Prindërit shqiptarë të ‘martirëve’ të ISIS-it janë braktisur në zi

Publikuar në Jan. 21, 2018, 5:47 a.m.

Djemtë e tyre u larguan për të luftuar për ISIS-in në Siri dhe në Irak dhe madje disa prej tyre kishin me vetë fëmijët në zonat e konfliktit – më pas ata u vranë, duke lënë mbrapa në vuajtje të rrënuarë familjarët etyre në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Selim Demolli kishte shtrenguar fort tavolinën para tij dhe me buzët që i dridheshin nga zemërimi filloi të fliste.

Një ditë më parë, ai kishte folur me një imam (hoxhë) në lidhje me djalin e tij, i cili ishte vrarë tri vite më parë në Siri. Ai e kishte pyetur imamin për një shpjegim religjoz se çfarë ndodh me një njeri të vdekur prindërit e të cilit nuk e kanë falur. Përgjigja ishte e vështirë për t’u pranuar.

Demolli u shpreh se “Ai nuk është një shehid (martir). Ata që nuk kanë marrë një bekim nga babai i tyre nuk mund të prehen në paqe. Madje imami vazhdoi edhe më tej. Ata janë ‘të mallkuar’.”

Djali i Demolliit, Burimi u vra në tetor të vitit 2014 në moshën 31 vjeçare gjatë një sulmi të forcave të SHBA-së në qytetin sirian Aleppo.

Ashtu si Selim Demolli, qindra familjarë të xhihadistëve shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia tashmë jetojnë nën hijen e akteve që kanë kryer të afërmit e tyre, të stigmatizuar dhe të urryer nga të gjithë dhe pa asnjë mbështetje zyrtare.

Gjatë viteve të fundit, më shumë se 315 persona nga Kosova, 120 persona nga Shqipëria dhe më shumë se 100 persona nga Maqedonia janë bashkuar me të ashtu-quajturin Shteti Islamik në Siri dhe Irak. Të paktën 65 prej tyre kanë mbetur të vrarë si pasojë e luftimeve dhe i kanë lënë familjarët e tyre në një situatë edhe më të keqe.

Demolli, një zotëri 67 vjeçar nga Prishtina u shpreh se ishte munduar ta parandalonte të birin që të mos largohej.

Ai tregoi se “Lajmërova policinë me qëllim që ta arrestonin dhe mos e lejonin atë që të largohej. Megjithatë, ai arriti që të largohej nga kërkimi i policisë gjatë kohës që unë nuk isha në shtëpi dhe ishte larguar me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.”

Burim Demolli u vra pas dy muajsh dhe tani babai i tij është duke kërkuar për ata që kishin mbetur gjallë, nipin dhe dy mbesat e tij të cilët kishin mbetur në Siri.

Ish- nusja e tij, Edona Demolli – 28 vjeçe – ishte detyruar që të martohej me një tjetër antar të ISIS-it, për kombësinë e të cilit zoti Selim nuk ka një informacion. Para një muaji ajo kishte lindur një djalë. Tashmë Selimi nuk kishte mundur të komunikon më me Edonën dhe nipërit dhe mbesat e tij.

Familjarët e Edona Demollit që jetojnë në fshatin e largët,  Majac në komunën e Podujevës në Kosovë janë të shqetësuar për historinë e saj, veçanërisht për martesën e saj të detyrueshme dhe për fëmijën që ka sjellë në jetë.

Gjithsesi, familja e saj i kishin dërguar asaj 2.000 euro në Siri, megjithatë ata kanë refuzuar që të shpjegojnë sesi ka qënë e mundur që të trasferojnë para.

Në një telefon (smartphone)të vjetër Samsung zoti Selim mban një video të mbesave të saj teksa këndojnë një këngë në shqip. Ata ndodheshin në një kamp të Rakka dhe mund të dëgjoheshin të shtëna nga atje.

