “Allahu e zuri fill Islamin me mua dhe do t’i japë fund me një të djalë të ri që do të rrjedhë nga farefisi yt. Ai është imami i Isait të birit të Merjemes. (Isa (pm.t.) do ta ndjekë atë në namaz)”. (Hatib Bagdadi, vëll. 3, fq. 323 234 dhe vëll. 4, fq. 118; Dhehebiu, vëll.1, fq. 89; Taberiu, vëll. 2, fq. 408  v.b. 1428).

2- Sipas një hadithi tjetër i dërguari (p.q.m.t.) duke iu drejtuar Abbasit i ka thënë: “Mehdiu i kohës së fundit është nga farefisi yt. Me anë të tij do të përhapet udhëzimi dhe do të shuhen zjarret e shmangies. Allahu e zuri fill Islamin me mua dhe do t’i japë fund me farefisin tënd”. (Taberiu, vëll. 2, fq. 406, v.b. 1428; Sujuti, vëll. 3, fq. 322, hadithi nr: 9047).

3- Sipas një hadithi Uthman Ibn Affani ka përcjellur se i dërguari (p.q.m.t.) ka thënë: “Mehdiu është njëri nga fëmijtë e xhaxhait tim Abbasit”. (Taberiu, vëll. 2, fq. 406, v.b. 1428; Munaiu, vëll. 6, fq. 342, v.b. 1416). Shpjegojmë se janë përcjellur edhe hadithe të tjera me të njëjtën përmbajtje. (“Hejetu’l-Ilmijje” (Këshilli i Diturisë), vëll. 1, fq. 199, v.b. 214-1428).

Shtojmë se këtu ia vlen që të prekim disa çështje në lidhje me këto hadithe:

a- Sqarojmë se këto lloj hadithesh, nuk ia vlen as që të zihen me gojë, për sa i përket këndvështrimit të zinxhirit të përcjelljes. Ebu Abdullah Dhehebiu në lidhje me hadithin e parë ka shprehur në këtë mënyrë: “Mangësia e këtij hadithi është prania e Muhammed Ibn Muhaled Attarit. Them se është me të vërtetë diçka e çuditshme fakti që Hatib Bagdadi e ka përcjellur këtë hadith pa na vënë në dukje për dobësinë e tij. Mbase shkaku i kësaj përcjelljeje është dhe qenia e qartë e dobësisë së tij”.

Xhelaluddin Sujuti e ka cilësuar këtë hadith si një hadith të shpikur. (Sujuti, vëll. 1, fq. 435). Disa të tjerë e kanë pranuar këtë hadith si një hadith të çuditshëm dhe të mohuar. (Gammari Magribi, fq. 566 v.b. 1380; “Hejetu’l-Ilmijje” (Këshilli i Diturisë), fq. 206, v.b. 1428).

Hadithi i dytë është përcjellur në mënyrë të dërguar në veprën me titull: “Dheuahiru’l-Ukba” (Shfaqjet e të Fundëve). (Taberiu, vëll. 2, fq. 406, v.b. 1428).

Në lidhje me këtë çështje duam të citojmë se përcjellësi më i shquar, në zinxhirin e përcjelljes në hadithin e tretë, është Muhammed Ibn Uelid Kurejshi. Ai është njeriu i vetëm që e ka përcjellur këtë hadith. (Hejtemi Mekkiu, fq. 206, v.b. 1425). Ibn Adiu ka shpalosur se ai është një njeri që ka shpikur hadithe. Ndërsa Ibn Xheuziu ka përkufizuar kështu: “Në mesin e përcjellësve të këtij hadithi gjendet Muhammed Ibn Uelidi. Për sa i përket këtij njeriu Ibn Adiu ka shprehur: “Ai shpik hadithe, ai ka ndryshuar zinxhirët e përcjelljes dhe përmbajtjet”. (Dhehebiu, vëll. 4, fq. 59).

