Irani do të zmbraps të gjitha sulmet e Izraelit

Publikuar në Jan. 19, 2018, 11:21 p.m.

Komandanti i forcave Kuds gjenerali Kasim Sylejmani ka deklaruar se Irani do të vazhdojë të mbështes popullin palestinez dhe se Republika Islame mund të ballafaqohet me sukses me aventurën eventuale ushtarake  të Izraelit.” Regjimi izraelit posedon më shumë se 300 bomba nukleare dhe mund të fitojë në çdo luftë, por gjer më sot Irani fuqimisht ka rezistuar këtij regjimi dhe me sukses ka neutralizuar të gjitha komplotet e tija”, ka thënë dje gjenerali i shquar iranian Kasim Sylejmani.

Komandanti i shquar iranian ka përsëritur se Irani në tërësi e mbështet Palestinën në luftën kundër regjimit izraelit dhe se mbështetja e Iranit Palestinës nuk është vetëm politike por edhe obligim fetar dhe revolucionar si të iranianëve ashtu edhe të gjithë myslimanëve të botës.

Në nëntor të vitit 2017 gjenerali Kasim Sylejmani gjatë bisedës telefonike me komandantin më të lartë të brigadës Izzeddin al Kasëm, krahut luftarak të Lëvizjes palestineze të Hamasit, ka konfirmuar mbështetjen e plotë të Iranit formacioneve palestineze të cilët i kundërvihen agresionit izraelit.

Ka lavdëruar rolin e Iranit në luftë kundër grupeve terroriste në Siri, duke përfshirë edhe ISIS-in. Ka thënë se shkatërrimi i këtij grupi ishte suksesi kryesor i politikës së jashtme iraniane. Komandanti i shquar iranian ka shtuar se fitorja e boshtit të rezistencës kundër grupeve terroriste në Siri është e dobishme për të gjitha shtetet e botës dhe se kjo është një fitore e madhe e të gjithë atyre të cilët kanë luftuar kundër terrorizmit në rajonin e Lindjes së Afërt.

Që nga fillimi i krizës në Irak dhe Siri, Irani me kërkesën zyrtare të Bagdadit dhe Damaskut ka dërguar këshilltarët dhe luftëtarët e vet në këto dy shtete, në të cilin kanë  luajtur rolin kyç në shkatërrimin e dominimit të grupeve terroriste në Irak dhe Siri.

Kjo porosi është domethënëse pasi nuk vjen nga kudo qoftë, por nga komandanti i shquar iranian gjeneral Kasim Sylejmani. Të përkujtojmë se Kasim Sylejmani ka hyrë në Gardën revolucionare iraniane si i ri në vitin 1980 dhe me 23 vjet morri pjesë në shuarjen e lëvizjes seperatiste kurde. Njëkohësisht kreu edhe përgatitjet për regjistrim në Universitet, por atë kohë filloi lufta me regjimin e Sadam Hyseinit të Irakut i cili vendosi me të mas  llogarit  me rivalin kryesor në rajon, Iranin. Mori pjesë në luftë si ekspert në vendosjen e furnizimit me ujë të formacioneve ushtarake iraniane në linjat e para të frontit.

Mungesa e ekipeve profesionale në atë kohë në Republikën Islame të Iranit ishte kritike. Zyrtarët e kanë lejuar në luftë vetëm për dy javë dhe pas kësaj kohe do ta kthejnë në vendin e punës së inxhinierit. Megjithatë doli ndryshe, Në fillim të luftës humbjet në mesin e oficerëve të ushtrisë iraniane ishin të mëdha dhe profesionisti i ri me profesionin më të qetë do të arrijë karrierën e bujshme ushtarake. Pas tri viteve të luftës veç u bë komandanti i brigadës së 41 të Gardës revolucionare iraniane. Prej asaj kohe e gjer tani, detyrat e t’ia ishin vetëm ushtarake. Një dekadë e gjysmë, edhe pas kryerjes së luftës 8 vjeçare irako-iraniane, Iraku ka vazhduar të jetë hapësira e veprimit të tij ushtarak.

Në fillim të vitit 2000 gjenerali Sylejmani do të bëhet kokëdhimbje e vërtet për Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Izraelit dhe Arabisë Saudite. I ka riorganizuar gjer në themel forcat ushtarake të Kudsit, dhe u bë komandant i tyre.  I ka shndërruar ato në organizatë të posaçme ushtarake e cila i ka bashkuar forcat e sigurisë dhe forcat speciale, duke krijuar rrjetën unike të agjentëve në të gjitha hapësirat shiite në botë. Gjenerali Kasim Sylejmani së shpejti u bë pengesë hegjemonisë amerikane në Lindjen e Afërt, ndërsa i ka shkatërruar edhe shumë plane për dominim politik dhe ushtarak të Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Gjeneral i Gardës revolucionare iraniane dhe komandanti i forcave Kuds Kasim Sylejamni në mes tjerash është krijues ideor i “Boshtit të rezistencës” kundër imperializmit amerikan, zgjerimit të mëtutjeshëm të shtetit çifut dhe ndikimit të dinastisë vehabite saudite në rajon.



Burimi : Logično