Rruga për xhihad

 

Bombardimet e NATO-s në vitin 1999 e ndihmuan Kosovën, një shtet me shumicë myslimane, që të shkonte drejt pavarësisë. Kosova, një nga mbështetësit më të zjarrtë të SHBA-së dhe Perëndimit është gjithashtu edhe një ndër vendet më të varfër në Evropë me një rang papunësie rreth 40 përqind.

Përafërsisht dy dekada pas luftës, me krijimin e ISIS-it, Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, shumë të rinj nga Kosova, disa prej tyre bashkë me bashkëshortet dhe fëmijët e tyre iu bashkuan kësaj organizate si dhe një dege tjetër të Alkaedës, al-Nusras.

Shpend Kursani, autori i cili ka bërë kërkimin në lidhje me arsyet se pse shtetasit kosovarë po ktheheshin në luftëtarët e huaj në Siri dhe Irak ka listuar aspektet ideologjike dhe identitare si dy nga arsyet kryesore se pse të rinjtë shqiptarë nga Kosova priren që t’i bashkohen ISIS-it.

Ai shprehet se “Ideologjia e tyre është revolucionare dhe bën thirrje për një revolucion jashtë vendit, në tokat arabe.”

Kursani ka shtuar gjithashtu se në Kosovë ekziston një krizë identitare që duhet të eksplorohet.

Ai ka thënë se “Ekziston një brez i tërë identiteti i të cilëve nuk është më i qartë – a janë shqiptarë apo kosovarë, cili është flamuri i tyre, cilat janë simbolet e tyre?”

Selim Demolli ka treguar se pas vdekjes së kushuririt të tij në Siri, Naman Demolli, Burimi kishte vendosur t’i bashkohej ISIS-it bashkë me dy kushurinj të tjerë Fidan dhe Arben Demolli. Deri në vitin 2013, kur iu bashkua organizatës, Burimi përgjithësisht kishte qënë i papunë.

Demolli kujton se “Në lagjen tonë vinin Imam nga Arabia Saudite dhe jepnin leksione aty. Deri në atë kohë, Burimi kishte qënë një ndjekës i Imam Shefqet Krasniqit. Një ditë më tregoi se kishte njohur imamë edhe më të mirë se Shefqet Krasniqi dhe se ata po ia mësonin atij Islamin në mënyrën e duhur. Në ato momente e kuptova se gjërat për atë kishin ndryshuar.”

Pasi mbaroi lufta në vitin 1999, Kosova u mbush plot me organizata islamike, shumica e të cilave shërndanin propagandë fetare nën mbulesën se bënin punë humanitare. Kjo ishte periudha kur disa imamë, të cilët vinin nga shkollat saudite mbanin leksione dhe mësime deri diku të fshehta jashtë ambjenteve të xhamive.

Krasniqi, i cili ka shërbyer si imam në xhaminë kryesore në Prishtinëështë aktualisht i akuzuar për krime të lidhura me terrorizmin. Ai ka refuzuar të flasë me BIRN në lidhje me këto akuza.

Ashtu si Burimi, një gjeneratë e re shqiptarësh nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria dolën kundër mësimeve tradicionale të Islamit dhe përqafuan një besim radikal dhe qëndrime politike që i ishin mësuar gjatë këtyre mësimeve në xhami private.

Fahrush Rexhepi, dekani i fakultetit të studimeve islamike në Prishtinë dhe petagog i kursit “Historia e Feve: Islami dhe Evropa” është shprehur se indoktrinimi i këtyre të rinjve ka ndodhur për një periudhë të gjatë kohore.

Rexhepi është shprehur për BIRN se “Rekrutuesit kanë gjetur një terren të qëndrueshëm për ata veçanërisht në mesin e gjeneratës së re, të cilët janë duke përjetuar një krizë të thellë identiteti, ndjesisë së humbjes së shpresës, ndihen të dështuar dhe pa prespektiva të qarta në lidhje me të ardhmen e tyre.”

Prokuroria speciale në Kosovë, Drita Hajdariështë duke drejtuar disa çështje kundër ish-luftëtarëve të ISIS-it. Edhe ajo fajëson imamët radikalë për këto rekrutime.