Ibn Ebi Masheri e ka emërtuar atë si një “kedhdhab” (gënjeshtar i madh) edhe Semhudiu e ka cilësuar atë si një “shpikës hadithesh”. (Munaiu, vëll. 6, fq. 342, v.b. 1421). Këto lloj problemesh ndodhen edhe në hadithet e tjera. (“Hejetu’l-Ilmijje” (Këshilli i Diturisë), vëll. 1, fq. 212, v.b. 1428).

b- Këto lloj hadithesh bien ndesh dhe nuk përputhen me hadithet të cilat kanë arritur në shkallën e pashkëputshmërisë, të cilat shpjegojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) i premtuar, rrjedh nga farefisi i të dërguarit (p.q.m.t.), i të nderuarit Ali (p.m.t.) dhe i të nderuarës Fatime (p.m.t.). Si përfundim përmbledhim se këto hadithe dhe në veçanti si pasojë e problemeve që bartin në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, nuk mund të vihen përballë haditheve që përmendën së fundmi dhe në rast se nuk interpretohen ato do të jenë të kundërshtuara.

Ndërsa për sa ka të bëjë me hadithin e përcjellur në formën: “Mehdiu është njëri nga fëmijtë e xhaxhait tim Abbasit”, që kalon në veprën me titull: “Xhamiu’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël), Sujuti ka qartësuar në këtë mënyrë: “Hadithet që kanë ardhur më përpara dhe më pas këtij hadithi janë më të vërteta, që kanë të bëjnë me rrjedhjen e Imam Mehdiut, nga farefisi i të dërguarit (p.q.m.t.) dhe nga Ehli Bejti”. (Munaiu, vëll. 6, fq. 342, v.b. 1416).

Sheukaniu ka shtuar: “Hadithet të cilat bëjnë fjalë se Imam Mehdiu (p.m.t.) rrjedh nga farefisi i të dërguarit (p.qm.t.) meritojnë që të parapëlqehen më shumë”. (Kannuxhi Buhariu, fq. 135, v.b. 1407 dhe “Hejetu’l-Ilmijje” (Këshilli i Diturisë), vëll. 1, fq. 212, v.b. 1428).

Ndërsa Shemsuddin Seffariniu ka rrëfyer kështu: “Këto hadithe nuk mund ta kundërshtojnë faktin se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i të dërguarit (p.q.m.t.) dhe i Fatimesë (p.m.t.), sepse hadithet të cilat e pohojnë këtë drejtim, janë më të tepërta dhe më të vërteta. Madje hafidhët dhe imamët më të përzgjedhur të haditheve të bashkësisë muslimane, kanë nënvizuar se duke u mbështetur, në hadithet e përcjellura në shkallë të pashkëputur, Imam Mehdiu (p.m.t.) rrjedh nga farefisi i të dërguarit (p.q.m.t.). Si rrjedhojë nuk është e lejuar që ato të anashkalohen dhe të pranohen të tjerat. (Seffariniu, vëll. 2, fq. 3 dhe “Hejetu’l-Ilmijje” (Këshilli i Diturisë) vëll. 1, fq. 205, v.b. 1428).

c- Disa dijetarë kanë sjellur disa shpjegime për këto hadithe.

Pikë së pari: Mbështetja e farefisit të Imam Mehdiut të premtuar (p.m.t.) tek ai i Abbasit, nuk është në drejtim të të atit të tij por në drejtim të nënës së tij. “Hejetu’l-Ilmijje” (Këshilli i Diturisë) vëll. 1, fq. 121, 205, 206, v.b. 1428). E thënë ndryshe bashkëshortja e Abbasit, Ummu’l-Fadli ishte nëna e gjyshit të Imam Mehdiut (p.m.t.). Si rrjedhojë aludimi se Imam Mehdiu (p.m.t.) është njëri nga fëmijtë e tij nuk është pavend. (Tabersi Nuriu, fq. 197, v.b. 1377)

Pikë së dyti: Emri i Mehdiut i cili kalon në kto hadithe, ka për qëlim prijësin e tretë abbasit të quajtur Mehdiu. (Hejtemi Mekkiu, fq. 206, v.b. 1425). Krahas kësaj thëniet e shprehura në formën se Imam Mehdiu (p.m.t.), i cili do ta mbushë me drejtësi sipërfaqen tokësore dhe se Isai i biri i Merjemes (p.m.t.) do të falë namaz pas tij nuk përputhen me këtë hadith.

