Bregu perëndimor po shkon në grevë të përgjithshme

Publikuar në Jan. 23, 2018, 9:36 p.m.

Në Bregun Perëndimor të okupuar, të martën do të mbahet grevë e përgjithshme me qëllim për të protestuar ndaj vendimit të qeverisë amerikane për njohjen e Jeruzalemit si “kryeqytet i Izraelit”.

Kryetari i Komisionit Organizativ dhe Mobilizues së Lëvizjes Fetih, Mynir el-Xhegub, në deklaratën për Agjencinë Anadolli, raportoi se të martën, me thirrjen e Lëvizjes Fetih, do të shkohet në grevë të përgjithshme në Bregun Perëndimor të okupuar, si reagim ndaj vendimit të SHBA-së për Palestinën.

Duke theksuar se Palestina, si popullsi dhe shtet, po vazhdon luftën e saj kundër pushtimit amerikan dhe izraelit, Xhegub tha: “Populli dhe shteti palestinez do të vazhdoj rezistencën popullore ndaj qeverisë amerikane dhe okupimit izraelit, në kuadër të vendimeve të Këshillit Qendror të lidhur me Organizatën e Çlirimit Palestinez.”

JEMI NË KOORDINIM ME FRAKSIONET PALESTINEZE’

Xhegub i cili tha se institucionet e lidhura me ministritë e shëndetësisë dhe arsimit do të përjashtohen nga greva, shtoi se ata janë në koordinim me fraksionet palestineze për të bërë rezistencë popullore efektive kundër okupimit dhe mbështetësve të saj.

Këshilli Qendror i lidhur me Organizatën e Çlirimit Palestinez, në senacën e jashtëzakonshme të mbajtur 9 hënën e kaluar, vendosi të vazhdoj rezistencën paqësore të popullit duke dekaruar se sipas ligjit ndërkombëtar, populli palestinez ka të drejtën për të gjitha llojet e rezistencës.



Burimi : Sputnik News