Hajdari është shprehur se “Disa imamë kanë operuar tërësisht të lirë për një kohë të gjatë në një territor të pakontrolluar. Ata kanë formuar grupime, kanë mbajtur mësime, kanë krijuar kampe [në Kosovë], ndërkohë që [organiza zyrtare myslimane] Komuniteti Mysliman i Kosovës kanë qëndruar në heshtje.”

Ndërkohë, Farush Rexhepi argumenton se shqipëtarët kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe në Irak për arsye ideologjike dhe politike, kështu që rekrutët potencialë kanë nevojë për shpjegime të forta me qëllim që të heqin dorë nga këto ideoligji.

Ai u shpreh se “Ajo që ka munguar deri më tani është një interpretim profesional teologjik bindës se pjesëmarrja në luftën në Siri dhe në Irak nuk është xhihad [luftë e detyruar] për myslimanët.”

Fëmijë të lindur në kampet e ISIS-it

 

Deri më tani, fisi Demolli kanë numrin më të lartë në Kosovë të kushurinjve të cilët i janë bashkuar ISIS-it në Siri.

Nëntëmbëdhjetë antarë të famijes Demolli jetojnë aktualisht në një kamp të krijuar nga Shteti Islamik në Rakka. Antari i njëzet është një fëmijë i poralindur – edhe pse nuk ka lidhje gjaku – ai është djali i të vesë së Burim Demollit, Edona e cila është detyruar që të martohet me një luftëtar tjetër të ISIS-it.

Sipas informacioneve të policisë së Kosovës, në kampet e ISIS-it në Siri kanë lindur gjatë këtyre viteve të fundit më shumë se 30 fëmijë nga prindër kosovarë.

Kosova vazhdon të mbetet një ndër vendet më të rëndësishëm për rekrutimin e luftëtarëve për të mbrojtur të ashtu-quajturin ‘khalifat.’

Në vitin 2014, kur autoritetet kosovare kaluan një ligj sipas të cilit ishte e jashtëligjshme për qytetarët e Kosovës që të merrnin pjesë në luftra të jashtme, shqiptarët e Kosovësh ishin ngritur tashmë në hierarkinë e Shtetit Islamik.

Disa prej tyre, të këtillë si Lavdërim Muhaxhiri, të përshkruhen si një ndër tërroristët më të ‘kërkuar’ nga Interpoli ka dërguar video të ndryshme me mesazhe poshtëruese në vendlindje duke përfshirë këtu edhe një video ku shihet të presë kokën e një të burgosuri. Po kështu, Muhaxhiri ka bërë edhe një video tjetër ku shihet duke grisur pasaportën e tij kososvare.

Ndërkohë, një imam i ri nga Kosova, Redvan Haqifi, i cili ishte promovuar nga ISIS-i nën pseudonimin Abu Mukatil al-Kosovi në një video tjetër i drejtohet Ballkanit duke paralajmëruar se “Ditë të Zeza do të vijnë”.

Gjatë një pasditeje shtatori në Gjilan, shtëpia e një ish-komandanti të shqipëtarëve antarë të ISIS-it dukej se e kishte kapluar mërzia, frika dhe izolimi.

I mbështetur me shpinë në derën kryesore, babai i Ridvan Haqifit, Isa Haqifi përkujton zinë që ka mbajtur familja e tij kur ai humbi tre djemtë e tij në Siri – Ridvanin, Astritin dhe Irfanin. Djali i tij më i madh ishte 25 vjeç, ndërkohë djali më i vogël ishte 19.

Kjo familje i besonte aq shumë Shtetit Islamik saqë kishin dërguar në Siri edhe djalin e tyre 21 vjeçar, pavarësisht faktit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë e lëkurës.

Babai i tij tregon se “Ridvani e mori me vete dhe Astritin, duke shprsuar që të merrte rezultatet e analizave që kishte bërë në Turqi, megjithatë Astriti ishte i pari që kishte mbetur i vrarë. Më pas ishte vrarë Ridvani dhe në fund edhe Irfani.”

