Sulmet në Hmeimim: Dobësitë në Mbrojtjen Ruse dhe Siriane, Një Luftë Dikotomike mes Rreziqeve dhe Kostove

nga Furkan Halit Yolcu | Publikuar në Jan. 23, 2018, 8:27 a.m.

Më datë 27 dhjetor 2017, në kilometrin e 50 të bazës ajrore në Hmeimim është kryer një sulm me raketa dhe topa ajërorë që vinin nga rajoni i boshatisur Bidame që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve [1]. Ndërkaq,  më 31 dhjetor në një tjetër sulm që mendohet të ketë qënë shumë më gjithëpërfshirës dhe me ndikueshmëri të lartë thuhet se kanë humbur jetën 2 udhtarë rusë ndërkohë që dëmet materiale mendohet të kapin shifrat e 344 milionë dollarëve ndërkohë që 7 mjete fluturimi kanë dalë nga përdorimi [2]. Nga një dokument qëështë zbuluar, i cili i përket shërbimeve të inteligjencës së ushtrisësiriane dhe ka infprmacione në lidhje me hetimet në lidhje me këtë sulm ngrihen pretendime se sulmi është kryer në veri të bazës ajrore, në zonën Bustan’ul Basha që ndodhet vetëm 5 km larg. [3]. Në këtë dokument qëështë publikuar në internet, bëhet me dije se pasi është mësuar se sulmi ka ndodhur nga kjo zonë, është filluar hetimi dhe është zbuluar se organizata që ka kryer sulmin, Lëvizja e Lirë Alevi, (Free Alawite Movement) gjendej diku aty pranë.

Ndërkohë, më 5 janar të vitit 2018, në zonën e el-Mevzure  që gjendet në kilometrin e 50 të zonës së armëpushimit të Idlibit, në bazën ajrore Hmeimim dhe bazën detare Tartus është zhvilluar një sulm ajror që përfshinte 13 mjete ajërore pa pilotë (të njohur gjithashtu si drone) [4]. Kjo ngjarje, që mund të hyjë në histori si sulmi i parë i zhvilluar me një numër të këtillë të avionëve pa-pilotë ka qënë edhe një shfaqje që ka treguar se sa dhe deri në çfarë grade mund të rritet kapaciteti sulmues i opozitarëve.

Mjetet e Përdorura për Sulmin

Ka qënë deklaruar se sulmet 27 dhjetorit dhe 31 dhjetorit janë bërë me topa ajërorë dhe me raketa [5]. Sipas lajmeve që kanë marrë informacione nga burime ruse, kundërsulmi më shkatërrues është bërë me topa ajror dhe raketa 82 milimetrike sovjetike të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthorë janë përplasur me avionët pa pilotë deri në pikën që mund t’i shkatërronin ato. Sipas informacioneve të marra përsëri nga këto burime, ky sistem i cili ka një kapacitet të shpejt të lëvizjes, pasi ka goditur për 1-1.5 minuta të vazhdueshme është larguar nga zona. Ndërkohë, raketat që mund të përdoren në sulme mund të jenë raketa që kanë qënë në disponimin e opozitarëve që prej fillimit të luftës së Sirisë, të përfshira në kapacitetit e tyre sulmues si sistemi raketor me shumë tyta, BM-21 Grad (SRSHT) dhe raketat 9M22U. Këto raketa me rreze 122 mm përmbajnë 18.4 lëndë luftarake. Kjo tytë me 3920 pjesë të projekuara për të rritur ndikueshmërinë e pjesëve mund të shkatërrojë pa asnjë vështirësi një avion të pamrojtur që mund të gjendet në një pistë ajrore. Njëra prej arsyjeve pse është përdorur kjo mënyrë qëndron në faktin se sistemet mbrojtëse ajrore që duhen përdorur kundët ndërhyrjeve të këtilla ka një kosto të lartë materiale dhe se dimensionet e municioneve janë më të vogla sesa ato kundrejt të cilave janë drejtuarkështu që në në këtë mënyrë rritet aftësia e municionit për t’u hedhur në një densitet më të lartë. Këto raketa, të cilat e kanë treguar ndikueshmërinë e tyre disa herë në terren, janë përdorur në mënyrë të vazhdueshme në luftën e brendshme në Siri që prej vitit 2016.