Pikë së treti: Për sa ka të bëjë thënien e Ibn Abbasit: “Mehdiu është nga ne”, mund të thuhet se synimi i këtij të fundit, nuk është se Imam Mehdiu i premtuar (p.m.t.), rrjedh nga të bijtë e Abbasit por në veçanti nga të bijtë e Hashimit. Shprehemi kështu sepse gjenden një sërë hadithesh, të cilat kanë bërë të ditur se ai ka lëvduar bijtë e Umejjes dhe të tjerët, duke përmendur faktin se rrjedhin nga të bijtë e Hashimit. (“Hejetu’l-Ilmijje” (Këshilli i Diturisë) vëll. 1, fq. 216, v.b. 1428)

Pikë së katërti: Në një numër jashtë mase të madh të madh hadithesh, është bërë e qartë se Imam Mehdiu i premtuar (p.m.t.), nuk do të rrjedhë nga familja  Abbasit, por do të rrjedhë nga farefisi i Aliut (p.m.t.) dhe se do të ngrejë krye pas sundimit të bijve të Abbasit. (“Hejetu’l-Ilmijje” (Këshilli i Diturisë) vëll. 1, fq. 219-223, v.b. 1428).

Imam Mehdiu (p.m.t.) (Allahu e Shpejtoftë Sa Më Afër Shfaqjen e Tij) Rrjedh Nga Farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.) Apo Nga Ai i Imam Hasanit (p.m.t.)?

Ashtu siç u cituam dhe në krye të shkrimit, duke u nisur sipas një mori hadithesh, të përcjellur nga ana e Ehli Shiitëve dhe Ehli Sunnetit, është shpjeguar se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.). Sigurisht në disa hadithe është thënë edhe se ai rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.).

Të tërë imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.), duke filluar me Imam Bakirin (p.m.t.) dhe deri tek imami i dymbëdhjetë, nga ana e nënës i përkasin farefisit të Imam Hasanit (p.m.t.), sepse nëna e Imam Bakirit (p.m.t.) është vajza e Imam Hasanit (p.m.t.). Brenda kornizës së këtyre haditheve nënvizojmë se si të tërë dijetarët shiitë, ashtu edhe shumica e dijetarëve të Ehli Sunnetit janë të besimit se i ati i Imam Mehdiut (p.m.t.), i përket farefisit të Imam Husejnit (p.m.t.).

Imam Mehdiu është i biri i Imam Hasan Ushtarit, Imam Hasan Ushtari është i biri i Imam Ali Nakiut; Imam Ali Nakiu është i biri i Imam Muhammed Takiut; Imam Muhammed Takiu është i biri i Imam Ali Ibn Musa Ridait; Imam Ali Ridai është i biri i Imam Musa Kazimit; Imam Musa Kazimi është i biri i Imam Xhafer Sadikut; Imam Xhafer Sadiku është i biri i Imam Muhammed Bakirit; Imam Bakiri është i biri i Imam Ali Ibn Husejnit (p.m.t.).

Megjithatë në disa hadithe të përcjellur, nga dijetarët e Ehli Sunnetit është bërë e njohur se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga fara e Imam Hasanit (p.m.t.). Gjithashtu disa dijetarë të Ehli Sunnetit (ka gjasa që ky është mendimi më i shquar), ndajnë mendimin se Imam Mehdiu i premtuar (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.).

Sipas një hadithi të përcjellur nga Ebu Daudi, prijësi i besimtarëve duke iu drejtuar Imam Hasanit (p.m.t.) i ka thënë kështu: “Ky djali im (Imam Hasani) është zotëri edhe i dërguari e ka cilësuar atë në këtë mënyrë. Një njeri nga fara e tij do të vijë në këtë botë. Emri i tij do të jetë i njëjtë me emrin e të dërguarit, morali i tij do të jetë si i tij; ndërsa krijimi i tij nuk do t’i shëmbëllejë atij dhe ai do ta mbushë me drejtësi sipërfaqen tokësore”. (Ebu Daudi, vëll. 8, fq. 306, hadithi nr: 4290, v.b. 1418).

Ibn Haxher Askalani duke u mbështetur në këtë hadith, i ka quajtur si të pabaza të tëra hadithet, që flasin se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.). Ai duke marrë për bazë aludimin se Imam Mehdiu i premtuar (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) është shprehur kështu: “Imam Hasani (p.m.t.) duke shfaqur dhembshuri e ka lënë prijësinë për kënaqësinë e Allahut. Për këtë arsye kur të ketë një nevojë të jashtëzakonshme për prijësinë e vërtetë, Alahu do të caktojë njërin nga të bijtë e tij, për të ngritur krye për prijësinë e vërtetë dhe për të mbushur me drejtësi sipërfaqen tokësore”.