Babai 52 vjeçar ka refuzuar që të flasë në lidhje me marrëdhëniet që familja e tij ka me ISIS-in dhe ka refuzuar të flasë në lidhje me mënyrën sesi kanë vdekur fëmijët e tij. Ai thotë se “Vetëm Zoti e di nëse kanë vepruar drejt apo kanë gabuar.”

Një profesoreshë psikiatrie pranë Universitetit Georgetown dhe drejtoreshë e Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve të Ekstremizmit të Dhunshëm nëWashington, Anne Speckhard është shprehur se propaganda ka qënë një nga nxitësit kryesorë në Kosovë që njerëzit t’i bashkoheshin ISIS-it, po kështu ka vepruar edhe varfëria.

Speckhard ka argumentuar se “Ata kishin besuar tek Shteti Islamik dhe kishin besim te premtimet që i ishin bërë për një jetë më të mirë në Khalifat. Po kështu ka pasur edhe një arsye financiare. Një jetë pa shumë prespektiva për të ardhmen është arsyeja kryesore që këta individë i janë bashkuar ISIS-it.”

Megjithatë, Isa Haqifi ka insituar disa herë që të shprehet se djemtë e tij nuk i janë bashkuar ISIS-it për përfitime financiare,

A duket kjo shtëpi sikur ka pasur ndonjë përfitim ekonomik? Pyet ai teksa tregon me gisht banesën e vogël pas tij.

‘Rrini larg prej tyre, ata janë ISIS-it’

 

Speckhard shprehet se autoritetet duhet të manaxhojnë me sukses situatën e familjarët e atyre që janë vrarë në Siri, veçanërisht me ata që kanë fëmijë që kanë lindur në kampet e IIS-it.

Ajo shpjegoi se “Shumica e tyre janë të depresionuar. Disa prej tyre ndajnë të njëjtën ideologji dhe lartësojnë vdekjen e të afërmve të tyre duke i quajtur ata ‘herojnë’, ndërkohë që ata ishin terroristë. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre janë duke vuajtur nga stigmatizimi shoqëror që mund t’i bëjë ata vunerablët.”

Dritan Demiraj, i cili ka shërbyer si Ministër i Brendshëm për Shqipërinë dhe i diplomuar në Akademinë Ushtarake të shtetit si ekspert në terrorizëm ëstë shprehur se deradikalizimi i të afërmve të luftëtarëve të ISIS-it mbetet një sfidë për autoritetet vendase.

Demiraj është ka folur për BIRN dhe është shprehur se “Autoritetet shqiptare duhet t’u mundësojnë të afërmve të tyre asistencë sociale, veçanërisht për fëmijët. Qendra të këtilla shërbimesh janë krijuar në disa shtete të ndryshme. Që ata ta kenë të qartë se nuk ka asnjë të ardhme për ata me terrorizmin.”

Në të kundërt paralajmëroi Demirak Shqipëria edhe njëherë tjetër mund të rrisë “një gjeneratë e cila mund të rrezikohet që të radikalozohet.”

Në vitin 2016, është parandaluar një sulm i mundshëm kundër skuadrës së futbollit të Izraelit gjatë një ndeshjeje që do të zhvillohej në një stadium në qytetin verior të Shkodrës. Myftiu i komunitetit mysliman për qytetin e Shkodrës, Muhamed Sytari tha se është e rëndësishme që të mos fajësojmë familjarët për personat e radikalizuarë,

Myftiu i Shkodrës, Sytari është shprehur se “Familjarët e atyre që ishin përfshirë në konfliktin në Siri dhe në Irak duhet të mbrohen nga paragjykimet e shoqërisë. Ata nuk duhe të shihen sikur të jenë armiiq. Në Islam, ne themi se askush nuk mban përgjegjësi për gabimet e të tjerëve.”

Megjithatë, autoritetet kanë bërë si prijoritet të tyre përndjekjen e radikalëve në mënyrë që t’i japin një goditje të fortë  radikalëve islamikë.

