Trumpi ka kërcënuar Palestinezët

Publikuar në Jan. 26, 2018, 3:01 a.m.

Presidenti amerikan Donald Trumpi ka kërcënuar sot se do të ndërpresë ndihmën palestinezëve në rast se ata nuk vendosin paqe me Izraelin, duke thënë se ata e kanë  ofenduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me gjestin e tyre se kanë refuzuar të takohen me nënpresidentin amerikan Mike Pencin, gjatë vizitës sa para ca kohësh në Izrael.

Donald Trumpi këtë e ka deklaruar pas takimin qe ka pas me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun në Forumin ekonomik botëror në Davos. Palestinezët më herët kanë refuzuar të takojnë nënpresidentin amerikan Pencen për shkak të vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Ata kanë treguar mos respekt ndaj neve pasi që kanë refuzuar të takohen me nënpresidentin amerikan, ndërsa neve ju japim qindra milion dollar ndihmë dhe mbështetje, këto janë shuma të mëdha, të cilët shumë vet nuk po e kuptojnë. Kjo para është në tavolinë dhe nuk do të shkojë më tutje drejt tyre në rast se nuk ulen të bisedojnë për paqe me Izraelin”, ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trumpi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se gjysmën e ndihmës së planifikuar që shkojnë nëpërmjet  agjencioneve të Kombeve të Bashkuara do të ndërpresin. Për atë po ju them se”Izraeli dëshiron paqe dhe kjo do të jetë ashtu ose nuk do të kemi kurrgjë me ata”, ka thënë Donald Trumpi, duke përsëriture se plani i tyre paqësor është i shkëlqyeshëm.

Presidenti amerikan Donald Trumpi ka thënë se pasi që ai ka vendos të njoh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Izraeli”këtë do të paguajë, do të bëjë diç që do të jetë shumë e mirë”, por nuk ka thënë se për çka është fjala.



Burimi : SAFF