UNICEF:Mbi 5.000 fëmijë të vrarë nga lufta e Arabisë Saudite në Jemen

Publikuar në Jan. 21, 2018, 5:07 a.m.

Më shumë se 5,000 fëmijë  janë vrarë nga lufta e Arabisë Saudite në Jemen që kur filloi në mars të vitit 2015, thuhet në një raport nga Agjencia e Fmijëve të OKB-së.

Raporti i botuar nga UNICEF të martën, vuri në dukje se lufta e Arabisë Saudite kishte vrarë mesatarisht  pesë fëmijë çdo ditë që nga marsi i vitit 2015.

Të paktën dy milionë fëmijë jemenasë janë gjithashtu jashtë shkollës, dhe se 400,000 ishin duke u përballur me ke-qushqyerje.

Mbi tre milionë fëmijë të lindur janë zhvendosur  nga dhuna, vuajnë nga sëmundjet, varfëria, keq ushqyerit dhe mungesa e qasjes në shërbimet themelore."

"Një brez i tërë e fëmijëve në Jemen është në rritje në luftë, në dhunë. Fëmijët në Jemen po vuajnë pasojat shkatërruese të një lufte, ", ka thënë përfaqësuesi i UNICEF-it në Jemen, Meritxell Relano, raportoi Press TV.

Skenat e konfliktit përbëjnë pjesën tjetër të jetës së tyre, "shtoi ajo.

OKB-ja njoftoi se numri i Jemenasve është 22.2 milion.

Më shumë se 13.600 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftës Arabisë-Saudite kundër Jemenit që nga viti 2015. Pjesa kryesore e infrastrukturës së vendit në Gadishullin Arabik, duke përfshirë spitalet, shkollat, dhe fabrika, është reduktuar në rrënoja nga sulme ushtarake.

Lufta e udhëhequr nga Arabia Sauditi ka shkaktuar gjithashtu një epidemi vdekjeprurëse të kolerës në Jemen.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shpërthimi i kolerës ka shkaktuar vdekjen e 2.167 njerëzve që nga fundi i prillit dhe dyshohet se kanë infektuar më shumë se një milion njerëz.



Burimi : IQNA