Në zyrën e prokurorisë në Kosovë janë hapur 160 çështje në lidhje me luftën në Irak dhe në Siri. Në përgjithësi, gjykatat kanë dhënë vendime shumë të rënda për ata që janë kthyer nga Siria, dhe disa prej tyre janë kthyer në mënyrë vullnetare.

Këto dënime e kanë reduktuar numrin e atyre që shkojnë në Siri, megjithatë ata ende nuk kanë mundur që të ndalojë transferimin e parave nga Kosova në ISIS.

Autoritetet në Kosovë dhe në Shqipëri kanë zhvillaur strategji kundër-terrorizmit, megjithatë ri-integrimi në shoqëri i atyre që shkuan të luftonin dhe janë rikthyer mbetet ende një hap i vështirë. Ndërkohë, as familjeve të tyre nuk i është dhënë ndonjë asistencë.

Qeveritë e të dyja shteteve gjenden përballë një prespektive të re sipas së cilës pritet që shumë xhihadistë të kthehen në atdhe dhe të sjellim me vete edhe ideologjitë e tyre edhe trajnimet që kanë bërë. Strategjia kundër-terrorizmit e qeverisë së Kosovës thekson mbështetjen dhe monitorimin e atyre që do të kthehen të cilët nuk mund të burgosen, po jo nga pjestarët e tjerë të familjes.

Zyra e Haradinaj është shprehur për BIRN se “Në programin e saj, qeveria e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka parashikuar masa shtesë, duke përfshirë masa të buta të këtilla si krijimi i një nënndarje të re brenda Ministrisë së Brendshme për parandalimin e radikalizimit dhe ri-integrimin e të radikalizuarve.”

Speckhard ka argumentuar se përndjekja ligjore nuk duhet të jetë zgjidhja e vetme për parandalimin e rritjes së numrit tëxhihadistëve.

Ajo është shprehur se “Dënimi është i pashmangshëm, por për ata që nuk kanë gjak në duart e tyre do të ishte më mirë që të ndërmerreshin dënime më të shkurtra dhe të krijoheshin programe për ri-integrimin e tyre për një Islam me mesazh të kundër nga ky. Shumë prej tyre mund të rehabilitohen, por disa prej tyre nuk mund të rehabilitohen dhe ata kanë nevojë të rrinë disa kohë në burgje.”

Ndërkohë, disa prindër ndihen të turpëruar me ata që kanë bërë djemtë e tyre. Të depresionuarë, jetojnë në varfëri dhe pothuajse të izoluarë, po kështu ata mbajnë edhe stigmën se janë prindër të djemve që përgjithmonë do të etiketohen si terroristë.

Selim Demolli kujton se shpeshherë njerëzit i drejtohen atij duke e akuzuar. Ai shprehet se “Madje në disa raste kur ata thonë ‘Qëndroni larg prej tyre, ata janë ISIS.’”

Isa Haqifi, babai i Abu Mukatil al-Kosovi, i cili e ka kërcënuar atdheun e tij me terrorizëm është shprehur se të gjithë gjë ngelën pas tij janë duke vuajtur.

Ai shprehet se “Djali im më i vogël që kam këtu e ka përfunduar shkollën fillore me rezultate maksimale, megjthatë askush nuk e pranonte atë që të fillonte shkollën e mjeksisë. Pse? Ata e dinë pse-në; edhe unë e di.”

Më pas, djali i tij e tërhoqi prej krahu duke u munduar që ta ndalonte atë që të fliste me gazetarin e BIRN.

Duke iu drejtuar shtëpisë dhe oborrit të komshinjve të tij, djali 15 vjeçar thotë se: “Ata mund të na shohin.”

Imami shqiptar ka kërcënuar vendin e tij me terrorizëm

Almir Daci, një imam nga Shqipëria, i njohur me pseudonimin Ebu Belkise al-Albani është shndërruar në një ndër antarët më të frikshëm shqiptarë të ISIS-it kur ai dëgoi një video me mesazhe kërcënuese për Ballkanin.