Ky dijetar duke u mbështetur në ky hadith, e ka pranuar si të gabuar faktin e besimit të shiitëve, se Imam Mehdiu i premtuar (p.m.t.), është i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.), pra i imamit të dymbëdhjetë të shiitëve dhe më tej ka shtuar kështu: “Sipas haditheve të vërteta emri i të atit të Mehdiut është i njëjtë me emrin e të atit të të dërguarit. Megjithatë kjo dukuri nuk përputhet me besimin e shiitëve, sepse emri i të atit i imamit të dymbëdhjetë, nuk është i njëjtë me emrin e të atit të të dërguarit”. (Hejtemi Mekkiu, fq. 208, v.b. 1425)

Fjalët e Ibn Haxher Askalanit janë të hapura për t’u qortuar në këto pikëpamje:

1- Zinxhiri i përcjelljes së hadithit të Ebu Daudit është me probleme sepse ai ka cituar: “Mua këtë hadith ma ka përcjellur Harun Ibn Mugire”. Me fjalë të tjera nuk është bërë e qartë se kush e ka përcjellur këtë hadith.

2- Në veprën e tij me titull: “Ethne’l-Menakibi” (Lëvdimi i Rrëfimeve), Xhedheri Shafiiu e ka përcjellur këtë hadith nga Ebu Daudi dhe në atë hadith në vend të emrit të Hasanit kalon emri i Husejnit. Si rrjedhojë theksojmë se nuk është një mundësi e largët që të ketë një përplasje në përcjelljen e hadithit të Ebu Daudit.

3- Le ta zëmë se zinxhiri përcjelljes së hadithit, që bën fjalë se Imam Mehdiu i premtuar (p.m.t.), është njëri nga të bijtë e Imam Husejnit (p.m.t.), (dukuri kjo e cila është përcjellur në burimet e Ehli Sunnetit) është i mangët. Por edhe kjo gjendje nuk është një argument se besimi shiit është i gabuar, sepse në lidhje me këtë çështje hadithet e përcjellur nga shiitët janë të vërteta dhe në shkallë të pashkëputur.

4- Një numër i madh i dijetarëve të Ehli Sunnetit ndajnë të të njëjtit mendim me shiitët mbi këtë çështje. Si rrjedhojë në veprën e tij me titull: “Erbein Ehadith Ala Mehdi” (Dyzetë Hadithe Mbi Mehdiun), Ebu Nuajm Isfahani (v.v. 430 m.i.) ka shpalosur kështu: “Hadithi i gjashtë, fakti se Mehdiu rrjedh nga farefisi i Husejnit”. Më tej ai duke përcjellur hadithin e Hudhejfe Ibn Jemanit duke pohuar kështu: “I dërguari na mbajti një fjalim dhe më pas urdhëroi se edhe nëse do të ketë mbetur një ditë nga jetë e kësaj bote, Allahu do ta zgjasë atë ditë derisa të zgjedhë një njeri, nga fëmijtë e mi i cili mban emrin tim. Kur e dëgjoi këtë Selmani e pyeti: “O i dërguari i Allahut, për cilin nga fëmijtë e tu e ke fjalën?” I dërguari (p.q.m.t.) duke zënë për dore Husejnin shprehu: “Nga ky fëmijë”. (Hafidh Ebu Nuajm Isfahani, fq. 48, v.b. 1432)

Autori i veprës me titull: “Bejan fi Ahbari’s-Sahibi’z-Zamani” (Shpjegimi i Lajmeve të Zotit të Kohës), Hafidh Ebu Abdullah Kenxhi Shafiiu (v.v. 658 m.i.), ia ka kushtuar kreun e nëntë kësaj çështjeje dhe më tej ka kumtuar kështu: “Kreu i nëntë ka të bëjë me shpjegimin që ka bërë i dërguari (p.q.m.t.), duke thënë se Imam Mehdiu (p.m.t.), është njëri nga fëmijtë e Imam Husejnit (p.m.t.). Më tej ai ka përcjellur një hadith të Ebu Said Hudriut: “I dërguari më i nderuar ishte sëmurë. Fatime Lulja i erdhi për vizitë. Unë gjendesha i ulur në krahë të djathtë të të dërguarit (p.q.m.t.). E nderuara Fatime qau kur pa se i dërguari (p.q.m.t.) ishte dobësuar. I dërguari (p.q.m.t.) i tha: “Përse qan? A nuk e di ti se kur Allahu, sheh në sipërfaqen tokësore, e di se ka zgjedhur tët et si të dërguar, më pas kur sheh në sipërfaqen tokësore, e di se ka zgjedhur bashkëshortin tënd duke ma shpallur mua, më tej sheh se unë ta kam dhënë atë ty si bashkëshort dhe se unë e kam caktuar atë si trashëgimtarim tim? A nuk e di se se tët et ta ka bërë ty për bashkëshort njeriun më të ditur në dritën e mrekullisë hyjnore dhe më të butë dhe më të parë në Islam? E nderuara Fatime u gëzua dhe u lumturua”.