82mm beton, BM-21 llojet Lançer, 9M22U Raketa (nga e majta në të djathtë)

Pavarësisht se ende nuk ka prova konkrete që në këtë sulm të jenë përdorur edhe topa ajrorë edhe sisteme raketore me shumë tyta, në shumë burime të sigurta dhe të besueshme përmendet fakti se janë shkatërruar 7 avionë. Për momentin ekzzistojnë shumë sisteme të këtilla që janë nën kontrollin e opozitarëve tëSirisë dhe shtetet financuese kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në mundësimin e kapaciteteve tëkëtilla. Sigurisht që kapacitetet sulmuese të palës opozitare nuk përbëhen vetëm nga topat ajrorë dhe nga sisteme raketore me shumë tyta.

Ndërkaq, sulmi me dy objektiva qëështë zhvilluar gjatë natës së 5 janarit 2018 nga mbetjet që ka lënë mbrapa ka ngirtur dyshime të mëdha se ky sulm mund të jetë kryer duke përdorur drone (avionë pa pilotë) dhe sistemin orjentues GPS. Dronet e përdorura gjatë sulmit në bazën ajrore Hmeimim dhe bazën detare Tartus, taktika e përdorur për sulim dhe sttruktura e municioneve të përdorura janë tematika të rëndësishme që kanë nevojë për analiza të veçanta. Si rezultat i analizimit të 13 avionëve papilotë që pretendohet të jenë përdorur gjatë këtij sulmi është arritur në përfundimin që ka ngjallur habi se motori i përdorur në këto mjete fluturuese nuk ka pasur strukturën e duhur për t’u përdorur në këro mjete, në brendësi të pjesëve të drunjta të krahëve është gjendur lëndë lastike polisteroli i mbështjellë dhe pjesa e trupit të mjetit duket sikur është bërë tërësisht me punë të thjeshtë dore. Gjenerali i Përgjithshëm, Alexander Novkiov ka folur gjatë një deklarate si përfaqësues i Ministrisë së Shtabit të Përgjithshëm Ruse ku ka deklaruar se mjetet ajërore që janë përdorur si dhe municioni që ato mbanin i janë përgjigjur shumë pyetje që ishin ngritur [6].Është shumë e thjeshtë të kuptohet se pjesë të ndryshme të mjeteve ajrore pa-pilotë janë mundësuar në forma të ndryshme për t’u bashkuar në një mjet të vetëm. Një ndër pikët e rëndësishme në këtë situatëështë se droni nuk kishte një pjesërotary wing quadcopter (katër-fletësh rrotullues) që gjendet me shumë lehtësi për t’u blerë në treg por në vend të saj kishte pjesën fixed ëing air proppeller (krahë stabile të palëvizshme). Në përgjithësi, dronet me rahë të stakuara të palëvizshme janë projektuar që të qëndrojnë në ajër për një kohë më të gjatë dhe që të fluturojnë në lartësi më të mëdha se llojet e tjera. Për këtë arsye, këto drone krijojnë mundësinë që prej distancave më të largëta [5 deri në 100 km] të mund të përdoren për të kryer sulme të ndryshme. Sipas informacioneve të mundësuara nga zyrtarët rusë, sulmi është drejtur nga zona e Mevzures që gjendet në një largësi prej 55 km nga baza ajrore Hmeimim ku është pësuar sulmi. Ndërkohë që, baza detare Tartus gjendet në një largësi prej 96 km, duke vërtetuar në këtë mënyrë se këto drone mund të kontrollohen në një largësi prej 100 km. Fakti që këto drone kanë mundur të funksionojnë në distancë kaq të largët do të thote se janë testuar më parë për pjesët e tyre aerodinamike dhe radioelektronike gjë që indikon faktin se në këtë nivel ka marrë pjesë edhe një shtet i cili duhet të jetë prodhues i këtyre droneve dhe di know-how (si qysh) funksionojnë. Modifikimet e bëra nga motorët e makinerive të korrjes së barit dhe strukturave të biçikletave për t’i vënë ato në funksion të vënies në punë të këtyre mjeteve pa pilotë si dhe sistemet që përdoren në platforma të këtilla si njësitë hidrolike të nevojshme për dronet (krahu i kontrollit aktuator dhe nxitës), transformues të presionit, helikat, bateritë elektrike dhe pjesë të këtilla të ngjashme për krijimin e dronëve kanë nevojë për përdoruesë të përgatiturë. Një nga aspektet më të sofistikuara në lidhje me sulmin në fjalë është fakti seternerari i fluturimit është planifikuar dhe programuar më parë në RHA, duke llogaritur parametra të këtilla si lartësia, shpejtësia e fluturimit dhe karakteri i erës. Në njërin prej 13 mjeteve ajrore pa pilot është gjendur e montuar një kamera, e cila vë në dukje faktin se ka përllogaritur mundësitë e modifikimit taktik të brendshëm dhe se ky operacion ka qënë planifikuar në shumë anë të ndryshme. Sipas zyrtarve rusë, koordinatat që janë vendosur në GPS-ëve tëprogramuara në drone kanë qënë më të detajuara se informacionet që mund të gjenden në internet. Informacionet që janë marrë si rezultat i deshifrimit të kodit kanë bërë me dije se kanë qënë programuar edhe koordinatat paraprake të pjesëve plasëse që do të lëshoheshin nga krahët e droneve.

