Thirrja e Izraelit për BE-në: ‘Njiheni Jeruzalemin si kryeqytetin tonë’

Publikuar në Jan. 26, 2018, 3:03 a.m.

Kryetari i Parlamentit Izraelit, Knesset, Yuli-Yoel Edelstein u bëri thirrje vendeve evropiane t’a njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, duke marrë shembullin e SHBA-së.

Në një fjalim në parlamentin evropian, Edelstein tha: “SHBA-ja e ka njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit 70 vjet pasi e fituam pavarësinë. Në këtë menyrë u njoh edhe trashëgimia jonë e vjetër, edhe historia jonë e moderne. Duam që edhe ju t’a bëni këtë. Vizitojeni bashkë me mua kryeqytetin tonë. Qyteti është i shenjtë ashtu si gjithë Izraeli.”

Edelstein i cili tha se Parlamenti Evropian duhet të jetë burim frymëzimi jo vetëm për Evropën por për të gjithë botën, u shpreh: “Përdoreni këtë status për të vendosur parimet në të cilat jeni bazuar. Bëni ashtu, në mënyrë që çdo qytetar të gjejë një vend në Evropë. Së bashku do të arrijmë t’i japim fund antisemitizmit.”



Burimi : Sputnik News