Më pas Ebu Said Hudriu, ka përcjellur një hadith tjetër nga  dërguari (p.q.m.t.), i cili ka të bëjë me virtytet e prijësit të besimtarëve të të nderuarit Ali (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit. Në fund të atij hadithi është cituar kështu: “I dërguari (p.q.m.t.) duke i rënë me dorën e tij shpatullave të Husejnit (p.m.t.) tha: “Mehdiu i kësaj bashkësie është nga farefisi i tij”. Hafidh Kenxhi Shafiiu ka thënë kështu: “Darekutniu e ka përcjellur në këtë mënyrë disiplinimin dhe klasifikimin e këtij hadithi”. (Kenxhi Shafiiu, fq. 119,120, v.b. 1339)

Ashtu siç e cekëm dhe pak më parë, Muhibuddin Taberiu (v.v. 694 m.i.) pasi e ka përsëritur hadithin e përcjellur nga Hudhejfe Ibn Jemani ka pohuar kështu: “Ashtu siç e kemi përcjellur në mënyrë “absolute” (faktin se Imam Mehdiu (p.m.t.) është njëri nga fëmijtë e Fatimesë (p.m.t.)) kjo mund të lëvizet dhe në mënyrë “relative”. (Taberiu, vëll. 2, fq. 107, v.b. 1428). Pra Imam Mehdiu (p.m.t.) është njëri nga fëmijtë e Imam Husejnit (p.m.t.). Nënvizojmë se një pjesë e madhe e dijetarëve të Ehli Sunnetit, nuk janë kundër mendimit se Imam Mehdiu (p.m.t.), është i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.), i cili është duke qëndruar i fshehur dhe do të shfaqet me lejen e Allahut, duke mbushur me drejtësi sipërfaqen tokësore. Si rrjedhojë ata e kanë pranuar se Imam Mehdiu i premtuar (p.m.t.) është njëri nga fëmijtë e Imam Husejnit (p.m.t.).

Emri i Të Atit Të Tij

Ashtu siç e kemi shpjeguar pak më lart emri i të atit të Imam Mehdiut (p.m.t.) është Hasan. Krahas kësaj në shumë hadithe, të cilat zënë vend në burimet e Ehli Sunnetit, është përcjellur kështu mënyra se si i dërguari (p.q.m.t.), e ka bërë të ditur figurën e Imam Mehdiut (p.m.t.): “Emri i tij është si emri i im dhe emri i të atit të tij është si emri i tim eti”.

Pohojmë se kur vlerësohen këto hadithe duhet të preken disa pika:

1- Në pjesën më të madhe të këtyre haditheve nuk kalon thënia: “Emri i të atit të tij është si emri i tim eti”. Ebu Daudi e ka përcjellur këtë hadith me pesë udhë përcjelljeje dhe në tre nga këto nuk kalon thënia e lartpërmendur, por gjendet vetëm thënia: “Emri i tij është si emri im”. (Ebu Daudi, vëll. 4, fq. 306, hadithi nr: 4282, v.b. 1418). Edhe Tirmidhiu e ka përcjellur hadithin e sipërcituar nga Abdullah Ibn Mesudi, Ali Ibn Ebi Talibi, Ebu Said Hudriu, Usame dhe Ebu Hurejre dhe në këtë hadith nuk kalon thënia e mësipërme: “Emri i të atit të tij është si emri i tim eti”. (Tirmidhiu, fq. 611, v.b. 1421 dhe Ibn Munadiu, fq. 230, 231). Ndërsa në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit këto hadithe janë përcjellur si të përsëritura dhe në asnjërin nga ato nuk është e pranishme thënia: “Emri i të atit të tij është si emri i tim eti”.

