Shqiptarët si trafikant droge edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Publikuar në Jan. 20, 2018, 7:44 a.m.

Një operacion i gjerë policor në Shtetet e Bashkuara bëri të mundur arrestimin e të paktën 11 personave, të dyshuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike.

Mes tyre thuhet të ketë edhe shqiptarë. Pjesëtarët e bandës e kishin shtrirë aktivitetin në Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey.

Në operacionin që solli shkatërrimin e rrjetit të drogës morën pjesë agjentë të një “task force” të DEA-s, detektivë të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore.

Mediet amerikane thonë se hetimet vazhdojnë, e shumë shpejt priten edhe arrestime të tjera.