Përpara se të deklarohej i vrarë në prill të vitit 2016, Daci ka publikuar edhe një video ku shprehet se: “Myslimanët tanë jetojnë krenarë me familjet e tyre”

Megjithatë, në shtëpinë e tij në fshatin Leshnica të qytetit shqiptar të Pogradecit babai dhe nëna e tij e paralizuara jetojnë të vetëm dhe pothuajse të izoluarë. Përtej sëmundjes dhe varfërisë, jetët e tyre janë vështirësuar edhe më shumë me vrasjen e djalit të tyre, një antari të ISIS-it.

Babai i tij, Xhevahir Daci i cili nuk mund të pushonte së qari teksa pinte kafen e tij turke tregon se “Unë nuk e dija që ai mund të largohej. Kur e pashë në televizor pothuajse vdiqa.”

Më pas ai shtoi se “Ne jetojmë me shpresën se një ditë do të mund të shohim fëmijët e tij. Njëri prej tyre ka lindur atje.”

Prindërit e Dacit në Shqipëri kanë treguar se pas vrasjes së të birit edhe gruaja dhe tre fëmijët e tij nuk kanë krijuar më asnjë kontakt me të afërmit e tyre.

Megjithatë, vdekja nuk e parandaloi dënimin e tij, një vit pasi pikshte vdekur, Gjykata Shqiptare e Krimeve të Rënda e shpalli atë fajtor për inicimin dhe thirrjen për kryerjen e akteve terroriste dhe për rekrutimin e njerëzve me qëllim të kryerjes së akteve terroriste.

Të dhënat qeveritare indikojnë se më shumë se 120 shqiptarë i janë bashkuar konfikteve të Siri dhe në Irak, 13 prej të cilëve kanë qënë gra he 31 fëmijë. Tetëmbëdhjetë prej tyre raportohet që të jenë vrarë.

 

 

Nëna maqedonase u largua e konfuzuar dhe në zi

Në kryeqytetin maqedonas të Shkupit, Nebije Abdullahu ka shënuar vitin e saj të katërt të zisë për djalin e saj Samiun, i cili ishte vrarë në Siri. Imami me kombësi shqiptare, Sami Abdullahu ishte i njohur si një mendje e mprehtë në memorizimin e Kuranit dhe fitonte shuma të kënaqshme nga mësimet që mbante në xhamitë në Gjermani.

Nebije Abdullahu, në moshën 64 vjeçare ka treguar për BIRN se që në fëmijëri djali i tij ishte i apasjonuar për mësimet kuranore dhe ishte shumë i përkushtuar në ndjekjen e rregullave fetarë. Ai ka studjuar në Egjipt dhe më pas kishte emigruar në Gjermani.

Në fillimet e vitit 2013, Samiu braktisi bashkëshorten e tij dhe djalin gjashtë vjeçar në Gjermani dh iu bashkua organizatës al-Nusra dhe më pas ISIS-it, gjë që ishte shokuese për famijen e tij. Nebije Abdullahu shprehet se “Ende nuk arrj ta besoj dhe nuk mund ta pranoj. Është e vështirë. Dua të di se kush ia mbushi mendjen dhe çfarë ndodhi.”

38 vjeçari u vra në gusht të vitin 2013 gjatë një sulmi nga qeveria siriane.

64 vjeçarja Nebije Abdullahu, e cila i përket një komuniteti mysliman shumë strikt është shprehur se “Imamët nuk kanë qënë asnjëherë mbështetës të luftës. Në fund të fundit, a ka ndonjë nënë që mund t’i thotë të birit ‘shko dhe vrit, apo shko dhe vritu’.”

Më shumë se 100 të rinj nga Maqedonia i janë bshkuar Shtetit Islamik, megjithatë deri më tani gjykatat në Shkup kanë dënuar vetëm pesë persona të cilët ishin të përfshirë në grupime që inicionin ekstremizmin fetar dhe terrorizmin.

 

 



Burimi : Balkaninsight