Hafidh Abdullah Kenxhi Shafiiu ka rrëfyer kështu në lidhje me këtë çështje: “Në hadithin e përcjellur nga Tirmidhiu mungon thënia: “Emri i të atit të tij është si emri i tim eti”. Sërish as Ebu Daudi nuk i ka dhënë vend shënimit të kësaj thënieje. Rishtas as përcjellësit e mëdhenj të haditheve, hafidhët dhe përcjellësit besnikë, nuk e kanë shënuar këtë thënie por kanë përcjellur vetëm thënien: “Emri i tij është si emri im”.

Imam Ahmedi i cili duke treguar një kujdes të madh në hadithet e përcjellura e ka shënuar hadithin në fjalë në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri) dhe në të tëra këto hadithe ceket vetëm thënia: “Emri i tij është si emri im”. Në veprën e tij me titull: “Menakibu’l-Mehdi” (Rrëfimet e Mehdiut), Ebu Nuajm Isfahani e ka përcjellur hadithin e lartpërmendur me anë të shumë njerëzve, nga Asim Ibn Ebi Xhunudit, ky nga Dheri dhe Abdullah Ibn Mesudi, ndërsa ky i fundit e ka përcjellur nga i dërguari (p.q.m.t.). Këtu ia vlen të përmendet se në asnjërin nga hadithet e sipërcituara nuk kalon thënia: “Emri i të atit të tij është si emri i tim eti”.

Theksojmë se këta përcjellës janë si vijon: Sufjan Ibn Ujejne, Katar Ibn Halife, A’meshi, Ebu Ishak Sulejman Ibn Firuz Shejbani, Hafs Ibn Umeri, Sufjan Theuri, Shu’be, Uasit Ibn Harithi, Ebu Shejbe, Sulejman Ibn Karmi, Xhafer Ahmeri, Selam Ebu Mundhiri, Ebu Shihab Muhammed Ibn Karmi, Umer Ibn Ubejd Tanafisi, Ebu Bekr Ibn Ajjashi, Ebu Mexhhaf Daud Ibn Ebi Aufi, Uthman Ibn Shibrime, Abdulmuttalib Ibn Ebi Ujejne, Muhammed Ibn Ajjashi, Amr Ibn Kajs Melaji, Ammar Ibn Dheriku, Abdullah Ibn Hekim Ibn Xhabir Esedi, Umer Ibn Abdilah Ibn Besheri, Ebu Ahuasi, Sad Ibn Hasan Ibn Uht Thalebe, Muadh Ibn Hashimi, Jusuf Ibn Junusi, Galib Ibn Uthmani, Hamza Dhajjati, Shejbani, Hakem Ibn Hashimi.

Gjithashtu hadithin e mësipërm e ka përcjellur dhe Amr Ibn Merre nga Dheri dhe në asnjërin nga këto hadithe nuk kalon thënia: “Emri i të atit të tij është si emri i tim eti”. Megjithatë në hadithin e përcjellur nga Ubejdullah Ibn Musai, ky nga Zaidi, ky nga Asimi preket thënia “Emri i të atit të tij është si emri i tim eti”. Në veprën e tij me titull: “Menakibu’sh-Shafii” (Rrëfimet e Shafiiut), Hafidh Ebu Hasani, ose Muhammed Husejn Ibn Ibrahim Ibn Asim Ibn Abiri, në lidhje me ngritjen krye të Imam Mehdiut të premtuar (p.m.t.), e ka përcjellur hadithin duke shtuar thënien: “Emri i të atit të tij është si emri i tim”. Të zotët e mendjes nuk kanë ngurruar që të theksojnë se kjo shtesë, nuk ka asnjë lloj vlere në sytë e pajtimit të imamëve të haditheve. (Kenxhi Shafiiu, fq. 93, 96, v.b. 1339)

Sërish pohojmë se nuk është e arsyeshme mundësia që këta përcjellës të mëdhenj të mos kenë treguar kujdes ndaj përcjelljes së kësaj fjale. Rishtas është kundërshtuar edhe mundësia që ata të mos e kenë përcjellur këtë, duke mos qenë të vetëdijshëm se kjo fjali është nuk është e rëndësishme. Shprehemi kështu sepse nuk ka dyshim, se fjalia në fjalë luan një rol të kyç dhe të rëndësishëm në bërjen e njohur, në kuptimin e trungut farefisnor Imam Mehdiut të premtuar (p.m.t.).

2- Citojmë se kjo nuk është një mundësi e largët. Thënia në formën: “Emri i të atit të tij është si emri i tim”, është shpikur në kryengritjen kundër Muhammed Ibn Abdilah Ibn Hasanit, ose siç njihet ndryshe me nofkën “Nefsu’z-Zekijje” (Shpirti i Dëlirë), ose me qëllimin e fitimit të ligjërimit të qeverisjes së të birit të Mensur Abbasit, i cili njihet ndryshe me nofkën “Mehdiu”.