Një element i këtillë ajror në një nivel kaq të sofistikuar ëstë përdorur për herë të parë nga aktorë të cilët nuk cilësohen si aktorë shtetrorë.

Një tjetër element që tërheq vëmendjen në lidhje me këto sulme është përmbajtje shpërthyese dhe dizenjimeve që i janë bërë municioneve për t’u përdorur në këto sulme. Sipas analizave të detajuara që janë bërë çdo dron mban 10 bomba të vogla dhe secila prej tyre peshon 400 gramë. Si rezultat, për sulmet e njëkohshme në bazën në Hmeimim dhe Tartus janë përgatitur 130 bomba të vogla. Këtyre bombave u janë modifikuar edhe pjesë shtesë C5H8N4O12 të tipit PETN [pentaeritritol tetranitrat] në mënyrë që gjatë momentit të plasjes të kenë efekt në një distancë me rreze 50 metra. Kjo lëndë plasëse që njihet edhe si RDX [Plasës i Research development explosive/Ar&Ge] është shumë më i ndjeshëm ndaj nxehtësisë apo dhe goditjeve se plasës të tjerë të tipit C-4 dhe ka elementë të fortë plasës.

Dobësitë në Sistemet Mbrojëse të Rusëve dhe Sirianëve

Baza ajrore Hmeimim mbrohet përsa i përket distancave të largëta me anë të sistemit mbrojtës ajror S-400, ndërsa për distancat e afërta përdoret sistemi PANTSIR-S1; ndërkohë baza detare në Tartus mbrohet me sistemin ajror S-300 për distancat e largëta. Përveç këtyre sistemeve, këto baza ushtarake mbrohen edhe nga elementë me qarqe elektronike që nuk mund të ndiqen (të këtilla si ZU-23). Sulmi i parë qëështë bërë kundrejt një baze ushtarake ajrore apo detare nuk janë sulmet e kryera në muajt dhjetor dhe në janar. Sipas organizatës botërore të shërbimeve të inteligjencës, Stratfor në vitin 2016 në aeroportin që i përket Rusisë në Tiyas (T4) [që gjendet në kilometrin e 90 në lindje të Humusit dhe 60 km të perëndim të Palmiras] është organizaur një sulm nga ISIS-i. Si pasojë e këtij sulmi janë shkatërruar 20 automjete dhe janë bërë të papërdorshme 4 helikopterë sulmi të tipit 4 MIL Mi-24 që kap vlerën e 48 milionëve dollarë[8].Duke marrë parasysh se gjatë kësaj periudhe në bazën T4 gjendeshin dy flota ajërore të vendosura nëri mbi tjetrën të përbëra nga dy avionë me krahë të palëvizshëm të tipave Sukhoi 24 dhe Su-22 dëmi material që mund të kishte shkaktuar ky sulm mund të kishe qënë shumë më i madh. Edhe në këtë sulm që është organizuar nga ISIS-i janë përdorur munione më pak të ndërlikuara si topa ajrorë dhe raketa të cilat kanë sjellë rezultate shkatërruese.

