Familja palestineze ekzekutoi anëtarin e saj që spiunonte për Izraelin

Publikuar në Jan. 22, 2018, 3:15 a.m.

Një familje në Gaza të Palestinës njoftoi se kanë ekzekutuar me duart e tyre një anëtarë të kapur duke spiunuar në emër të Izraelit.

Në deklaratën e familjes Barhum u tha: “E presim me knaqësi këtë dënim me vdekje ndaj njërit prej antarëve të familjes sonë për të marrë hak për dëshmorët dhe për të mbrojtur nderin e familjes.”

Në deklaratën e bërë nga krahët ushtarak të Hamasit, u raportua se u mirëprit ky veprim i familjes që jetonte në jug të rajonit.

“Brigadat e Izzedin el-Kassam e vlerësuan qëndrimin novator dhe patriotik të familjes Barhum.”- u tha në deklaratë.



Burimi : Sputnik News