Historianë si shkrimtari i veprës me titull: “Fahri fi’l-Adabi’s-Sultanijje ue’d-Dueli’l-Islamijje” (Histori e Edukatës së Lartë në Shtetet Islame) kanë arritur në këtë përfundim: “Abdullahu i detyronte disa shtresa në mesin e njerëzve, që të besonin se i biri i tij Muhammedi, ishte Imam Mehdiu i premtuar (p.m.t.) dhe më pas ai përcillte thënien: “Emri i të atit të tij është si emri i tim”.  (Safi Golpajegani, vëll. 2, fq. 204, v.b. 1427 dhe Meruedi Aleui, fq.165-166)

3- Hadithi në fjalë bie ndesh me shumë hadithe, të shënuara në burimet e Ehli Shiitëve dhe të Ehli Sunnetit, të cilat shpjegojnë se emri i të atit të Imam Mehdiut të premtuar (p.m.t.) është Hasan.

Shpjegime Dhe Interpretime

Disa njerëz që mendojnë kanë sjellur disa shpjegime dhe interpretime në lidhje me fjalinë: “Emri i të atit të tij është si emri i tim eti” të cilat janë të shprehura si më poshtë. Nëse këto do të pranohen se janë të vërteta atëherë do të përputhen me hadithet e tjera.

1- Me fjalën “eb” (baba) nënkuptojmë të atin, sepse në gjuhën arabe është i përhapur përdorimi i fjalës baba në vend të fjalës at. Shtojmë se ky lloj përdorimi është i pranishëm edhe në Kur’anin Famëlartë si në shembullin që vijon: “Unë ndoqa fenë e baballarëve të mi (etërve të mi) Ibrahimit, Ishakut dhe Jakubit”. (Jusuf: 38) Për më tepër për “nofkën” përdoret edhe “emri”. Si rrjedhojë gjendet një hadith nga i nderuari Ali (p.m.t.), në të cilin është sqaruar se i dërguari (p.q.m.t.) e kishte emërtuar atë me nofkën “Ebu Turabi” (Babai i Dheut) dhe se ai vetë nuk kishte pëlqyer asnjë emër tjetër, në këndvështrimin e emrit më shumë se sa ky emër. Si rrjedhojë këtu me emrin e “babait të tij” nënkuptojmë nofkën e të “atit të tij”. Nofka “Ebu Abdullahu” (I Ati i Abdullahut) e Imam Husejnit (p.m.t.) është e njëjtë me emrin e të atit të të dërguarit (p.m.t.). (Kurejshi Shafiiu, fq. 318, 319, v.b. 1412). Ky shpjegim nuk e asgjëson problemin sepse nofka “Ebu Abdullahu” e Imam Husejnit (p.m.t.) është e ndryshme nga emri Abdullah.

2- Nofka e Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.) është Ebu Muhammedi por edhe emri i të atit të ë dërguarit (p.q.m.t.) është Ebu Muhammedi. Si rrjedhojë nofka e të atit të Imam Mehdiut (p.m.t.) është e njëjtë me nofkën e të atit të të dërguarit. Me qëllimin e emrit nënkuptohet dhe nofka sepse dhe nofka është e përfshirë brenda emrit. Problemi i këtij shpjegimi është ky: Nofka Ebu Muhammedi nuk është përcjellur si njëra nga nofkat e të dërguarit (p.q.m.t.).

3- Thënia e vërtetë është shpalosur në formën: “Emri i tij është si emri im dhe emri i të atit të tij është si emri i tim eti”, sepse në disa hadithe është përcjellur, se njëri nga emrat e Imam Mehdiut (p.m.t.) është edhe Abdullah. (Safi Golpajegani, vëll. 2, fq. 205, v.b. 1419) Si rrjedhojë hadithi i latpërmendur, bën të ditur se emri i Imam Mehdiut të premtuar (p.m.t.), është i njëjtë me emrin e të dërguarit (p.q.m.t.) dhe emri i të atit të tij është i njëjtë me emrin e të atit të të dërguarit (p.q.m.t.). Por duke qenë se përcjellësi nuk i ka kushtuar rëndësi kësaj dukurie, atij iu është dukur i pakuptimtë hadithi dhe për ta bërë atë sa më të kuptueshëm ka shtuar thënien: “Emri i të atit të tij është si emri i tim eti. ((Safi Golpajegani, vëll. 2, fq. 205, v.b. 1419) Ky shpjegim mbështetet vetëm në një mundësi. Ndonëse nuk gjendet ndonjë argument i cili e përforcon këtë ai e asgjëson problemin e kundërshtimit.