Duke marrë parasysh se janë bërë dy sulme të ndryshme në dy baza të ndryshme ajrore ku janë vendosur elementë të këtillë ajrorë dhe nuk është bërë e mundur që nga radarët të kapen mjetet që janë përdorur për të sulmuar duket qartë se mbrojtja nuk është funksionale. Hangarlar, që gjatë Luftës së Dytë Botrore dhe pas saj, në luftrat 6 ditore të vitit 1967janë dalluar për rolin e rënësishëm që luajnë në luftra duket se kanë qënë mangësia më e madhe e Rusisë në bazat ajrore që ka ndërtuar në Siri. Ekzistojnë 2 përgjigje të qarta në lidhje me pyetjen se pse Rusia nuk ka ndërtuar në bazat ajrore që po përdor në Siri Shtresë Mbrojtëse të Avionëve të Mbrojturë(Protected Aircraft Shelter-PAS) dhe Shtresë Mbrojtëse të Avionëve të PërforcuarëHardened Aircraft Shelter-HAS). E Para: Kosto. Në përgjithësi, një HAS i vetëm ka një kosto financiare shumë të lartë deri në 7.7 milionë dollarë [9]. Dhe një investim i këtillë do të thotë që vetëm në bazën ajrore Hmeimim, ku janë vendosur 30 mjete ajrore, Rusia të rrisë koston financiare deri në 210 milionë dollarë. Ndërsa arsyeja e dytë është aftësia për të lëvizur:  Sistemet mbrojtëse HAS dhe PAS vërtetë që mundësojnë një mbrojtje të një niveli të lartë, por është e nevojshme që ato në të njëjtën kohë të qëndrojnë në një pozcion të palëvizshëm gjë që do ta bëntë ushtrinë ruse në Siri akoma edhe më vunerabël dhe do të humbte elementin e fshehtësisë që e karakterizon. Gjithashtu, fakti që nuk përdor të njëjtan mbrojtje të përmasa të njëjta që përshtaten me përmasat e avionëve të tipit Sukhoi ve MIG që kanë fuqi të mëdha bombarduese si avionët e tipit Tu-160, e ka vënë Rusinë përballë zgjedhjes nëse duhet të humbasë edhe më shumë, apo duhet të ngre koston për sistemet mbrojtëse.

Burimet

[1] Është bërë me dije se 2 nga raketat janë shmangur nga Pantsir-S1 [sisteme të mbrojtjes ajërore për raketat me rreze të shkurtër] ndërsa raketa e tretë është dëmtuar në një ndër rrotat e saj dhe kështu ka përfunduar duke u përplasur në fshatrat përreth provincës Xhebele në jug të bazës. Për të lexuar burimin origjinal klikoni në: “Russian slams Hmeymim base attack by jihadists”, [https://www.almasdarnews.com/article/russian-slams-hmeymim-base-attack-jihadists/]; Sputnik Turqi: [https://tr.sputniknews.com/ortadogu/201712281031583928-hmeymim-rus-hava-savunma-sistemi-militanlarin-fuzelerini-vurdu/], 28.12.2017

[2] Mjetet ajrore që janë humbur [4 Sukhoi 24, 2 Su-35, 1 An-72], raporte të shumta ndërkombëtare, analiza dhe lajme të shumta që flasin në lidhje me sulmet: “Russian media tries to sort out source of attack on Syria air base”, [https://www.al-monitor.com/pulse/originals/2018/01/attack-russia-military-airbase-syria-latakia-putin.html]; “Who is attacking Russia’s bases in Syria? A new mystery emerges in the war.”, [https://www.washingtonpost.com/world/who-is-attacking-russias-main-base-in-syria-a-new-mystery-emerges-in-the-war/2018/01/09/4fdaea70-f48d-11e7-9af7-a50bc3300042_story.html?tid=pm_world_pop&utm_term=.5b138fc136d3]

[3] Dokumenti i plotë gjendet të link: [https://syria.liveuamap.com/en/2018/5-january-saa-intelligence-document-announces-an-investigation]

[4] Është deklaruar se 7 avionët pa pilotë janë rrëzuar nga sistemi ajror mbrojtës me rreze të shkurtër dhe 6 mjetet e tjera janë rrëzuar me anë të sistemit me kontroll elektronik.

[5] “Хмеймим под ударом: почему российская авиабаза в Сирии попала под обстрел”, [https://www.rbc.ru/politics/04/01/2018/5a4def379a7947a9e3f00a5b]

[6] Për deklaratën  e plotë dhe për videon vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse ku është publikuar deklarata:   [https://www.facebook.com/mod.mil.rus/posts/2032465450329534]

[7] Mindex Center (Ministry of Defense Export Center of Iran), [http://www.mindexcenter.ir/product/petn]

[8] Business Insider, “Satellite imagery reveals ISIS’s successful attack against a Russian airbase in Syria”, [http://www.businessinsider.com/satellite-imagery-reveals-isiss-successful-attack-against-a-russian-airbase-in-syria-2016-5]

[9] DefenseWorld.net, “Indian Air Force Plans Building 108 Hardened Aircraft Shelters”, [http://www.defenseworld.net/news/19740/Indian_Air_Force_Plans_Building_108_Hardened_Aircraft_Shelters#.Wl5bw6hl_IU]



Burimi : Suriye Gündemi