4- Ka gjasa që thënia e vërtetë të jetë sendërtuar në formën: “Emri i të birit është si emri i tim eti”, sepse ashtu siç kalon në hadithe, njëri nga emrat e të bijve të Imam Mehdiut (p.m.t.) është Abdullah. Për më tepër nofka e tij është Ebu Abdullah (I Ati i Abdullahut). Por në këtë hadith fjala “i biri” është ndërruar me fjalën “i ati”. (Safi Golpajegani, vëll. 2, fq. 205, v.b. 1419)

5- Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka dy emra: Hasan dhe Abdullah. Këtë aludim e ka përcjellur autori sunnit i veprës me titull: “Kifajetu’l-Muahhidini” (Mjaftimi i Njëjësuesve) Nuri Tabersiu dhe autori tjetër sunnit i veprës me titull: “Hidajetu’s-Sueda” (Udhëzimi i Zotërinjve) Shihabuddin Deuletabadiu. Shpjegojmë se me këtë shpjegim nuk mbetet asnjë problem në lidhje me thënien: “Emri i të atit të tij është si emri i tim eti”. Nëse hadithi në fjalë pranohet si i vërtetë pohojmë se ky shpjegim qëndron plotësisht më lart se shpjegimet e tjera.

Përfundim

1- Duke u mbështetur në një numër të madh hadithesh, të përcjellur nga i dërguari (p.q.m.t.) dhe nga Ehli Bejti (p.m.t.), arrijmë në përfundimin se Imam Mehdiu i premtuar (p.m.t.), është i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.) dhe mban të njëjtin emër me atë të dërguarit (p.m.t.). Përsërisim se Imam Mehdiu (p.m.t.), i cili është i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.), nga ana e etërve të të atit rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), ndërsa nga farefisi i etërve të nënës rrjedh nga farefisi i Fatime Bint Hasanit (p.m.t.) dhe i Imam Hasanit (p.m.t.). Në këtë drejtim theksojmë se ai rrjedh në mënyrë të veçantë nga farefisi i të dërguarit (p.q.m.t.) dhe nga Ehli Bejti dhe nga farefisi i të nderuarës Fatime (p.m.t.) dhe i të nderuarit Ali (p.m.t.).

2- Në disa hadithe të Ehli Sunnetit, Imam Mehdiu (p.m.t.) është bërë i njohur si një njeri që rrjedh nga farefisi i Abbas Ibn Abdilmuttalibit. Themi se këto hadithe jo vetëm që janë të dobët në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, por edhe bien ndesh me hadithet të cilat shpjegojnë se imami rrjedh nga farefisi i të dërguarit (p.q.m.t.). Për më tepër disa nga dijetarët e Ehli Sunnetit i kanë pranuar si të vërteta, hadithet që sqarojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) rrjedh nga farefisi i të dërguait (p.q.m.t.). Edhe nëse do të anashkalohet dobësia e zinxhirit të përcjelljes sërish mund të kryhet ky shpjegim: “Me fjalën “Mehdiu” që ceket në këtë hadith, është për qëllim prijësi abbasit me emrin “Mehdi” dhe se ky hadith është shpikur me synimin e ligjërimit të prijësit.

3- Në disa hadithe kalon se Imam Mehdiu (p.m.t.) rrjedh nga fara e Imam Hasanit të Mrekullueshëm (p.m.t.). Këto hadithe jo vetëm që janë që janë të dobëta në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, por nuk janë të pranuara as nga ana e dijetarëve të Ehli Sunnetit. Në mesin e burimeve të këtyre të fundit, është shënuar se Imam Mehdiu (p.m.t.), që rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) do të ketë një bir.

4- Hadithi i shprehur në formën: “Emri i të atit të tij është si emri i tim eti”, mungon në shumicën e burimeve të Ehli Sunnetit. Në këto hadithe kalon vetëm thënia: “Emri i tij është si emri im”. Shpjegimet e kryera mbi këtë çështje janë të prekura në këtë artikull.



Burimi : Medya Şafak